Beselidhja e VjeterJeremia: Zoti kundër Babilonisë
- 1 Kështu thotë Zoti:Ja, unë do ta çoj kundër Babilonisëe kundër banorëve të Kaldesënjë erë që sjell vdekjen.
- 2 Do të dërgoj në Babiloni hedhësqë do ta hedhin në erë si me terplotee do ta shpartallojnë tokën e tij, sepse në të do të sulen për gjithë anë, ditën e çmoskurrjes së zezë.
- 3 Shigjetari të mos e lëshojë harkun, e pancirin të mos e zhveshë.Të rinjtë e tyre mos i kurseni, vritiani të tërë ushtrinë!
- 4 Do të bien të vrarë në tokën e kaldenjve, të plagosur në sheshet e saj,
- 5 sepse s`u vejërua Izraeli as Judaprej Hyjit të vet, Zotit të Ushtrive.sepse toka e tyre është plot fajësipara Shenjtit të Izraelit.
- 6 Largohuni nga Babilonia, le të shpëtojë secili jetën e vet, mos u biri për faj të tij, sepse është dita e hakmarrjes së Zotit:ç`meritoi atij po i jep.
- 7 Babilonia në dorën e Zotitishte kupë punuar prej ariqë e dehu botën mbarë;prej verës së tij popujt u pinëe prandaj u dolën mendtë.
- 8 Papritmas ra Babilonia, u copëtua. Mbi të qani!Meri balsam për dhimbjet e tij, se mos shërohet!
- 9 E mjekuam Babilonin, por s`u shërua dot, Lëreni e të shkojmë secilinë vend të vet, sepse ndëshkimi i tij arriti der`në qiell, po lartësohet deri në re.
- 10 E ngriti Zoti drejtësinë tonë!Ejani ta shpallim në Sion, veprën e Zotit, Hyjit tonë!
- 11 Mprehni shigjetat, mbushni kukurrat, e zgjoi Zoti shpirtin e mbretërve medë, se synoi të shfaros Babiloninë, ta rroposë, sepse është hakmarrja e Zotit, hakmarrja e Tempullit të tij.
- 12 Mbi mure të Babilonisë valvitni flamurin!Shtoni rojat, vini rojtarë, bëni pusi, sepse Zoti ka bërë pleqëri, e çka pat thënë, tani po e zbaton, ndaj banorëve të Babilonisë.
- 13 Ti që banon bri ujërash të shumtë, o i pasur me visare, të erdhi fundi, momenti i prerjes sate!
- 14 Edhe Zoti i Ushtriveme vete u përbetua:Do të të mbush me njerëz si karkaleca, përmbi ty do të këndohet kënga e të vjelave.
- 15 Ai me fuqinë e vet i dha trajtë tokës, me urti të vet të qëndrueshme e bëri botën, me dijen e vet qiellin e shtriu.
- 16 Me zërin e tij grumbullohenujëra të shumtë në qielldhe i ngre retë nga skaji i tokës, bën që vetëtimat të shpërthejnë në shi, e nxjerr erën nga thesaret e vet.
- 17 Atëherë i marrë bëhet çdo njeri, pa dije, çdo argjendar turpërohet nga idhulli i vet, sepse shtatoret e tij s`janë tjetër, por veç gënjeshtëredhe atyre fryma u mungon.
- 18 Veprat janë të kota, të denja për t`u përqeshur, ditën e ndëshkimit ato do të zhduken.
- 19 E tillë s`është, jo, Pjesa e Jakobit, sepse Ai e ka krijuar gjithësinëe Izraeli është fisi i trashëgimit të tij:Emri i tij është Zoti i Ushtrive.Maji i Zotit e mali i madh
- 20 Ti qe maj në dorën time, një vegël lufte:me ty i rraha popujt, me ty i shpartallova mbretëritë.
- 21 Me ty rraha kalë e kalorës, me ty rraha karrocë lufte e karrocierë,
- 22 me ty rraha burrë e grua, me ty rraha plak e të ri, me ty rraha djalosh e vajzë,
- 23 me ty rraha bari e grigjë, me ty rraha bujk e pendët e qeve, me ty rraha qeveritarë e bujarë.
