Beselidhja e VjeterJeremia: Përsëri mbi pushtimin
- 1 Ikni, bijtë e Beniaminit, jashtë Jerusalemit!Bini borisë në Tekua, në Betkarem ngritni flamurin, se prej Veriut po vjen rreziku, një fatkeqësi shumë e madhe.
- 2 Bëra të mos i dëgjohet zëribijës së hijshme e të bukur të Sionit.
- 3 Tek ajo po vijnë barinjtësë bashku me grigjat e veta, rreth e rreth në të ngulin çadrat, kullot secili pjesën e vet.
- 4 Përgatiteni luftën e shenjtë kundër saj!Në këmbë! Ta sulmojmë në mesditë!Vaj për ne se shkoi nga mbarimi dita, sepse u zgjatën hijet e mbrëmjes!
- 5 Në këmbë! Le ta sulmojmë natën, t`i rrafshojmë pallatet e saj!
- 6 Sepse kështu thotë Zoti i Ushtrive:Pritni drurët e saj, ngritni pendën rreth Jerusalemit;qytet për t`u ndëshkuar është ky, çdo gënjeshtër gjendet në mesin e tij!
- 7 Sikurse rrjedh uji prej burimit, po ashtu prej tij rrjedh paudhësia.Në të dëgjohet dhunë e shkretim, para meje gjithnjë sëmundje e plagë.
- 8 Pranoje mësimin, o Jerusalem, që të mos largohem prej teje, që të mos të të shkretoj, të mos të të bëj vend të pabanueshëm.
- 9 Kështu thotë Zoti i Ushtrive:Porsi në vresht deri në vilen e sprasmedo të kokrrohet ç`teproi prej Izraelit.Sille dorën tëndeporsi vjelësi nëpër hardhi!
- 10 Por, kujt t`i flas, kë ta qortoj, që të më dëgjojë?Ja, të parrethprerë janë veshët e tyre, prandaj s`mund të dëgjojnë!Ja, fjala e Zotit është bërë për ta bezdi, s`mund ta pranojnë.
- 11 Këndej plot jam me zemërimit e Zotit, më s`mundem të përmbahem.Zbraze përmbi fëmijë në rrugë, edhe mbi mbledhjen e të rinjve;e do të kapen trim e grua, plaku e burri në moshë të plotë.
- 12 Në duar të tjerëve do t`u kalojnë shtëpitë, rngjithashtu edhe arat e gratë, sepse dorën do ta shtrijmbi banorët e këtij vendi është fjala e Zotit.
- 13 Prej më të voglit deri tek më i madhitë gjithë janë dhënë pas horrjatisë, nga profeti deri te prifti, të gjithë si një po bëjnë dredhi.
- 14 Mendjelehtas shërojnë plagën e popullit time thonë: Paqe! Paqe! e paqe s`ka!
- 15 Le të turpërohen pse bënë turpëri, por ata më s`dinë për turp, por mjerisht nuk dinë të skuqen.Ja, pra, do të rrëzohen porsi të tjerët, rrafsh do të bien kur t`i ndëshkoj, është fjala e Zotit.
- 16 Kështu thotë Zoti:Qëndroni në udhë e shikoni, pyetni për shtigjet e vjetra, cila udhë është e mirë, andej ecnie paqe do të gjeni për shpirtrat tuaj.Por ata thanë: Andej s`do të shkojmë!
- 17 Atëherë vetë rojtarët u vura:Dëgjojeni zërin e bririt!Por m`u përgjigjën: S`do ta dëgjojmë!
- 18 Prandaj, dëgjoni, o popuj, ta marrë vesh kuvendi i dheut, se çfarë do t`u bëj atyre!
- 19 Dëgjo, o tokë!Këtij populli po ia sjell të zezën, frytin e synimeve të tij, sepse fjalët e mia s`i dëgjuan, Ligjin tim nuk e zbatuan.
- 20 Po ç`më duhet kemi që vjen nga Saba, kallami i erëndshëm nga vendi i largët?Flitë e djegies nuk më pëlqejnë, theroret tuaja s`i kam për zemër!
- 21 Për këtë arsye Zoti thotë kështu:Ja, do të vë kundër këtij popullipengesa në të cilat të rrëzohensë bashku etër e fëmijë, do të sharrojnë mik e i afërm.
- 22 Kështu thotë Zoti:Ja, po vjen nga veriu një popull, si mizëria është nga skajet e tokës,
- 23 ka ngritur në këmbë hark e heshtë, është i egër e s`di ç`është dhimbja;zhurma e tij si zhurma e detit, po u hipin kuajve në shpinë, si një të gjithë gati për luftëkundër teje, Bija e Sionit.
- 24 Kur na arriti ky lajm:duart tona i la fuqia, frikë e madhe na pushtoi, dhimbjet si dhimbje e lindëses.
- 25 Assesi mos dilni në ara, assesi mos meri rrugë, se ju pret shpata e armikut, edhe tmerri gjithkund përreth.
- 26 Vesh grathoren, bija e popullit tim, zhgërryhu mirë nëpër pluhur, vajto veten si e vajtojnë të vetmin djalë, bëj një gjëmë tejet të hidhur, se papritmas na sulmoi vrastari!
- 27 Shqyrtues të bëra për pop`llin timt`ia njohësh e t`ia shqyrtosh udhën.
- 28 Të gjithë janë prijës kryengritësqë jetojnë me dredhi.Tumbak e hekur:që të gjithë janë njerëz të prishur.
- 29 Në zjarr fryn rrëshiqi, që plumbi të shtrihet;porse shkrirësi më kot mundohet, sepse elementet e këqija s`po ndahen dot!
- 30 Ata quajini argjend i keq, sepse Zoti i përbuzi!