Beselidhja e VjeterEzekieli: Tempulli i ardhshëm
- 1 Në fillim të vitit të njëzetepestë të shpëguljes sonë, të dhjetën ditë të muajit, të katërmbëdhjetin vit pasi qe pushtuar Qyteti, po atë ditë, ra mbi mua dora e Zotit. Ai më çoi atje.
- 2 Në vegime hyjnore më çoi në tokën e Izraelit dhe më uli në majë të një mali shumë të lartë, mbi të cilin ishte ndërtuar pothuajse një qytet i tërë në krahun e jugut.
- 3 Ai më futi brenda. Dhe ja, një njeri i ndritshëm porsi kallaji, me litar të linjtë në dorë, me kallam mase në dorë, qëndronte në derë.
- 4 Ky njeri foli me mua e më tha: Biri i njeriut, vëzhgo e dëgjo me kujdes dhe vërjua mendjen të gjithave që do të t`i dëftoj, sepse je sjellë këtu që të të dëftohen këto. Kumtoja shtëpisë së Izraelit gjithçka të shohësh këtu.Muri i jashtëm
- 5 Dhe, ja, godina ishte e rrethuar gjithkund përjashta me mur. Kallami i masës që njeriu e kishte në dorë ishte gjashtë kutesh, çdo kut ishte një pëllëmbë më i gjatë. Ai e mati godinën: gjerësia një kallam e lartësia një kallam.Dera e lindjes
- 6 Erdhi te dera që shikon në drejtim të lindjes, u ngjit shkallëve dhe e mati pragun e derës: gjerësia një kallam.
- 7 Dhoma një kallam e gjatë e një kallam e gjerë. Ndërmjet dhomave pesë kute: edhe pragu i tremes përgjatë paraderës: një kallam.
- 8 E mati edhe tremen e derës:
- 9 tetë kute, shtyllakët: dy kutesh. Tremja e derës ishte brenda.
- 10 Dhomat e derës së lindjes ishin tri në njërën anë e tri në anën tjetër. Kishin të njëjtën masë. Po ashtu edhe shtyllakët: në të dy anët ishin po me atë masë.
- 11 E mati edhe gjerësinë e hyrjes në treme: ishte dhjetë kutesh; gjatësia e derës trembëdhjetë kutesh.
- 12 Para dhomave, në njërën anë e në tjetrën, ishin parmakët prej afro një kuti. Secila dhomë: gjashtë kute në njërën anë e gjashtë kute në anën tjetër.
- 13 Pastaj e mati derën prej pullazit të njërës dhomë deri në pullazin e asaj përballë: gjerësia njëzet e pesë kute prej njërës hyrje në tjetrën,
- 16 Dhomat dhe në mbidyert e tyre kishin dritare me kangjella rreth e rreth përbrenda. Po ashtu ishin dritaret edhe në treme rreth e rreth përbrenda, kurse në shtyllakët palma të pikturuara.Oborri i jashtëm
- 17 Më çoi edhe në oborrin e jashtëm. Dhe, ja, dhoma e trualli i shtruar me rrasa rreth e rreth oborrit: tridhjetë dhoma gjatë truallit të shtruar me rrasa.
- 18 Kalldrëmi ishte në të dy anët e dyerve me përmasa të derës. Ky ishte kalldrëmi i poshtëm.
- 19 Ai e mati gjerësinë e oborrit prej faqes së derës së poshtme deri në ballin e derës së brendshme përjashta: njëqind kute. Kështu në lindje e kështu në veri.Dera e veriut e tremes
- 20 E mati gjerësinë e gjatësinë edhe të derës së veriut të oborrit të jashtëm.
- 21 Edhe ajo kishte nga tri dhoma këndej e andej. Pragjet dhe paradera e saj me përmasat e derës së mëparshme. Gjatësia e saj pesëdhjetë kute e gjerësia njëzet e pesë kute.
- 22 Edhe dritaret e tremes si dhe skulpturat e palmave, sipas masës së derës në drejtim të lindjes. Në hyrje kishte shtatë shkallë. Paradera ishte përbrenda.
- 23 Paradera e brendshme e kishte derën përballë derës së veriut porsi në derën e lindjes. E mati nga dera në derë, njëqind kute.Dera e jugut
- 24 Më çoi edhe drejt jugut dhe, ja, dera që shikonte drejt mesditës. I mati pragjet e para derën: ishin sipas masave të lartpërmendura.
