Beselidhja e VjeterEzekieli: Ndarja e tokës. Pjesa e Zotit
- 1 Kur ta ndani me short vendin, ndajeni njëherë pjesën e shenjtë të Zotit: me gjatësi njëzet e pesë mijë kute e me gjerësi njëzet mijë kute. Kjo pjesë do të jetë e shuguruar në tërë hapësirën e vet;
- 2 prej kësaj pjese Shenjtërores i takojnë pesëqind kute gjatë e pesëqind kute gjerë; katrore, si dhe pesëdhjetë kute kullota përreth.
- 3 Pasi ta kesh matur këtë, prej saj mat gjatësi njëzet e pesë mijë kute e gjerësi dhjetë mijë: në këtë vend do të jetë Tempulli;Shenjtërorja tejet e shenjtë.
- 4 Kjo pjesë e shenjtë u takon priftërinjve që shërbejnë në Shenjtërore, të cilët i afrohen Zotit për t`i shërbyer. Ky vend do t`u shërbejë atyre për shtëpi dhe për kullota të bagëtive.
- 5 Njëzet e pesë mijë për së gjati e dhjetë mijë kute për së gjeri le t`u jepet levitëve që shërbejnë në Tempull: kjo është prona e tyre për të ndërtuar qytetet e banimit.
- 6 Si pronë, pastaj, të qytetit, jepni për pjesë pesë mijë kute në gjerësi e njëzet e pesë mijë kute në gjatësi përbri pronës së shuguruar: në të ka pjesë mbarë shtëpia e Izraelit.Pjesa e princit
- 7 Princit le t`i caktohet për pronë një pjesë nga të dy krahët e pronës së shenjtëruar dhe të pronës së qytetit, që nga krahu i detit deri në det e që nga ana e lindjes në drejtim të lindjes me gjatësi sa dhe ato pjesë prej kufirit të perëndimit deri në kufirin e lindjes.
- 8 Kjo pjesë do të jetë prona e tij në Izrael dhe princat e mi më nuk do të guxojnë ta ndrydhin popullin tim dhe tokën do t`ia japin shtëpisë së Izraelit sipas fiseve.
- 9 Kështu thotë Zoti Hyj: Mjaft më, princat e Izraelit! Hiqni dorë nga dhuna e rrëmbimet! Bëni të drejtën e drejtësinë! Mos bëni kërkesa tatimesh prej popullit tim;thotë Zoti Hyj.
- 10 Kini peshore të drejta, ef të drejtë, bat të drejtë!
- 11 Efi e bati le të zënë njësoj, të kenë të njëjtën masë: le të zërë të dhjetën pjesë të homerit bati e të dhjetën pjesë të homerit efi: masa e tyre le të jetë sipas homerit.
- 12 Sikli të ketë njëzet gera. Pesë sikla të jenë pesë sikla, dhjetë sikla të jenë dhjetë sikla e mina le të jetë pesëdhjetë sikla.Kushtet për kultin
- 13 Ky është kushti që duhet ta jepni: një të gjashtën e efit për gomor të grurit dhe të gjashtën e efit për gomor të elbit.
- 14 Në lidhje me vajin, ja rregullorja: bati është masa e vajit -: një të dhjetën e batit për çdo kor;dhjetë bat bëjnë një homer, sepse dhjetë bat mbushin një kor.
- 15 Nga çdo grigjë dyqind delesh;të kullotave të pasura të Izraelit;një dele si fli shkrumbimi, si fli pajtimi për të shpërblyer;thotë Zoti Hyj.
- 16 Mbarë populli i vendit është i detyruar t`ia bëjë këtë kusht princit të Izraelit.
- 17 Princi e ka për detyrë të japë për flitë e shkrumbimit, kushtet e njomjet në ditët e festave, për hënë të re, për të shtuna dhe për të gjitha kremtimet e shtëpisë së Izraelit: ai le të kujdeset për flitë për mëkat si dhe për kushtet, flitë e shkrumbimit e për flitë e pajtimit për shpërblim të shtëpisë së Izraelit.E kremtja e pashkëve
- 18 Kështu thotë Zoti Hyj: Të parën ditë të të parit muaj, merre një mëzat pa të metë nga gjedhi e shpërbleje lterin.
- 19 Prifti të marrë prej gjakut të flisë për shpërblim të mëkatit e ta qesë në pragjet e Shtëpisë e në katër këndet e sipërfaqes së lterit dhe në pragjet e derës së tremes së brendshme.
- 20 Bëj kështu edhe të shtatën ditë për çdokënd që ka mëkatuar prej ligështisë e prej padijes. Kështu do ta kryeni pajtimin për Shenjtëroren.
- 21 Të parin muaj, të katërmbëdhjetën ditë të muajit, festojeni të kremten e Pashkëve! Shtatë ditë le të hahet buka e pabrumë.
- 22 Atë ditë princi le të kushtojë për vete e për mbarë popullin e vendit një viç si therore për mëkat.
- 23 Për shtatë ditët e të kremtes le t`i kushtojë si fli shkrumbimi shtatë mëzetër e shtatë desh të panjollë;çdo ditë nga një për shtatë ditë;dhe për mëkate çdo ditë nga një cjap.
- 24 Le ta kushtojë edhe si paraqitje një ef për çdo mëzat e për çdo dash dhe një hin vaji për çdo ef.Shenjtërimi i të kremtes së tendave
- 25 Të shtatin muaj, të pesëmbëdhjetën ditë të muajit, le të bëjë ditën e festës, siç u tha edhe më lart, për shtatë ditë, qoftë për mëkate e qoftë për fli të shkrumbimit, qoftë për kushtim e për vaj.