Beselidhja e VjeterVajtimet: Vajtimi i katërt
- 1 Ah si u vrugua ari, si u prish ari i kulluar!U shpërderdhën gurët e shenjtëqosheve të të gjitha udhëve!Bet
- 2 Djelmoshat bujarë të Sionit, të peshuar me ar të kulluar, u çmuan porsi enë dheu vepër e duarve të poçarit!Gimel
- 3 Der` çakejtë u japin sisënrngji u japin klyshëve të vet, Bija e popullit tim, mizore, porsi struci në shkretëtirë!Dalet
- 4 Ferishtes gjuha i është ngjiturprej shkrumbit të etjes për qiellzë, vogëlushët bukë kërkojnë, por s`ka kush t`ua ndajë!He
- 5 Ata që hanin haje të shijshme, vdesin udhëve;ata që në purpur u rritën, zhgërryhen në pleh.Vau
- 6 E Bijës së popullit tim fajësiamë e madhe se mëkati i Sodomësqë u rropos në një momentpa u lodhur duar në të.Zain
- 7 Djemtë e saj më pastër se bora, e më të bardhë se qumështi, më të kuq se korali në trup, pamja e tyre si safiri, Het
- 8 u nxinë në f`tyrë më se thëngjilli, s`munden më të njihen në rrugë;lëkura e tyre u ngjit për eshtra, u tha dhe u bë si e drunjtë.Tet
- 9 Më fatlumë prej shpatës të prerëtse të vdekurit nga uria, që vdesin të shqimur ngadalënga mungesa e frytit të tokës.Jod
- 10 Gratë e dhimbshme me duar të vetai kanë zier fëmijët e vet, u bënë ushqimi i tyren`mjerim të Bijës së popullit tim.Kaf
- 11 E kreu Zoti zemërimit e vet, e zbrazi furinë e vet, flakë në Sion zjarrin e ndeziqë ia dogji edhe themelet.Lamed
- 12 S`besonin mbretërit e botës, as banorët e gjithësisëse armiku e kundërshtariRruzalemit brenda i hyn, Mem
- 13 për shkak të mëkateve të profetëve, për faje të priftërinjve të tijqë derdhën brenda në Qytetrngjakun e njerëzve të pafajshëm.Nun
- 14 U endën si të verbërit udhëve, të përdhosur me danga gjakusa që askush s`mund t`i prekterrobat e tyre!Sameh
- 15 Larg! Je i ndytë!;u bërtitnin:Tërhiquni! Zhdukuni! Mos prekni!Iknin, endeshin; ndër paganë thuhej:Të mos guxojnë ndër ne tëbanojnë!Fe
- 16 Fytyra e Zotit u dha rrugët, ai me sy më s`i shikoi:s`u shikua më se kush është prift, s`u shikua kush është plak!Ain
- 17 Sytë tanë, ehu, seç u lëbyrënduke kërkuar ndihmë, por kot!Nga vrojtorja jonë shikojmëdrejt një kombi që s`mund të nashpëtojë.Sade
- 18 Na i gjurmonin hapat tanë, që të mos ecnim udhëve tona.E patëm! Na u shkurtuan ditët, sepse erdhi fundi ynë.Kof
- 19 Më të shpejtë qenë salvuesit tanëse ç`janë shqiponjat e qiellit:nëpër male ata na ndoqën, na vunë n`shkretëtirë pusi.Res
- 20 Fryma e gojës sonë, i Lyeri i Zotit, u zu në gropat e tyre, për të cilin thoshim: Nën hijen e tijdo të jetojmë në mes të popujve.Sin
- 21 Gëzo e galdo, Bija e Edomit, që banon në tokën Us;por dhe ty kelku do të të mbërrijë, do të dehesh, zhveshur do tëmbetesh!Tau
- 22 T`u la faji, Bija e Sionit, më nuk do të të tresë në mërgim.Bijë e Edomit, fajësinë do tandëshkojë Zoti, për fushë do të t`i qesë mëkatet!