Beselidhja e VjeterEzekieli: Ndarja e vendit
- 1 Ja emrat e fiseve: Nga kufiri i veriut, në drejtim të Hetalonit, në hyrje të Ematit, Asarenon, në veri për kufi të Damaskut, përgjatë kufirit të Ematit;nga krahu i lindjes deri në det: pjesa e Danit, një pjesë.
- 2 Nga kufiri i Danit;nga kufiri lindor deri në kufirin e detit: pjesa e Aserit, një pjesë.
- 3 Përgjatë kufirit të Aserit, prej lindjes e deri në det: pjesa e Neftaliut, një pjesë.
- 4 Përgjatë kufirit të Neftaliut, prej lindjes e deri në det pjesa e Manaseut, një pjesë.
- 5 Përgjatë kufirit të Manaseut, prej lindjes e deri në det: pjesa e Efraimit.
- 6 Përgjatë kufirit të Efraimit, prej lindjes e deri në det: pjesa e Rubenit.
- 7 Përgjatë kufirit të Rubenit, prej lindjes e deri në det: pjesa e Judës.
- 8 Përgjatë kufirit të Judës, prej lindjes e deri në det le të jetë pjesë e veçuar që do t`ia kushtoni Zotit: gjerë e gjatë: njëzet e pesë mijë kute, sikurse edhe çdo pjesë, prej lindjes e deri në det: në mesin e saj do të jetë shenjtërorja.
- 9 Pjesa që do ta veçoni për Zotin, le të jetë e gjatë njëzet e pesë mijë kute dhe e gjerë njëzet mijë.
- 10 Kjo pjesë e veçuar u takon këtyre: priftërinjve: në veri njëzet e pesë mijë kute; në perëndim dhjetë mijë kute e gjerë, në lindje dhjetë mijë kute e gjerë e në jug njëzet e pesë mijë kute e gjatë; në mes le të jetë Shenjtërorja e Zotit.
- 11 Priftërinjve të shuguruar;bijve të Sadokut, të cilët i ruajtën rregulloret e mia e nuk gabuan, kur e morën udhën e mbrapshtë bijtë e Izraelit, siç gabuan edhe vetë levitët:
- 12 atyre u takon një pjesë nga kjo pjesë e veçuar, pjesa më e shenjtë, përgjatë kufirit të pjesës së levitëve.
- 13 Po edhe levitëve pikërisht sikurse pjesës së priftërinjve: njëzet e pesë mijë kute gjatë e dhjetë mijë kute gjerë;gjithsej njëzet e pesë mijë kute gjatë e dhjetë mijë kute gjerë.
- 14 Prej kësaj pjese asgjë s`mund të shitet, s`mund të ndërrohet, s`mund të kalohet në askënd toka e Veçuar, sepse është e shuguruar Zotit.
- 15 Pesë mijë kute në gjerësi, që teprojnë nga ato njëzet e pesë mijë, le të jenë kujri: për qytet, për banim e për kullota: qyteti le të jetë në mes.
- 16 Ja, masat e saj: në veri pesëqind e katër mijë, në jug pesëqind e katër mijë, në lindje pesëqind e katër mijë dhe në perëndim pesëqind e katër mijë kute.
- 17 Kullotat e qytetit duhet të jenë: në veri dyqind e pesëdhjetë kute, në jug dyqind e pesëdhjetë kute, në lindje dyqind e pesëdhjetë kute e në krah të detit dyqind e pesëdhjetë kute.
- 18 Çka, pastaj, të teprojë përgjatë pjesës së shenjtë;dhjetë mijë kute në anë të lindjes e dhjetë mijë në perëndim, gjatë pjesës së shenjtë;prodhimet e saj do t`u jepen atyre që i shërbejnë qytetit për ushqim.
- 19 Shërbyesit e qytetit le të merren nga të gjitha fiset e Izraelit.
- 20 E tëra pjesë e veçuar, pra, njëzet e pesë mijë kute herë njëzet e pesë mijë: katrore. Do t`i veçoni pjesën e shenjtëruar Zotit dhe pronën e qytetit.
- 21 Pjesa që tepron i përket princit në të dy anët e pjesës së shuguruar dhe të pjesës së pronës së qytetit;në krahun e lindjes njëzet e pesë mijë kute, në krahun e lindjes, e në krahun e perëndimit njëzet e pesë mijë kute deri në kufi me det, sipas pjesëve të fiseve;i takon princit. Pjesa e shuguruar e Shenjtërorja e Tempullit le të jetë në mes,
- 22 e ndarë nga prona e levitëve e nga prona e qytetit, ndërmjet Judës e Beniaminit, është prona e princit.
- 23 Fiseve të tjera: nga lindja në perëndim: pjesa e Beniaminit.
- 24 Gjatë kufirit të Beniaminit prej lindjes në perëndim: pjesa e Simonit.
- 25 P ër kufi të Simonit, prej lindjes në perëndim: pjesa e Isaharit.
- 26 Për kufi të Isaharit, prej lindjes në perëndim: pjesa e Zabulonit.
- 27 Për kufi të Zabulonit, prej lindjes deri në bregun e detit: pjesa e Gadit.
- 28 Për kufi të Gadit, prej lindjes në anë të jugut, në drejtim të jugut kufiri kalon prej Tamarës deri në ujërat Meribatkades, përgjatë përroit deri në Detin e Madh.
- 29 Kjo është toka për të cilën do të hidhni short për fiset e Izraelit, këto janë pjesët e tyre;thotë Zoti Hyj.Dyert e Jerusalemit
- 30 Këto janë daljet e Qytetit: në krahun e veriut;masa e së cilës është pesëqind e katër mijë kute,
- 31 dyert e Qytetit do të quhen me emrin e fiseve të Izraelit. Tri dyer në veri: Dera e Rubenit, Dera e Judës e Dera e Levit.
- 32 Në anën e lindjes;pesëqind e katër mijë;tri dyer: Dera e Jozefit, Dera e Beniaminit e Dera e Danit.
- 33 Në anën e mesditës;masa e së cilës pesëqind e katër mijë;tri dyer: Dera e Simonit, Dersa e Isaharit e Dera e Zabulonit.
- 34 Në anën e perëndimit;pesëqind e katër mijë;tri dyer: Dera e Gadit, Dera e Aserit e dera e Neftaliut.
- 35 Gjithsej rreth e rreth: tetëmbëdhjetë mijë kute.Emri i QytetitPrej asaj dite Qyteti do të quhet: ZOTI;ËSHTË;ATY.