Beselidhja e VjeterJeremia: Rimëkëmbja i premtohet Judës
- 1 Po, në atë kohë;është fjala e Zotit -unë do të jem Hyji i të gjitha fiseve të Izraelitdhe ato do të jenë populli im.
- 2 Kështu thotë Zoti:Gjeti hir në shkretëtirëpopulli që i shpëtoi shpatës:Izraeli po shkon drejt vendbanimit të vet!
- 3 Prej së largu mua Zoti m`u dëftua:Të desha me dashuri të amshueshme, prandaj ruajta për ty mëshirën.
- 4 Përsëri do të të ndërtoj e do të ndërtohesh, o virgjëra e Izraelit!Përsëri do të stolisesh me tupanat e tue do të hidhesh në valle!
- 5 Prapë do të mbëltosh vreshtanë malet e Samarisë:do të mbëltojnë mbëltuesite do të vjelin të vjela!
- 6 Sepse do të vijë ditakur rojtarët do të bërtasinnë malin e Efraimit:Mëkëmbni! Të ngjitemi në Sion, te Zoti, Hyji ynë!
- 7 Sepse kështu thotë Zoti:Brohoritni me gëzim për Jakobin, lavdëroni të parin ndër popuj, t`ju kumtojë zëri, këndoni e thoni:`Shpëtoje, o Zot, popullin tënd, Tepricat e Izraelit!`
- 8 Ja, unë po i kthej nga toka e Veriut, do t`i bashkoj nga skajet e tokës:ndër ta janë të verbër e të shqepët, së bashku shtatzëna e ajo që të lind:bashkësi e madhe që këtu po kthehet!
- 9 Shkuan duke vajtuar, do t`i kthej duke lotuar nga gëzimi, do t`u prij gjatë rrjedhës së përrenjve, udhës së drejtë ku s`do të zënë në thua, sepse jam baba i Izraelit, Efraimi është djali im i madh.
- 10 Dëgjojeni, o popuj, fjalën e Zotit, shpalleni ndër ishuj të largët!Thoni:Ai që e shpëdau Izraelinpërsëri po e bashkon, do ta ruajë porsi bariu grigjën e vet.
- 11 Sepse Zoti e shpërbleu Jakobin, e çliroi nga dora e më të fortit.
- 12 Do të vijnë e do të këndojnë lavdenë malin e Sionit, do të ngarendin drejt të mirave të Zotit, drejt drithit, verës e vajit, drejt grigjave e drejt lorive.Shpirti i tyre do të jetë kopsht i ujitur, urinë kurrë më s`do ta sprovojnë!
- 13 Atëherë vajzat do të galdojnë ndër valle, djelmoshat së bashku me pleq.Zinë e tyre në galdim do ta kthej, do t`i ngushëlloj e do t`i gëzoj pas vuajtjes.
- 14 Priftërinjtë do t`ua shujtoj me dhjamë, popullin tim do ta ngij me të mira është fjala e Zotit.
- 15 Kështu po thotë Zotynë:`Po dëgjohet një zë në Ramë!Vajtim, gjëmë edhe dënesje:vajton Rakela bijtë e vet!Assesi s`mund të pajtohet, pse ata më nuk janë!`
- 16 Kështu thotë Zoti:`Pusho më së vajtuari, edhe sytë e tu nga lotët, dhimba jote ka shpagim: është fjala e Zotit -ata do të kthehen prej dheut të armikut.
- 17 Ka shpresë për pasardhës të tu është fjala e Zotitbijtë e tu do të kthehen në tokë të vet!`
- 18 Po e dëgjoj fare mirëEfraimin tek shpëgulet:Ti më ndëshkove e unë nxura mendporsi mëzati i pamësuar;bëj që të kthehem e unë do të kthehem, sepse ti je Zoti, Hyji im.
- 19 Pasi ta ktheva shpinën, zura të pendohem, pasi më bëre ta njoh gabimin, kokën time e rraha me grushte;i turpëruar jam e i skuqur, sepse e mbarta turpin e rinisë sime!
- 20 Vallë, Efraimi a s`është biri im i dashur, a s`e kam unë djalë për zemër?Pse, sa herë që i kërcënohem, aq herë prapë mendoj për të!Prandaj zemra për të më dridhet:kam dhimbje, po kam dhimbje për të!` është fjala e Zotit.