- 24 E tani po i hakmerrem ndër sy tuaj Babilonisë e të gjithë banorëve të Kaldesë për të gjitha të këqijat që ia bënë Sionit;thotë Zoti.
- 25 Pritëm se me ty e kam, o Mali shkatërrues është fjala e Zotit -ti që e prish gjithësinë!Kundër teje po e lartësoj dorën, do të të plandos prej kreshtave të larta, do të të bëj mal të djegur zhar!
- 26 Prej teje s`do të gdhendet gur këndias gur që të vihet në themele, sepse do të bëhesh shkretëtirë e përhershme është fjala e Zotit.Drejt mbarimit
- 27 Ngrejeni flamurin në vend, mes popujsh bini borisë, bëni gati popujt kundër tij, kundër tij thiri mbretëritëAraratin, Meniun e Askenezin.Përcaktoni kundër tij shkruesit, sillni kuaj si karkalecat me thimtha.
- 28 Përgatitni popujt për ta sulmuar: mbretërit e Medisë e prijësit e saj, me të gjithë bujarët e saj edhe mbarë vendin që i përket asaj.
- 29 Atëherë toka do të trandet, do të gjëmojë, sepse synimi i Zotitpo shkon në vend kundër Babelit:që të bëhet toka e Babelitshkretëtirë, e pabanueshme.
- 30 E lanë luftën trimat e Babilonit, u ngujuan ndër fortesa;trimëria e tyre u sosdhe u bënë si të ishin gra.U dogjën banesat e tij, u copëtuan shulat e tij.
- 31 Kasneci kasnecin s`e pret, lajmëtari s`e pret lajmëtarin, të njoftojë mbretin e Babilonisëse u pushtua qyteti i tijprej një skaji në skajin tjetër,
- 32 se janë zënë gjithkund vatë, kënetave u është dhënë zjarri, luftëtarët frika i pushtoi.
- 33 Sepse kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit:Si lëmë kur për shirje bëhet gatiështë bija e Babilonisë, edhe pak e erdh koha e korrjes së saj!Hakmarrja e Zotit
- 34 Më hëngri, më përpiu Nabuku, mbreti i Babilonisëmë la kupë të thatë, më përlau porsi kuçedra, me të mirat e mia e mbushi barkune mua më treti në mërgim.
- 35 Padrejtësia bërë kundër mejee mundimet e trupit tim, rënçin, deh, mbi Babiloninëthonë banorët e Sionit;rngjaku im mbi banorët e Kaldesë!, thonë banorët e Jerusalemit.
- 36 Prandaj, Zoti thotë kështu:Ja, unë vetë do ta gjykoj çështjen tënde, unë do ta kryej hakmarrjen tënde, do ta thaë thaj detin e saj, do t`i shter burimet e saj.
- 37 Babilonia, po, do të bëhetgrumbull gurësh, strofull çakejsh, shenjë çudie e fërshëllimi, vend i shkretë, i pabanueshëm.
- 38 Ulërijnë së bashku si luanët, le të ulërijnë si klyshë luani!
- 39 Kur t`i kapë të nxehtët do t`u jap të pijnë, do t`i deh që të kotullohen, t`i zërë gjumi i përhershëme askurrë më të mos u dalë është fjala e Zotit.
- 40 do t`i shpie në therje si qengjat, porsi desh e porsi cjep.Vajtim mbi Babiloninë
- 41 Si? A u robërua Babeli, u pushtua lavdia e botës mbarë?!Si? A u bë një emnesënë mes të popujve Babilonia?!
- 42 U çua deti kundër Babilonit, valët e shumta të tij e mbuluan!
- 43 Qytetet iu bënë shkretëtirë, vend i shkretë i pabanueshëm, vend, në të cilin askush s`banon, erë njeriu n`për të s`kalon!Ndëshkimi i Zotit kundër idhujve
- 44 Do të ndëshkoj Belin në Babiloni, goje do t`i nxjerr ç`përlau.Popujt më tek ai s`do të shkojnë, Babilonisë muret do t`i shemben.
- 45 Dil prej tij, o populli im, secili le të shpëtojë jetën e vetnga zemërimi i zjarrtë i Zotit!
