Beselidhja e VjeterEzekieli: Shpata e Zotit mbi Izraelin
- 1 Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 2 Biri i njeriut, sille fytyrën tënde drejt jugut, fol në drejtim të mesditës e profetizo kundër pyllit të fushës së Nagebit.
- 3 Thuaji pyllit të Nagebit: Dëgjoje fjalën e Zotit! Kështu thotë Zoti Hyj: Ja, unë dua ta ndez një zjarr mes teje: do të digjet çdo dru i njomë dhe çdo dru i thatë. Flaka e zjarrit s`do të ndalet: do të digjet krejt sipërfaqja nga jugu deri në veri.
- 4 Do të shohë çdo njeri se unë, Zoti, e ndeza e nuk do të fiket.
- 5 Unë thashë: Eheu, Zot, Hyj! Po ata do të thonë për mua: `Ky po flet me shëmbëlltyrë!`
- 6 Atëherë më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 7 Biri i njeriut, sille fytyrën tënde drejt Jerusalemit e fol kundër shenjtëroreve e profetizo kundër dheut të Izraelit.
- 8 Thuaji tokës së Izraelit: Kështu thotë Zoti Hyj: Ah pritëm, se e nxora shpatën time prej millit e do të vras në ty të drejtë e mëkatarë!
- 9 Kur them se i vrava në ty të drejtë e mëkatarë, do të thotë se do të nxirret shpata prej millit të vet për t`i zhdukur të gjithë të gjallët, prej jugut deri në veri,
- 10 që ta dijë çdo i gjallë se unë Zoti e nxora shpatën nga milli e aty më s`do ta kthej.
- 11 Ti, o biri i njeriut, gjëmo zemërplasur, gjëmo me hidhërim të madh ndër sy të tyre.
- 12 E kur të të pyesin: `Pse gjëmon?`, thuaj: Për shkak të lajmit që ka arritur, sepse do të dridhet çdo zemër, pa fuqi do të mbesin të gjitha duart, do të liget çdo shpirt e çdo gju do të gjunjëzohet! Ja, ia behu, këtu është! Fjala e Zotit Hyj!
- 13 Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 14 Biri i njeriut, profetizo e thuaj: Kështu thotë Zoti Hyj: Thuaj:Shpata, Shpata!Është mprehur e lëmuar!
- 15 U mpreh për t`i prerë njerëzit, u lëmua për të vezëlluar!
- 16 Qe lehtësuarqë të mbahet me dorë.U mpreh e u limua shpataqë të jetë në dorë të vrastarit.
- 17 Klith e ulërit, biri i njeriut, se është drejtuar kundër popullit tim, kundër princave të Izraelit, për shpatë u gjykuan bashkë me popullin tim.
- 18 Prandaj rrahe me grushte parzmënse ia behu prova, thotë Zoti Hyj.
- 19 Ti, pra, biri i njeriut, profetizo e rrah shuplakë për shuplakë.Le të dyfishohet shpata, le të trefishohet shpata e vrastarëve:është shpata që bën emnesë, që i rrethon në çdo anë,
- 20 që zemrat të shkrihen, e të shumohen të vrarët.Në çdo derë vuri një shpatë:heu, u mprehën, u limuan për të vezëlluar, të limuara për të bërë emnesë!
- 21 `Mprehe, sulu djathtas, majtas, kudo tehu i shpatës le të drejtohet!`
- 22 Edhe vetë do të duartrokas, do ta ngop zemërimin tim!Thashë unë, Zoti!Mbreti i Babilonit në rrugëkryq
- 23 Më qe drejtuar fjala e Zotit. Më tha:
- 24 E ti, biri i njeriut, vizatoji dy udhë për kalimin e shpatës së mbretit të Babilonit. Të dy udhët le të dalin nga e njëjta tokë. Vëre shenjën udhërrëfyese në krye të rrugës që shpie në qytet!
- 25 Vizatoja rrugën e kalimit të shpatës drejt Rabatit të bijve të Amonit dhe drejt në Judë në Jerusalemin e fortifikuar.
- 26 Sepse mbreti i Babilonit ka zënë vend në udhëkryq, në krye të dy udhëve, kërkon dijetarinë, përzin shigjetat, pyet terafimët, këshillon mëlçinë.
- 27 Në të djathtën e tij shorti ka rënë mbi Jerusalem: për t`i vënë kundër tij deshtë, të urdhërojë shfarosjen, për të klithur ulërimat e luftës, për t`i vendosur deshtë kundër dyerve, për të ngritur pritën, për të ndërtuar llogoret.
- 28 Por atyre do t`u duket se shenjat janë të rreme, sepse iu përbetuan për besnikëri. Por ai do t`i përkujtojë për pabesinë në të cilën u zunë.
- 29 Prandaj, kështu thotë Zoti Hyj: Pasi ju bëtë që të kujtohet paudhëria juaj dhe u zbuluan mëkatet tuaja dhe dolën në shesh pabesitë tuaja në të gjitha veprimet tuaja; pasi, po them, vazhdoni t`i përkujtoni, me dorë do të kapeni.
- 30 Kurse ty, o i çshuguruar, prijës i patenzonë i Izraelit, të cilit i erdhi dita t`i marrë fund paudhësia,
- 31 kështu të thotë Zoti Hyj;le të të hiqet tiara, le të të merret keza: gjithçka do të ndërrojë, çka është e ulët, do të ngrihet e çka është e lartë, do të ulet.
- 32 Rrënime, rrënime, rrënime, ja se çka do të bëj unë: të tilla rrënime s`do ketë derisa të vijë ai, të cilit i përket gjyqi e të cilit do t`ia lë në dorë.Ndëshkimi i Amonit
- 33 Ti, biri i njeriut, profetizo e thuaj: Kështu u thotë Zoti Hyj bijve të Amonit për turpin e tyre: Thuaj: Shpata, shpata është nxjerrë për të vrarë, lëmuar për të zhdukur, pret e vezëllon!
- 34 E ty ndërkaq të parashohin kotësi e të parakallëzojnë rrena që t`u vihet shpata në fyt të çshuguruarve të patenzonë, të cilëve u erdhi dita e paudhësisë së fundit.
- 35 Le të kthehet shpata në mill! Në vendin ku qe krijuar, në tokën ku ke lindur, atje do të të gjykoj.
- 36 Do ta zbraz mbi ty zemërimin tim e do t`i fryj flakës së zemërimit tim kundër teje. Do të të lë në duar të njerëzve të pashpirtë mjeshtër vrasjesh!
- 37 Shujtë do të bëhesh për zjarr e gjaku yt do të rrjedhë për tokë. Do të biesh në harresë, sepse fola unë, Zoti.