Beselidhja e VjeterVajtimet: Vajtimi i parë
- 1 Ehu, si mbet kështu, qyqe-vetëm, Qyteti dikur plot popull!Mbeti e vejëZonja e Madhe e kombeve!Sundimtarja e krahinaveiu nënshtrua edhe ajo punës së detyruar!Bet
- 2 Nata i kalon në vajtim, lot rrëke mollëzave i rrjedhin.Prej të gjithë dashnorëve të saj:s`del kush që ta ngushëllojëe përbuzën të gjithë miqtë e saj, erdhën e iu bënë armiq.Gimel
- 3 I pikëlluar, nën peshë të skllavërimit, dëbohet Juda prej atdheut;ndër paganë e kalon jetëndhe nuk gjen kund vend pushimitë gjithë pëdjekësit e tij e zunënëpër gryka të ngushta!Dalet
- 4 Në zi janë udhët e Sionitse askush më në festë nuk vjen!Dyert e tij u shpartalluan, priftërinjtë e tij rënkojnë, në pikëllim janë virgjërat e tije atë e ndrydh hidhërimi.He
- 5 Kundërshtarët iu bën zotërinj, gëzojnë qetësi armiqtë e tij, sepse Zoti e bëri të mjerëpër shkak të fajeve të tij pa numër;fëmijët e tij u çuan në skllavëri, vënë përpara i ka armiku.Vau
- 6 U zhduk prej Bijës së Sionite tërë lavdia e saj.Krerët iu bënë porsi kaprojtëqë s`gjejnë kullosa:pa fuqi hapat i ndërrojnëpara atij që u grah.Zain
- 7 I kujtohen Rruzalemitnë ditë mjerimi të endjes së vettë gjitha të mirat që i patidikur në ato kohët e hershme, kur pop`lli ra në dorë të armikute askush s`e mori ndore;e panë mirë armiqtë e tije u zgërdhinë për rrënim të tij.Het
- 8 Rëndë mëkatoi Jerusalemi, këndej dhe u bë i neveritshëm:të gjithë ata që e lavdëronin, e përbuzën, pse ia panë lakuriqësinë:ai dënes e kthehet prapazi.Tet
- 9 Ndyrësia e tij në skundijtë e petkut të tij, s`mendoi si do t`i dalë fundi;u mposht tmerrshëme s`ka askënd që ta ngushëllojë.Shikoje, Zot, mjerimin tim, se çoi tepër krye armiku!Jod
- 10 Armiku e shtriu dorënmbi të gjitha të mirat e tij:i shikoi me sy paganëtsi hyjnë në Tempullin e tij, për të cilin ti kishe urdhëruar të mos hyjnë në tubimin tënd.Kaf
- 11 Mbarë populli i tij gjëmon:kërkon bukë;për ushqim dhanë ç`patën të çmueshmeveç për të mbajtur frymën gjallë.Shiko, o Zot, e shqyrtose në ç`gjendje çnjerëzore jam!Lamed
- 12 O ju të gjithë që udhës kaloni, shikoni e shihnia ka dhimbje si dhimbja ime, sikur kjo që po më mundon, me të cilën Zoti më ndëshkoinë ditë të zemërimit të furisë së vet.Mem
- 13 Prej së larti e dërgoi zjarrindhe e përshkoi në eshtrat e mi;shtriu rrjetën nën këmbë të miae më përplasi në kokërr të shpinës, më bëri grusht në pikëllim tëpërhershëm.Nun
- 14 Vërejti rreptë mbi faje të mia, me dorë të vet i lidhi barrë, i ngarkoi në qafën timee krejtësisht më la pa fuqi.Më lëshoi Zoti në një dorë të tillë, prej të cilës më nuk mund të ngrihem.Sameh
- 15 M`i përbuzi Zoti trimatqë i kisha në mesin tim;kundër meje thirri mbledhjenpër t`i shuar të rinjtë e mi.Në presë e shtrydhi i Lumi Zotvirgjërën, Bijën e Judës.Ain
- 16 Për këtë punë rri duke qarë, syri im derdhet në lotpse m`u largua ngushëlluesiqë frymën do të ma përtërinte.Sharruan të gjithë bijtë e mi, pse armiku qe më i fortë.Fe
- 17 Sioni i shtrin duart e veta, por ngushëllues për të nuk ka!I çon Zoti kundër Jakobitrngjithkund përreth armiqtë e tij:erdhi e u bë Jerusalemisukull i ndytë në mesin e tyre.Sade
- 18 I drejtë është Zoti, se i kundërshtova fjalës së tij.Më dëgjoni, ju lutem, popuj, mirë vërejeni dhimbjen time:vashat e mia e të rinjtë e minë skllavëri shkuan!Kof
- 19 U rashë ndore miqve të mi, por ata të gjithë më tradhtuan.Priftërinjve të mi e pleqve të mibrenda në qytet u doli shpirtiduke kërkuar bukë për veteqë ta mbanin frymën gjallë.Res
- 20 Shih, o Zot, se në ç`të vështirë jam, përbrendëset më janë përzier, tronditur është në mua zemra, se s`dëgjova, për të mos dëgjuar.Përjashta më shoi farën shpata, kurse brenda në shtëpi;vdekja.Sin
- 21 Dëgjo se sa fort dënese askush nuk më jep ngushëllim.Armiqtë dëgjuan për të keqen time:u kënaqën pse ti ma çove.Sille ditën që ti e shpalle, le të bëhen të ngjashëm me mua!Tau
- 22 Të mbërrijë te ti fajësia e tyrebëjua edhe ti atyresiç ma bëre mua!Për shkak të t`gjitha paudhësive të mia, të shumta janë dënesjet e mia;zemra ime është në pikëllim.