Beselidhja e VjeterEzekieli: Eshtrat e thata
- 1 Mbi mua ra dora e Zotit dhe, në shpirtin e Zotit, më çoi e më vendosi në mes të një fushe që ishte plot me eshtra.
- 2 Ai më bëri t`i përshkoj në të gjitha drejtimet: mbi sipërfaqen e tokës ishin pa masë shumë e tejet të thatë.
- 3 Atëherë më pyeti: Biri i njeriut, a të thotë mendja se këto eshtra mund ta rifitojnë jetën? Unë iu përgjigja: Ti e di, o Zot Hyj!
- 4 Atëherë më urdhëroi: Profetizo mbi këta eshtra e thuaju: O eshtra të thata, dëgjojeni fjalën e Zotit!
- 5 Kështu u thotë Zoti Hyj këtyre eshtrave: Unë po e fus në ju shpirtin e ju do ta rifitoni jetën.
- 6 Do të end mbi ju dejtë, do t`ju vesh me mish, do t`ju mbuloj me lëkurë, do t`ju fus shpirtin e ju do ta rifitoni jetën dhe do ta dini se unë jam Zoti.
- 7 Unë profetizova ashtu si më qe urdhëruar. Ndërsa unë po profetizoja, dëgjova një ushtimë dhe pashë një lëvizje eshtrash: iu afruan njëri-tjetrit, secili asht ashtit përgjegjës.
- 8 Shikova dhe, ja, u gërshetuan drejtë, u veshën me mish dhe me lëkurë, por ende nuk kishin shpirt.
- 9 Prapë më tha: Profetizoji shpirtit! Porfetizo, biri i njeriut, e i thuaji shpirtit: Kështu thotë Zoti Hyj: Eja, o shpirt, nga të katër anët e botës e fryj mbi këta të vdekur që ta rifitojnë jetën!
- 10 Unë profetizova siç më kishte urdhëruar dhe në ta hyri shpirti. Ata e rifituan jetën dhe qëndruan në këmbë të veta;një ushtri të madhe, tejet e madhe!
- 11 Atëherë më tha: Biri i njeriut, këta eshtra janë mbarë shtëpia e Izraelit. Ata thonë: `Eshtrat tona u thanë, s`kemi më kurrfarë shprese, kemi mbaruar!`
- 12 Prandaj profetizo e thuaju. Kështu thotë Zoti Hyj: Ja, unë do t`i hap varret tuaja dhe do t`ju nxjerr nga varret tuaja, o populli im, dhe do t`ju shtie në tokën e Izraelit.
- 13 Do ta dini se unë jam Zoti kur t`i kem hapur varret tuaja e t`ju kem nxjerrë nga varret tuaja, o populli im!
- 14 Do t`jua jap shpirtin tim dhe ju do ta rifitoni jetën dhe do t`ju vendos në tokën tuaj. Ju do ta dini se unë jam Zoti. Çka them unë, atë edhe e bëj;thotë Zoti Hyj.Juda e Izraeli një mbretëri e vetme
- 15 Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit.
- 16 Ti, o biri i njeriut, merre një dru e shkruaj në të: Juda e bijtë e Izraelit të bashkuar me të. Merre pastaj një tjetër dru e shkruaj mbi të: Jozefi;druri i Efraimit;e mbarë shtëpia e Izraelit e bashkuar me të.
- 17 Afroja njërën dru tjetrës si një dru të vetme: le të jenë të bashkuara në dorën tënde.
- 18 Kur bijtë e popullit tënd të pyesin: `A po na tregon çka do të thotë kjo?`,
- 19 thuaju: Kështu thotë Zoti Hyj: Ja, unë po e marr drunë e Jozefit, që është në dorën e Efraimit edhe fiset e Izraelit të bashkuara me të e po e bashkoj me drunë e Judës dhe po i bëj një dru të vetme: do të jenë një gjë e vetme në dorën time.
- 20 Mbaj në dorë ndër sytë e tyre drutë, në të cilat ke shkruar
- 21 e thuaju: Kështu thotë Zoti Hyj: Ja, unë po i bashkoj bijtë e Izraelit nga popujt ku janë të tretur, do t`i mbledh prej gjithkahit e do t`i kthej në tokën e tyre
- 22 dhe do t`i bëj një popull të vetëm në tokën e tyre, në malet e Izraelit; të gjithë do të kenë një mbret, më nuk do të jenë dy popuj dhe më nuk do të jenë të ndarë në dy mbretëri.
- 23 Më nuk do të përlyhen me idhujt e tyre, me turpësitë e tyre e me të gjitha paudhësitë e tyre, do t`i shpëtoj nga të gjitha kryeneçësitë e tyre me të cilat mëkatuan, do t`i pastroj; ata do të jenë populli im e unë do të jem Hyji i tyre.
- 24 Mbret do ta kenë shërbëtorin tim Davidin e të gjithë do të kenë një bari të vetëm. Do të jetojnë në gjyqet e mia e do t`i kryejnë urdhërimet e mia e me jetë do t`i zbatojnë.
- 25 Do të banojnë në tokën që ia dhurova Jakobit, shërbëtorit tim, në të cilën banuan etërit tuaj. Në të do të banojnë ata e fëmijët e tyre edhe bijtë e bijve të tyre përgjithmonë. Davidi shërbëtori im, do të jetë prijësi i tyre pëgjithmonë.
- 26 Me ta do të lidh Besëlidhje paqeje;një Besëlidhje të përhershme me ta. Do t`i vendos e do të bëj të shtohen me shumicë. Në mesin e tyre do ta bëj Shenjtëroren time të përhershme.
- 27 Banesa ime e përhershme do të jetë mes tyre: do të jem Hyji i tyre e ata do të jenë populli im.
- 28 Atëherë popujt do ta marrin vesh se unë jam Zoti, Shenjtëruesi i Izraelit, kur ta vendos për përgjithmonë Shenjtëroren time në mesin e tyre.