Beselidhja e VjeterJeremia: Fjala e ngushëllimit për Barukun
- 1 Fjala që ia drejtoi profeti Jeremi Barukut, birit të Nerisë, kur i shkroi këto fjalë në libër sipas diktatit të Jeremisë, në vitin e katërt të Joakimit, birit të Jozisë, mbretit të Judës:
- 2 Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit, në lidhje me ty, o Baruk.
- 3 Ti vetë the: `Vaj për mua të mjerin, që Zoti po i shton trishtimit tim dhimbje! U këputa duke dënesur e, megjithatë, nuk mund të gjej pushim!`
- 4 Kështu thuaji atij: Kështu thotë Zoti: Çka kam ndërtuar, unë e rrënoj e, çka kam mbjellë, unë e çrrënjos;mbarë këtë tokë!
- 5 E ti kërkon për ty punë të mëdha? Mos i kërko! Ja, unë do të sjell mjerim mbi çdo njeri;është fjala e Zotit -por ty do ta dhuroj jetën tënde si pre në çdo vend që të jesh e kudo që të shkosh!