- 46 Por mos t`ju ligështohet zemra dhe mos u trembni nga lajmi që do të shpëdahet në vend: një vit vjen ky lajm, vitin tjetër një lajm tjetër. Dhuna është në vend, një tiran kundër një tirani tjetër.
- 47 Prandaj, ja po vijnë ditët, do t`i ndëshkoj idhujt e Babilonit; vendin e tij do ta mbulojë turpi, të gjithë të vrarët e tij do të mbesin mbi dhe.
- 48 Qielli e toka dhe gjithçka përmbajnë do të galdojnë mbi Babilonin, sepse nga Veriu do të sulmojnë rrëmbyesit;është fjala e Zotit.
- 49 Edhe Babiloni do të bjerë për shkak të të vrarëve të Izraelit, sikurse për Babiloninë ranë të vrarët e mbarë botës.
- 50 Ju që shpëtuat nga shpata, nisuni e mos u ndalni. Nga ky vend i largët le t`ju bjerë në mend Zoti e kijeni në zemër Jerusalemin.
- 51 Skuqeshim duke dëgjuar poshtërimin; fytyra na skuqej, sepse të huajt kishin hyrë në Shenjtëroren e Shtëpisë së Zotit.
- 52 Prandaj, ja, po vijnë ditët;është fjala e Zotit;do t`i ndëshkoj idhujt e tij dhe në mbarë vendin e tij do të gjëmojnë të plagosurit.
- 53 Po edhe nëse ngjitet Babilonia në qiell, po edhe nëse e bën të paafrueshme qytezën e vet, unë do t`i dërgoj shpartalluesit e tij;është fjala e Zotit.
- 54 Dëgjoni! Një klithmë nga Babilonia! Një emnesë e madhe në tokën e kaldenjve,
- 55 sepse Zoti po e shkreton Babiloninë, e bën të mos dëgjohet britma e saj e madhe. Gjëmojnë valët e tij porsi ujërat e mëdha, ushton zhurma e zërit të tyre.
- 56 Sepse po vjen mbi të, d. m. th. mbi Babiloninë, shkatërrimtari. U zunë robër trimat e tij, iu thye harku! Po, Zoti është Hyji shpagues, që shpaguan me përpikëri!
- 57 Do t`i deh prijësit e tij, të urtët e tij, udhëheqësit e tij, qeveritarët e tij dhe luftëtarët e tij: do t`i kapë gjumi i përhershëm, më s`do t`u dalë;thotë Mbreti, që emrin e ka Zoti i Ushtrive.Babilonia e rrafshuar
- 58 Kështu thotë Zoti i Ushtrive:Muret e gjera të Babilonisëdo të shemben deri në themele, dyert e tij aq të shkëlqyeshme, flaka e zjarrit do t`i djegë.Për asgjë hoqën keq popujt, për zjarr u lodhën popujt!Profecia e hedhur në Eufrat
- 59 Ja urdhri që profeti Jeremi ia dha Sarajës, birit të Nerisë, të birit të Maasisë, kur ky po udhëtonte bashkë me Sedecinë, mbretin e Judës, për Babiloni në vitin e katërt të mbretërimit të tij. Saraja ishte kryeudhëheqësi i pushimeve të shtegtimit.
- 60 Në një libër Jeremia i shënoi të gjitha fatkeqësitë që do t`i binin mbi kokë Babilonisë;të gjitha këto fjalë që kanë qenë shkruar kundër Babilonisë.
- 61 Jeremia, pra, i tha Sarajës: Kur të arrish në Babiloni, kërko rastin t`i lexosh botërisht këto fjalë.
- 62 Pastaj thuaj: `Ti, o Zot, vetë ke thënë kundër këtij vendi se do ta shpartallosh ashtu që të mos ketë kush të banojë në të as njeri as shtazë shtëpiake dhe se do të bëhet shkretëtirë e përhershme.`
- 63 Pasi ta kesh përfunduar së lexuari këtë libër, lidh për të një gur dhe hidhe në Eufrat
- 64 e thuaj: `Kështu do të fundoset Babilonia e më s`do të ngrihet nga e keqja që unë do ta sjell mbi të e do të sharrojë. `Këto ishin fjalët e Jeremisë.