- 25 Dritaret e saj dhe tremet përreth porsi dritaret e tjera. Gjatësia ishte pesëdhjetë kute e gjerësia njëzet e pesë kute.
- 26 Tek ajo ngjiteshe nëpër shtatë shkallë. Paradera ishte përbrenda. Në shtylla kishte palma të pikturuara një këndej e një andej.
- 27 Tremja e kishte derën në drejtim të mesditës. E mati nga dera në derë: njëqind kute në drejtim të mesditës.Tremja e brendshme. Dera e jugut
- 28 Atëherë më futi në oborrin e brendshëm nëpërmjet derës së mesditës.
- 29 Dhomat e tij, pragjet dhe paradera: ishin me të njëjtën masë. Kishte edhe dritare, kishte edhe paradyer gjithkund përreth. Gjatësia ishte pesëdhjetë kute e gjerësia njëzet e pesë kute.
- 32 Atëherë më çoi në derë të lindjes të oborrit të brendshëm. E mati derën dhe ajo e kishte masën e mëparshme.
- 33 Dhomat e shtyllakët e paradera ishin me po të njëjtat masa si më lart. Kishte dritare dhe tremen rreth e rreth. Gjatësia ishte pesëdhjetë kute e gjerësia njëzet e pesë kute.
- 34 Hajati shikonte drejt oborrit të jashtëm. Shtyllakët kishin të gdhendura palma këndej e andej. Hyhej në të nëpër tetë këmbë shkallësh.Dera veriore
- 35 Më futi brenda edhe nëpër derën që është përballë veriut. E mati. Ishte po me ato masa të mëparshme:
- 36 dhomat, shtyllakët dhe tremja e saj. I kishte përreth edhe dritaret. Gjatësia pesëdhjetë kutë e gjerësia njëzet e pesë kutë.
- 37 Hajati shikonte drejt oborrit të jashtëm. Këndej e andej shtyllakët i kishin palmat e gdhendura. Në të ngjitej nëpër tetë këmbë shkallësh.Kthinat shtojca
- 38 Ishte një kthinë me hyrje në derë të tremes. Aty lahej flia e shkrumbimit.
- 39 Në tremen e derës, në njërën e në tjetrën anë, ishin nga dy tryeza për të therur në to flinë e shkrumbimit, flinë për mëkat e flinë për pendesë.
- 40 Mbanesh, jashtë tremes, te dera e tremes, në drejtim të derës së veriut, edhe dy tavolina. Po ashtu edhe në krahun tjetër të derës së tremes dy tavolina.
- 41 Kështu: katër tavolina në njërën anë e katër të tjera në anën tjetër të derës: ishin tetë tavolina mbi të cilat priteshin flitë.
- 44 Jashtë derës së brendshme ishin dy kthina, në tremen e brendshme: njëra ishte në anën e derës së veriut, e kthyer kah jugu, tjetra në anën e derës së jugut e kthyer kah veriu.
- 45 Ai më tha: Dhoma që është e kthyer me pamje kah jugu, duhet të jetë për priftërinj që shërbejnë në rojën e Tempullit.
- 46 Dhoma që është me pamje kah veriu, duhet të jetë për priftërinjë që kryejnë shërbesën e lterit: këta janë bijtë e Sadokut, ata nga bijtë e Levit, të cilët kanë leje t`i afrohen Zotit për t`i shërbyer.Paradera e brendshme
- 47 E mati edhe paraderën. Ishte e gjatë njëqind kute, e gjerë njëqind kute: katrore. Në ballë të Tempullit ishte lteri.Tempulli: Ulami;hyrja kryesore
- 48 Atëherë më futi në treme të Tempullit. I mati shtyllakët e tremes: pesë kute këndej e pesë kute andej. Gjerësia e hyrjes ishte katërmbëdhjetë kute. Krahët e derës tre kutësh këndej e tre kutesh andej.
- 49 Gjatësia e paraderës ishte njëzet kutesh, kurse gjerësia dymbëdhjetë kutesh. Për dhjetë këmbë shkallë ngjiteshe tek ajo. Në pragje ishin dy shtylla: njëra në njërën anë e tjetra në tjetrën anë.