Beselidhja e VjeterJeremia: Fati i Jeremisë në pushtimin e Jerusalemit
- 1 Të nëntin vit të Sedecisë, mbretit të Judës, në të dhjetin muaj, erdhi Nabukodonozori, mbreti i Babilonisë dhe mbarë ushtria e tij te Jerusalemi dhe po e mbante të rrethuar.
- 2 Të njëmbëdhjetin vit të Sedecisë, në muajin e katërt, të nëntën ditë të muajit, u hap një vrimë në qytet.
- 3 Hynë të gjithë prijësit e mbretit të Babilonisë dhe u ndalën te dera e Mesme: Neregel Sareser, Samegar;Nabu, Sarsakimi, kryekomandanti, Neregel Sereseri, kryemagjistari, dhe të gjithë prijësit e tjerë ushtarakë të mbretit të Babilonisë.
- 4 Kur i pa mbreti i Judës, Sedecia, e të gjithë luftëtarët e tij, u vunë në ikje e, natën, dolën prej qytetit, për rrugë të kopshtit të mbretit, nëpër derën që është ndërmjet dy mureve, dhe dolën në udhën e Arabës.
- 5 Por, çetat e kaldenjve i ndoqën. Sedecinë e zunë në Fushat e Jerikos dhe, pasi e kapën, e çuan te Nabukodonozori, mbreti i Babilonisë, në Reblë, që është në tokën Emat. Aty ai ia shpalli dënimin.
- 6 Mbreti i Babilonisë në Reblë ia preu bijtë Sedecisë ndër sy të tij; po ashtu mbreti i Babilonit e preu të gjithë parinë e Judës.
- 7 Pastaj Sedecisë ia nxori sytë dhe e lidhi në pranga për ta çuar në Babiloni.
- 8 Atëherë kaldenjtë u dhanë zjarrin pallatit të mbretit dhe shtëpive të popullit dhe i rrënuan muret e Jerusalemit.
- 9 Mbarë tepricën e popullit që kishte mbetur në qytet, të ikurit që kishin kaluar tek ai e mbarë tjetrin popull, Nabuzardani, kryekomandanti i rojës trupore, i shpuri në Babiloni.
- 10 Nabuzardani, kryekomandanti i rojës trupore, skamnorët e popullit që nuk kishin kurrgjë i la në tokën e Judës dhe me atë rast u ndau vreshta e ara.
- 11 Lidhur me Jereminë, Nabukodonozori, mbreti i Babilonisë, i dha këtë urdhër Nabuzar danit, kryekomandantit të rojës trupore:
- 12 Merre dhe mos m`ia ndaj sytë! Mos i bëj kurjë të keqe, përkundrazi bëj për të gjithçka që të dojë ai!
- 13 Kështu, pra, Nabuzardani, kryekomandanti i rojës trupore, Nabusezbani, kryetari i oborrtarëve, Neregel Sereseri, kryetari i magjistarëve dhe e gjithë paria e mbretit të Babilonisë,
- 14 çuan njerëzit dhe e sollën Jereminë nga oborri i burgut e ia dorëzuan Godolisë, birit të Ahikamit, të birit të Safanit, që ta çojë në shtëpi. Kështu Jeremia qëndroi në mes të popullit.Profeci shpëtimprurëse për Abdemelekun
- 15 Ndërkohë që Jeremia ishte ende i burgosur në oborrin e burgut, fjala e Zotit i kishte qenë drejtuar kështu:
- 16 Shko e thuaji Abdemelekut etiopas: Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Shiko, unë dua t`i çoj në vend kundër këtij qyteti fjalët e mia që sjellin të keqen e jo të mirën. Kur të sendërtohen ndër sytë e tu, atë ditë,
- 17 unë do të të shpëtoj po atë ditë;është fjala e Zotit;dhe ti nuk do të lëshohesh në duart e atyre që ti ua ke frikën,
- 18 por me siguri unë do të të shpëtoj dhe shpata nuk do të të presë, jeta jote e shpëtuar do të jetë thuajse preja jote, sepse ti e ke vënë shpresën tënde në mua;është fjala e Zotit.