Beselidhja e VjeterEzekieli: Shëmbëlltyra me vreshtin
- 1 Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 2 Biri i njeriut, ç`vlerë më të madhe kadruri i hardhisë se lëndët e tjera të pyllit?
- 3 Pse a përdoret druri i sajpër të gdhendur ndonjë gjë?Ose a punohet prej saj ndonjë gozhdëqë të varet ndonjë gjë në të?
- 4 Ja, në zjarr hidhet që të digjet:kur zjarri t`ia djegë dy skajetedhe mesi t`i jetë shkrumbuar, a thua atëherë vlen për punim?!
- 5 As kur ishte e tërëprej saj gjë s`mundej të punohet;aq më pak kur ta djegë, ta përpijë zjarri, s`mund të punohet me të kurrgjë.
- 6 Prandaj kështu thotë Zoti Hyj:Porsi druri i hardhisë ndër lëndë të tjera të pyllit, që në zjarr e hodha ta përpijë, ashtu i hodha banorët e Jerusalemit!
- 7 Faqen time e solla kundër tyre!Prej zjarrit ata kanë dalë, prapë zjarri do t`i përpijë.Do ta dini se unë jam Zoti, kur të sillem kundër tyre,
- 8 kur mbarë vendin ta bëj të shkretëpse s`ma ruajtën besnikërinë është fjala e Zotit Hyj.