Beselidhja e VjeterEzekieli: Mbarimi i afërt
- 1 Atëherë më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 2 Ti, biri i njeriut, thuaj: Kështu i thotë Zoti Hyj tokës së Izraelit: E pat! Erdhi fundi mbi katër anët e botës!
- 3 Tashti edhe ty të erdhi fundi: furinë time mbi ty do ta zbraz, do të të dënoj sipas sjelljeve të tua, mbi ty do t`i hedh të gjitha turpësitë e tua.
- 4 Syri im s`do të ketë dhimbje për ty, nuk do të ketë mëshirë, por do të kërkoj përgjegjësi për sjelljen tënde e veprat e neveritshme të tuat do të mbesin në ty dhe ju do ta dini se unë jam Zoti.
- 5 Kështu thotë Zoti Hyj: Ja, po vjen një fatkeqësi mbi fatkeqësi!
- 6 Po vjen sosja, erdhi sosja! Rri zgjuar kundër teje, ja ia behu !
- 7 Të erdhi e zezëdita, o banuesi i tokës! Erdhi koha, afër është dita e trishtimit e jo e haresë ndër male!
- 8 Tashti, edhe pak, e do ta zbraz mbi ty furinë time, do ta çoj në vend zemërimit tim kundër teje, do të të dënoj sipas sjelljeve të tua e mbi ty do t`i hedh të gjitha fajësitë e tua!
- 9 Syri im s`do të ketë dhimbje as s`do të kem mëshirë, madje do të kërkoj llogari për sjelljet e tua e turpësitë e tua do të mbeten në ty e do ta dini se unë jam Zoti që godet.
- 10 Ja, dita! Ja po vjen dita! U nis e zezëdita, lulëzoi padrejtësia, mbiu krenaria!
- 11 Në këmbë është dhuna për ta ndëshkuar paudhësinë: asgjë s`mbetet prej tyre, asgjë nga shkëlqimi i tyre, asgjë prej bubullimës së tyre, ndër ta më s`do të ketë qetësi!
- 12 Erdhi koha, u afrua dita: kush blen, të mos gëzohet, kush shet, të mos ankohet, sepse hidhërimi po zbrazet mbi mbarë madhështinë e saj.
- 13 Sepse, ai që shiti, s`do të rikthejë më çka shiti derisa të jetë gjallë, sepse pamja e madhështisë së saj nuk do të hiqet dalë dhe askush s`do ta bëjë më të fortë jetën e vet në saje të fajësisë.
- 14 Bini borisë, le të jetë gjithçka gati, por s`ka kush të dalë në luftë: sepse mbi kokë i rri zemërimi im mbarë madhështisë së saj!Mëkatet e Izraelit
- 15 Përjashta;shpata, përbrenda;murtaja e uria! Kush është në fushë, do të vdesë nga shpata, kush është në qytet, do ta përpijë uria e murtaja.
- 16 Prej tyre do të shpëtojnë ata që do të ikin, por ata do të jenë në male porsi pëllumbat e luginave në pikëllim: të gjithë do të sharrojnë në fajësinë e vet.
- 17 Të gjitha duart pa fuqi do të mbesin, të gjithë gjunjët s`do të bajnë më se ujët.
- 18 Me grathore të gjithë do të ngjeshen, tmerri të gjithë do t`i pushtojë.Do të bjerë turpi mbi çdo fytyrë, do të shoget koka e të gjithëve.
- 19 Argjendin e vet në udhë do ta hedhin, ndotje ari do t`u bëhet.S`do t`i shpëtojnë argjendi e ari i tyreditën e zemërimit të Zotit, me të urinë nuk do ta shuajnë, barkun e vet nuk do ta mbushin, pse u bë shkaku i fajësisë së tyre.
- 20 Argjendet e tyre të bukurai shndërruan në turpësi:punuan me to idhujt e vet, pikturat e veta të ndyra, ja, përse në iri ua ktheva.
- 21 Do ta jap të huajve për plaçkë, të patenzonëve të tokës për pre, ata do ta përdhunojnë.
- 22 Larg prej tyre faqen do ta kthej, do të dhunohet visari im i fshehtë;plaçkitësit në të do të hyjnëe do ta përdhujnë;
- 23 vargje me të do të punojnë, sepse vendi është plot me vrasje, qyteti është plot fajësi.
- 24 Lumin e popujve në të do të sjell, shtëpitë e tyre do t`i zotërojnë, do ta zhduk madhështinë e forcës së tyre, shenjtëroret do t`ua dhunojnë.
- 25 Kur të vijë ngushtica do të kërkojnë paqen, por paqe nuk do të ketë!
- 26 Fatkeqësi mbi fakteqësi do të vijë, kushtrimi s`do të presë kushtrimin;prej profetit do të kërkojnë përgjigje, priftërinjtë mësimin do ta harrojnëedhe pleqve do t`u mungojë këshilla.
- 27 Mbreti do të jetë në zi, princin tmerri do ta mb`lojë, popullit vendas duart do t`i dridhen;me ta do të sillem sipas sjelljes së tyre, do t`i gjykoj sipas gjyqeve të tyree ta dinë se unë jam Zoti.