Beselidhja e VjeterEzekieli: Cedri
- 1 Të njëmbëdhjetin vit, të tretin muaj, të parën ditë të muajit, më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 2 Biri i njeriut, thuaji faraonit, mbretit të Egjiptit, e krenarisë madhështore të tij:Kujt i përngjan në madhështinë tënde?
- 3 Je si bredh, porsi cedri i Libanit, me gema të bukur, me gjethe të njoma, me shtat të lartë;maja ndër re i ka arritur!
- 4 E ushqyen ujërat, e rriti humnera, lumenjtë e tij rridhninrngjithreth rrënjëve të tij, përrenjtë i lëshoipërreth të gjitha pemëve të fushës!
- 5 Prandaj edhe u rrit i lartëpërmbi të gjitha pemët e fushës, u shumuan degët e tijmorën lart gemat e tij, sepse ujët kurrë s`i mungoi.
- 6 Kur e shtriu hijen e vet, në degët e tij i bënë foletëtë gjithë fluturakët e qiellit, e nën gema plot me gjetheegërsirat e fushës pollën, e nën hije të tij banoninpopuj të shumtë!
- 7 Ishte i hijshëm në madhëri të vet, në shtrirjen e degëve të veta, sepse rrënjët e veta i kishte përbri ujit që s`mungon.
- 8 Porsi ai cedra të tjerë s`ishin, në parajsën e Perëndisë, bredhat s`mund të krahasoheshinas edhe me gemat e tij, s`qenë çinarët të barabartëme degët e njoma të tij:asnjë pemë e parajsës së Hyjits`mund të matej me bukurinë e tij:
- 9 Shumë të bukur e kisha bërëme degë të shumta edhe të shpeshta:e lakmonin të gjitha pemët e Edenit, që kishte parajsa e Hyjit.
- 10 Prandaj kështu thotë Zoti Hyj: Pse u krenua për rritjen e vet e pse arriti maja deri ndër re e pse iu rrit mendja për lartësinë e vet,
- 11 do ta lë në dorë të një prijësi pagan tejet të fuqishëm dhe do të sillet me të sipas fajësisë së tij. Vetë e shfarosa.
- 12 Të huajt;më të dhunshmit e paganëve, do ta presin; do ta hedhin përtokë, gemat e tij do të bien nëpër lugina, degët e tij do të copëtohen nëpër gremina, nga hija e tij do të largohen të gjithë popujt e botës, do ta lënë!
- 13 Mbi trupin e tij do të ulentë gjithë fluturakët e ajrit, ndër gemat e tij do të strukenmbarë egërsirat e fushës,
- 14 që me lartësinë e vet të mos krenohet asnjë pemë e mbirë bri ujit dhe të mos e ngrejnë majën e vet ndër re dhe që asnjë pemë që pi ujë të mos krenohet me lartësinë e vet, sepsetë gjitha i nënshtrohen vdekjes, të hedhura në Nëntokën e tokës, mes bijve të njerëzve, tek ata që kanë zbritur në ferr.
- 15 Kështu thotë Zoti Hyj: Ditën kur zbriti në Nëntokë unë bëra të bëhet gjëmë: për të e mbulova Humnerën dhe i ndala lumenjtë, i pengova ujërat e mëdha; në zi e vesha Libanin, u lëkundën të gjitha pemët e fushës.
- 16 Në rropamën e rënies së tij, u trandën popujt, kur e shpura atë në ferr me ata që zbritnin në Nëntokë. U gëzuan në Nëntokë të gjitha pemët e Edenit, më të përmendurat e më të zgjedhurat e Libanit, mbarë të gjitha që u ujitën.
- 17 Sepse edhe ato së bashku me të zbritën në ad te të prerët me shpatë dhe te ndihmësit e tyre, që rrinin nën hijen e tij në mes të paganëve.
- 18 Kujt i përngjan, o më e përmendura e më e hijshmja, ndër pemët e Edenit? Dhe, ja, u hodhe me pemët e Edenit në krahinat e Nëntokës! Do të flesh në mes të parrethprerëve, me ata që shpata i preu! Ky është faraoni dhe mbarë populli i tij;thotë Zoti Hyj.