Beselidhja e VjeterJeremia: Profeci kundër Babilonisë
- 1 Fjala që e tha Zotynë lidhur me Babiloninë edhe me tokën e kaldenjve me anë të profetit Jeremi.Rënia e Babilonisë, çlirimi i Izraelit
- 2 Lajmëroni ndër popuj, vini në dijeni, ngritni flamurin, shpallni e mos e fshehni, thoni:`U pushtua Babilonia, me turp u mbulua Beli, u mposht Merodaku!U turpëruan shtatoret e tij, dordolecat e tij u thyen!
- 3 Sepse kundër tij nga Veriu po ngjitet një popull, që tokën e tij do ta shkretojë dhe s`do të mbetet njeri që të banojë në të: as njeri as bagëti: po ikën e do të shkojnë.
- 4 Në ato ditë e në atë kohë;është fjala e Zotit;do të vijnë bijtë e Izraelit së bashku me bijtë e Judës; do të shpejtojnë duke ecur e duke qarë dhe do ta kërkojnë Zotin, Hyjin e vet.
- 5 Do të pyesin për udhën e Sionit, drejt të cilit e kanë të drejtuar fytyrën: `Ejani t`i mbështetemi Zotit me Lidhje të përhershme, që s`do ta shlyejë asnjë harresë.`
- 6 Grigjë e humbur ishte populli im, barinjtë e tyre i ngashnjyen dhe bënë që të enden ndër male. Kaluan nga mali në kodër, e patën harruar vathën e vet.
- 7 Kushdo i gjente, i hante, dhe armiqtë e tyre thoshin: `S`po bëjmë kurrfarë faji pasi ata kanë mëkatuar kundër Zotit, kullotës së drejtësisë dhe shpresës së etërve të tyre, Zotit.`
- 8 Ikni nga Babilonia!Dilni nga toka e kaldenjve;jini posi cjeptë në krye të grigjës.
- 9 Sepse ja, po ngre e nis kundër Babilonisënjë shumicë popujsh të mëdhenjnga toka e Veriut;këta do të sulen kundër tijnga andej edhe do të pushtohet:shigjeta e tyre si e luftëtarit të zgjedhur, kotasnjë më nuk do të shkojë.
- 10 Kaldeja do të bëhet pre, do të begaten të gjithë plaçkitësit e saj është fjala e Zotit.
- 11 Ndërsa gëzoheni e të madhe lëvdoheni, ju, o plaçkitës, të pronës sime, ndërsa kërceni si mëzetërit mbi bar, e hingëllonit si hamshorët e fortë,
- 12 u turpërua për së forti nëna juaj, u mbulua me turp ajo që ju lindi:ja, e fundit do të jetë në mes të popujve, e shkretuar, e pashteg, e djegur!
- 13 zemërimi i Zotit derën me ferrë ia mbylli, krejtësisht do të mbetet e shkretë;kush të kalojë n`për Babiloninga habia shtang do të mbetet, do të fërshëllejë mbi plagët e tij.
- 14 Rreshtohuni për luftë rreth Babilonit, të gjithë ju që harkun ngrehni, qitni në të, shigjeta mos kurseni, sepse Zotit deshtas në faj i ra!
- 15 Britma lufte lëshoni kundër tij, në çdo anë dorën e shtrin.U rrëzuan themelet e tij, u shembën edhe muret e tij, sepse është dita e hakmarrjes së Zotit.Hakmerruni kundër tij, siç bëri ai, bëjani edhe ju atij!
- 16 Shfaroseni në Babiloni mbjellësin, edhe korrësin në kohë të korrjes.Larg nga shpata vrastare, të kthejë secili në popull të vet, të ikë çdonjëri në vend të vet.
- 17 Dele e humbur ishte Izraelie pëdjekur nga luanët.I pari e hëngri mbreti i Asirisë, e i fundit që i hoq edhe kockat, Nabukodonozori, mbreti i Babilonisë.
- 18 Prandaj kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Ja, unë do ta ndëshkoj mbretin e Babilonisë dhe tokën e tij siç e ndëshkova mbretin e Asirisë.
- 19 Unë do ta kthej Izraelin në kullotat e tij e do ta kullotë Karmelin, Basanin, e në malin e Efraimit e të Galaadit do t`i kënaqet shpirti.
- 20 Po në ato ditë e në atë kohë,;është fjala e Zotit;do të kërkohet mëkati i Izraelit, por nuk do të gjendet, po edhe mëkati i Judës, por nuk do të gjendet, sepse unë ua fala të gjithë atyre që i ruajta.Rënia e Babilonisë, kumtuar nëJerusalem
- 21 Ngjitu në tokën e Merataimit, sulmo banorët e Fakudit!Shpartallo, vriti, pëdiqi është fjala e Zotit -bëj gjithçka të kam urdhëruar!
- 22 Brohoritje lufte po jehojnëanembanë vendit, humbje e tmerrshme!
- 23 Si? U thye e copë u bëmaji i tokës mbarë?Si? Në shkretëtirë u kthyemes popujve Babilonia?
