Beselidhja e VjeterEzekieli: Vajtim mbi rrënimin e Tirit
- 1 Atëherë më qe drejtuar fjala e Zotit:
- 2 Ti, pra, biri i njeriut, nisja vajtimit mbi Tirin,
- 3 dhe thuaj kundër Tirit që banon në hyrje të detit, që tregton me popujt e ishujve të panumërt: Kështu thotë Zoti Hyj:O Tir, ti që thoshe:`Jam i përsosur në pashi!`
- 4 Kufijtë e tu në zemër të detit arrijnë, ndërtuesit e tu me përpikëri të stolisën!
- 5 Bredhi Saniri t`i punuantë gjitha brinjat, cedër Libani të sollënpër ta ndërtuar direkun,
- 6 lis Basanit`i punuan rremat, ndenjëset e tua prej fildishitë larzuara me qiparis Cetimi.
- 7 Liri të larmë, të përpunuar prej Egjiptitveli yt në majë të direkut, mëndafshi e purpure prej Elisësishte mbulesa jote!
- 8 Banorët e Sidonit e të Araditishin rremtarët e tu;të dijshmit e tu, o Tir, u bënë detarët e tu.
- 9 Pleqtë e Biblit në ty qëndroninpër të ndrequr kur në ty gjë prishej.Të gjitha anijet me detarët e tyreishin në ty për të këmbyer tregti;
- 10 persianë, lutë e futëishin në ushtri tënde luftëtarët e tu shumë trima:në ty varën shqyt, përkrenare:ata të jepnin hijeshi!
- 11 Djemtë e Aradit me ushtrinë tëndesogje bënin rreth mureve të tua, gamadët ruanin mbi pirgjet e tua.Mburojat i vain në muret e tuae kurorëzonin bukur hijeshinë tënde.
- 12 Për arsye të të gjithë pasurisë sate deri edhe Tarsisi me ty bënte tregti, për mallrat e tu jepnin argjend, hekur, tuç e plumb.
- 13 Tregti me ty bënin deri edhe Javani, Tubali e Mosoku: këmbenin mallrat e tu me skllevër e me bronz.
- 14 Ata të shtëpisë së Togormës të sillnin për mallra kuaj karrocash e shale dhe mushq në tregun tënd.
- 15 Djemtë e Rodit me ty tregtonin. Tregtia e ishujve të shumtë ishte në dorën tënde: të paguanin të dhjetat me dhëmbë elefanti e me ebanoz.
- 16 Me ty tregtonte Edomi pse kishe prodhime të shumta: për prodhimet e tua sillnin karbunkul, purpur, me greshpe, me pëlhura të çmueshme, me korale e me rubina.
- 17 Judenj e izraelitë me ty bënin tregti. Të sillnin për këmbim mallrash grurë dore të parë, balsam, mjaltë, vaj e rrëshirë.
- 18 Damasku me ty tregtonte pse kishe shumë prodhime, për mallrat e tu të çdo lloji këmbenin verë Helboni e lesh Sahari,
- 19 verë prej Uzalit të jepnin për mallrat e tu: si këmbim sillnin hekur të punuar, kënellë e kallam të ëmbël.
- 20 Dedani tregtonte me ty mbulojës kuajsh.
- 21 Arabët e princat e Cedarit tregtonin me ty. Tregtonin me ty qengja, desh e cjep.
- 22 Tregtarët e Sabës e të Reemës tregtonin me ty e për mallrat e tu sillnin erëra të mira, gurë të paçmueshëm dhe ar.
- 23 Me ty tregtonin Harani, Keneja e Edeni. Shitësit e tu ishin Saba, Asiria e Kelmadi.
- 24 Edhe këta tregtonin me ty: veshje të shkëlqyeshme, tabare të purpurta e të larmishme, petka shumëngjyrëshe, litarë të punuar mirë e fort të dredhur.
- 25 Anijet e Tarsit mbartnin tregtitë e tua, ishe i begatshëm në zemrën e detit.
- 26 Në detin e hapur të shpurën rremtarët e tu, por era e lindjestë fundosi në zemrën e detit!
- 27 Pasuria jote, visaret e tua, mallrat e tu të shumtë, detarët e timonierët e tu, mjeshtrit e avarive, këmbyesit e tregtisë sate, të gjithë trimat luftëtarë, që në ty janëdhe e gjithë shumica jotedo të fundosen në fund të detitditën e mbarimit tënd!
- 28 Në zërin e kushtrimit të timonierëve të tudo të tranden brigjet e detit!
- 29 Prej anijesh do të zbresintë gjithë rremtarët, detarëte të gjithë timonierëte do të qëndrojnë në terik.
- 30 Mbi ty thekshëm do të vajtojnë, me hidhërim të madh do të gjëmojnë, me pluhur kokat do t`i mbulojnëe do të zhgërryhen nëpër pluhur!
- 31 Për ty kokat do t`i rruajnëe do të ngjeshen me grathore, me shpirt të pikëlluar ty do të të qajnë, rngjëmë të hidhur për ty do të bëjnë!
- 32 Do të fillojnë mbi ty vajtimine do të të thonë:`Kush na ishte porsi Tiriqë u shua, në fund të detit?!
- 33 Kur nga deti zbrisnin tregtitë e tua, i ngopje popujt e panumërt.Me pasuritë e tua të mëdhame mallra të tregtisë satei pasurove mbretërit e dheut!
- 34 Tashti u hap deti e të përpiu, u plandose në ujëra të mëdha!Barkë e mallra e detarëtë gjithë së bashku u fundosën në det!
- 35 Për ty mbarë banorët e ishujvei mbuloi tmerri, u tmerruan mbretërit e tyree mbuluan f`tyrën!
- 36 Tregtarët e popujve fërshëlluan mbi ty!U bëre vend që shtie tmerrin:kurrën e kurrës s`do të përtëritesh!