Beselidhja e VjeterVajtimet: vajtimi i pestë
- 1 Të të bjerë ndër mend, o Zot, se çka narngjeti, shikoje e shihe poshtërimin tonë!
- 2 Trashëgimi ynë kaloi në duar të të huajve, shtëpitë tona në duar të barbarëve!
- 3 U bëmë bonjakë, fëmijë të pababë, nënat tona porsi të veja!
- 4 Të blerë me para ujët tonë pimë, drutë tona duhet t`i blejmë.
- 5 Me zgjedhë në qafë para na grahin, u këputëm, s`na lënë të pushojmë!
- 6 Egjiptianëve e asirëve u shtrijmë dorën, për të na dhënë një kafshatë bukë!
- 7 Etërit tanë mëkatuan, më nuk janë, por ne po e lajmë fajin e tyre.
- 8 Skllevërit po sundojnë mbi ne, s`na shpëton kush prej dorës së tyre.
- 9 Me rrezik të jetës e fitojmë bukënpara shpatës në shkretëtirë.
- 10 Lëkura jonë digjet si furrapër shkak të flakës së urisë.
- 11 Në Sion i dhunuan gratë, virgjërat në qytete të Judës.
- 12 Me duar të tyre i varën princat, s`i nderuan f`tyrat e pleqve.
- 13 Djelmoshat i mbartën mokrat, nën barrë të druve u rrëzuan fëmijët.
- 14 Në log të kuvendit s`dalin pleqtë, të rinjtë më muzikës s`i bien.
- 15 Zemrës sonë i humbi gëzimi, në zi u kthyen vallet tona.
- 16 Nga koka na ra kurora, të mjerët ne se kem` mëkatuar!
- 17 Këndej pikëlluar është zemra jonë, prandaj sytë na u errësuan,
- 18 pse u shkretua mali i Sionit, nëpër të shëtisin dhelprat.
- 19 Por ti, o Zot, ti qëndron përgjithmonë, froni yt brezni në brezni.
- 20 Pse gjithnjë na lë në harresë, për kohë të gjatë do të na harrosh?
- 21 Na kthe, o Zot, e ne do të kthehemi, përtëriji ditët tona si në kohë të vjetra!
- 22 Pra krejtësisht, thua, na përbuze, i zemëruar kundër nesh pa masë?