- 24 Lakun ta vura e u pushtovee ti, s`dije, o Babiloni!U zure në në befasi dhe u kape, sepse hyre në luftë me Zotin.
- 25 Zoti e hapi armëtoren e vetdhe i nxori armët e zemërimit të vet, sepse Zoti, Hyji i Ushtrive, ka për të bërë një punë të madhe në vendin e kaldenjve.
- 26 Ejani kundër saj nga të gjitha skajet, hapni drithnikët e saj, kthejeni në një grumbull gurëshsi kapëll duajsh, vritieni, saqë gjë prej saj të mos mbesë!
- 27 Preni të gjithë mëzetërit e tij, në thertore le të zbresin!Vaj për ta se u erdhi dita, koha e ndëshkimit të tyre.
- 28 Dëgjojeni zërin e atyre që ikënnga toka e Babilonisë vijnëpër të kumtuar në Sion, hakmarrjen e Zotit, Hyjit tonë, hakmarrjen për Tempull të vet.Mëkati i pafytyrësisë
- 29 Shigjetarët bashkoni në Babiloni, të gjithë ata që ngrehin harqet;rrethojeni nga çdo anë:që asnjë të mos shpëtojë!Shpaguajeni sipas veprave të saj, rngjithçka bëri, bëjani asaj, sepse u çuan kundër Zotit, Shenjtit të Izraelit.
- 30 Prandaj nëpër sheshe do të bien të rinjtë e Babilonit, atë ditë do të vriten të gjithë trimat e tij është fjala e Zotit.
- 31 Ja, në shpinë më ke, o moj Krenari, është fjala e Zotit, Hyjit të Ushtrive, të erdhi dita, koha e ndëshkimit tënd!
- 32 Do të bjerë Krenaria, do të rrëzohet, s`do të jetë kush që të mund ta ngrejë.Zjarr do t`u jap qyteteve të saj, do t`ia djeg të gjitha rrethinat!Zoti shpaguesi i Izraelit
- 33 Kështu thotë Zoti i Ushtrive: Të ndrydhur janë bijtë e Izraelit së bashku me bijtë e Judës. Të gjithë ata që i pushtuan, i mbajnë në robëri e nuk duan t`i lirojnë.
- 34 Porse Shpaguesi i tyre është i fortë, e ka emrin Zoti i Ushtrive, Ai do ta mbrojë rrjedhimisht çështjen e tyre, do t`ia kthejë qetësinë botës dhe do t`i bëjë të dridhen banorët e Babilonisë.
- 35 Shpatë kundër kaldenjve është fjala e Zotit -kundër banorëve të Babilonit, kundër princave e të urtëve të tij!
- 36 Shpatë kundër dijetarëve të tij:le të dalin mendsh!Shpatë kundër trimave të tij:frika le t`i pushtojë!
- 37 Shpatë kundër kuajve e karrocave luftarake të tije kundër njerëzve që janë në to:le të bëhen porsi gra!Shpatë kundër thesareve të tij:le të rrëmbehen!
- 38 Shpatë mbi ujërat e tij:e le të shteren, sepse është ky vend truporesh, i çmendën idhujt e tyre dordolecat mendsh i qesin!
- 39 Prandaj, në të do të banojnë rrëqebuj me çakej, për struca banesë do të bëhet; kurrë më nuk do banohet as mos u ndërtoftë më brez pas brezi.
- 40 Sikurse Zoti e rroposi Sodomën e Gomorrën me qytetet përkatëse të tyre;është fjala e Zotit;njeri më në të s`do të banojë, më në të s`do të strehohet bir njeriu.Populli i Veriut e luani i Jordanit
- 41 Ja se arrin një popull nga Veriu, një popull i madh, e shumë mbretër po ngrihen nga skajet e botës.
- 42 Në dorë i morën hark e heshtë; të pashpirtë janë dhe të pamëshirshëm; zëri i tyre gjëmon porsi deti. Hipën në kuaj porsi trimat të përgatitur për luftim kundër teje, bija e Babilonisë.
- 43 E dëgjoi mbreti i Babilonisë zërin e trimërisë së tyre dhe i lëshoi fuqia krahët e tij. Ngushticë e madhe e pushtoi, dhimbje si dhimbja e gruas kur lind.
- 44 Ja, porsi luani kur sulet nga pylli i dendur i Jordanit drejt livadheve gjithherë të blerta, do t`i bëj të ikin prej saj e të parë do t`ia bëj atë që më pëlqen. E njëmend, kush është i ngjashëm me mua? Kush guxon të më hedhë në gjyq? E ku mund të gjendet ai bari që do të mund të më qëndrojë përballë?
- 45 Pra, dëgjojeni synimin e Zotit, që e ka në mend kundër Babilonisë e vendimet që i mori kundër tokës së kaldenjve: po se rrëshqanë do t`i heqin edhe qengjat e grigjës, për ta shkretë do të mbesin kullotat.
- 46 Nga rropama e pushtimit të Babilonisë do të trandet toka dhe britma e vaji do të dëgjohet ndër popuj.