- 21 Ngul gurë tregues të udhës, vër shenja që të të tregojnë rrugën, përqëndroje mendjen në udhë, në rrugën, nëpër të cilën ece!Kthehu, Virgjëra e Izraelit, kthehu në qytetet e tua!
- 22 Deri kur kështu do të endesh, bija ime kundërshtare?!Diçka të re po krijon Zoti në tokë:Gruaja do ta rrethojë Burrin.Rimëkëmbja i premtohet Judës
- 23 Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Gjithnjë do të thuhet kjo fjalë në tokën e Judës dhe në qytetet e tij, kur unë ta kem ndryshuar fatin e tyre:Të bekoftë Zoti, banesë e Drejtësisë, ty, o Mali i Shenjtë!
- 24 Në këtë vend do të ngulë Juda dhe të gjithë qytetet e tij së bashku, bujqit dhe ata që ruajnë grigjat.
- 25 Sepse:Unë do ta përtërijë shpirtin e mekur, do ta ngij çdo shpirt të marrakotur.
- 26 Sepse:Posa u zgjova, vërejta:sa e ëmbël që ishte ëndrra ime!Izraeli e Juda
- 27 Ja, po vijnë ditët;thotë Zoti;e do ta mbjell në shtëpinë e Izraelit e në shtëpinë e Judës farën e njerëzve e farën e bagëtive.
- 28 Dhe, sikurse qeshë i kujdesshëm kundër tyre për të çrrënjosur, për të shkatërruar, për të shpëdarë, për të shpëgulur e për të ndëshkuar, kështu do të jem i kujdesshëm ndaj tyre për të ndërtuar e për të mbjellë;është fjala e Zotit. Përgjegjësia vetjake
- 29 Në ato ditë nuk do të thuhet më:Etërit hëngrën rrush të thartëdhe u mpinë dhëmbët e fëmijëve
- ,30 por secili do të vdesë për shkak të fajit të vet. Kushdo që të hajë rrush të papjekur, do t`i mpihen dhëmbët!Besëlidhja e Re
- 31 Ja, po vijnë ditët;është fjala e Zotit;kur do të lidh me shtëpinë e Izraelit e me shtëpinë e Judës një Besëlidhje të re.
- 32 Jo si Besëlidhja që e pata bërë me etërit e tyre, atë ditë kur i mora për dore, për t`i nxjerrë nga toka e Egjiptit. Këtë Besëlidhje qenë ata që e thyen. Atëherë unë u dëftova se jam zotëria i tyre;është fjala e Zotit.
- 33 Por ja Besëlidhja që unë do ta lidh pas këtyre ditëve me shtëpinë e Izraelit;është fjala e Zotit;: Në shpirtin e tyre do ta fus Ligjin tim, do ta shkruaj në zemrën e tyre. Atëherë do të jem Hyji i tyre e ata do të jenë populli im.
- 34 Dhe atëherë s`do të kenë nevojë ta mësojë njëri-tjetrin e vëllai vëllanë: `Njihe Zotin!`, sepse të gjithë do të më njohin, prej më të voglit e deri në më të madhin;thotë Zoti;sepse do ta fal fajësinë e tyre e s`do ta kujtoj më mëkatin e tyre.Përhershmëria e Izraelit
- 35 Kështu thotë Zoti, Ai që diellin e bën të ndriçojë ditën, hënën e yjet që të ndriçojnë natën, që e tund detin e i ushtojnë valët, që e ka emrin Zoti i Ushtrive:
- 36 Nëse këto ligje para meje zhduken, është fjala e Zotit -atëherë do të zhduket edhe fara e Izraelit, e s`do të jetë popull para meje askurrë.
- 37 Kështu thotë Zoti:Nëse mund të matet qielli lart, nëse themelet e tokës poshtë mund të gjurmohen, atëherë unë do ta flak farën e Izraelitpër gjithçka që ai ka bërë, është fjala e Zotit.Rindërtimi dhe madhëria e Jerusalemit
- 38 Ja, po vijnë ditët;është fjala e Zotit;dhe Qyteti i Zotit do të rindërtohet nga pirgu Hananeel deri në Derën e Këndit,
- 39 e pastaj do të zgjatet litari i matjes drejt deri në kodrën Gareb dhe do të kthehet drejt Goasë.
- 40 Pastaj mbarë lugina e kufomave dhe e hirit si dhe mbarë krahina deri te përroi Cedron dhe deri në Këndin e Derës së Kuajve në Lindje, do të jenë të kushtuara Zotit: kurrë më s`do të çrrënjoset as nuk do të rrënohet!