Beselidhja e VjeterEzekieli: Kundër profetëve të rremë
- 1 Kështu thotë Zoti Hyj: Mjerë profetët e rremë që ndjekin mendjen e vet pa pasur vegime!
- 4 Porsi dhelprat ndër rrënoja janë bërë profetët e tu, o Izrael!
- 5 Ju as s`u ngjitët në të çarat e murit as s`e bëtë një pëllëmbë mur në mbrojtje të Izraelit që të mund të qëndroni në luftim në ditën e Zotit.
- 6 Shohin gjëra të kota dhe parakallëzojnë gënjeshtra e thonë: `Thotë Zoti!`, e Zoti as që i ka dërguar! Madje edhe presin që Zoti t`ua përforcojë fjalën!
- 7 Po a nuk patë vegim të kotë e nuk treguat parashikim të rremë e megjithatë thoni: `Thotë Zoti`, ndërsa unë nuk kam folur?
- 8 Prandaj kështu thotë Zoti Hyj: Pasi keni folur punë të kota e vegimi juaj ka qenë i rremë, prandaj pritmëni se në shpinë më keni, thotë Zoti Hyj.
- 9 Dora ime do të jetë kundër profetëve që shohin punë të kota e parakallëzojnë rrena: në kuvendin e popullit tim s`do të kenë pjesë, nuk do të shkruhen në librin e popullit të Izraelit as nuk do të hyjnë në tokën e Izraelit; atëherë do ta dini se unë jam Zoti Hyj.
- 10 Pasi e gënjejnë popullin tim duke thënë: `Paqe`, e paqe s`ka; ndërsa ai e ndërtonte murin, këta duan vetëm të lyhet me llaç.
- 11 Thuaju këtyre që vetëm vënë lugë, se muri do të rrëzohet: do të bjerë shi me rrëshekë; do të lëshoj përmbi të breshër porsi gurë dhe stuhinë e thellimit rrënues!
- 12 Dhe, ja, muri ra! Vallë a nuk do t`ju thonë: `Ku është luga që dhatë?`
- 13 Prandaj kështu thotë Zoti Hyj: Do ta çoj në zemërimin tim një stuhi të tmerrshme, në zemërimin tim një shi vërshues, në hidhërimin tim do ta çoj një breshër si gurë për të shkatërruar gjithçka!
- 14 Do ta rrënoj murin që e lyet me llaç e do ta bëj rrafsh me tokë, jashtë do t`i dalë themeli e do të shembet! Edhe ju do të sharroni nën të e atëherë do ta dini se unë jam Zoti.
- 15 Kur ta kem çuar në vend zemërimin tim kundër murit e kundër atyre që i dhanë lugë, atëherë do t`ju them: S`ka më mur, e patën edhe ata që i dhanë lugë!
- 16 Sharruan profetët e Izraelit që i profetizojnë Jerusalemit e që kanë vegime paqeje kur paqe s`ka;thotë Zoti Hyj.Kundër profeteshave të rreme
- 17 E ti, o biri i njeriut, sillu drejt bijave të popullit tënd, që profetizojnë sipas mendjes së vet dhe profetizo kundër tyre
- 18 e thuaj: Kështu thotë Zoti Hyj: Të mjerat ato që qepin jetulla për të gjitha nyjat e dorës e punojnë vela për kokë të çdo mase për t`i hedhur shpirtrat në lak! A mendoni t`i zini në lak të gjithë shpirtrat e popullit tim e shpirtrat tuaj t`i ruani në jetë? Ju jeni ato që më dhunuat mua para popullit tim për një grusht elb e për një copë bukë duke vrarë nga ata njerëz që nuk duhej të vdisnin e duke i kursyer ata që nuk duhej të jetonin duke e rrejtur popullin tim që kënaqet duke dëgjuar rrenat tuaja.
- 20 Prandaj kështu thotë Zoti Hyj: Ja, unë po sulem kundër jetullave tuaja, me të cilat po i kapni njerëzit porsi shpendët! Copë do t`i bëj nga duart tuaja e do t`i çliroj njerëzit që me to i kapët sikur të ishin zogj!
- 21 Do t`i shqyej velat tuaj e do ta çliroj popullin tim nga duart tuaja dhe më nuk do të jenë pre në duart tuaja: atëherë do ta dini se unë jam Zoti.
- 22 E për atë që e copëtuan në trishtim zemrën e të drejtit me rrenat tuaja, atë që unë e trishtova e i ripërtëritët në fuqi duart e të patenzonit, me qëllim që të mos kthehet nga udha e vet e keqe e të jetojë,
- 23 këndej më nuk do të shihni kotësi dhe më s`do të parakallëzoni rrena: unë do ta shpëtoj popullin tim nga dora juaj dhe atëherë do ta dini se unë jam Zoti.