Beselidhja e VjeterEzekieli: Ndëshkimi
- 1 Atëherë bërtiti me një zë të fortë në veshët e mi e më tha: U afruan ndëshkimet e qytetit! Secili le ta ketë në dorë veglën e vrasjes!
- 2 Dhe ja, gjashtë vetë po vinin nga dera e lartë, nga ajo që shikon drejt veriut, e secili mbante në dorën e vet armën e goditjes. Mes tyre ishte një tjetër njeri i veshur me petka të linjta e veglat e shkrimit i kishte në brez. Hynë dhe zunë vend përbri lterit të tumbakët .
- 3 Lavdia e Hyjit të Izraelit, nga kerubini, mbi të cilin pushonte, u ngrit në drejtim të pragut të Tempullit dhe e thirri burrin që ishte i veshur me të linjta dhe që i kishte veglat e shkruesit në brez.
- 4 Zoti i tha: Kalo përmes qytetit nëpër Jerusalem dhe shënoje një tau mbi ballin e atyre njerëzve që ofshajnë dhe dënesin për shkak të të gjitha këtyre turpësive që po bëhen në mes të Jerusalemit.
- 5 Kurse atyre të tjerëve u tha;e dëgjova vetë-: Kaloni nëpër qytet e shkoni pas tij dhe goditni: syri juaj të mos ketë dhimbje e mos kini mëshirë:
- 6 vritni plak e të ri, vajzë, foshnjë e grua, tretuani farën; por ruajuni se vritni ndonjë prej atyre që e kanë shenjën tau. Nisjani nga Shenjtërorja ime! Ia filluan, pra, nga pleqtë që ishin para Tempullit.
- 7 Atëherë u tha: Dhunojeni Tempullin! Mbusheni oborrin me të vrarë! Dilni! Ata dolën e i vrisnin ata që ishin në qytet.
- 8 Tashti, ndërsa ata po vrisnin, unë mbeta vetëm, rashë me fytyrë përdhe e thashë: Heu, o Zot Hyj! A po ia humb farën edhe tepricës së Izraelit, duke e zbrazur hidhërimin tënd mbi Jerusalem?
- 9 E ai m`u përgjigj: Paudhësia e shtëpisë së Izraelit e të Judës është për së tepërmi e madhe; mbarë toka është mbushur me gjak, kurse qyteti është plot me padrejtësi. Sepse ata thanë: `E ka braktisur Zoti vendin, Zoti nuk sheh!`;
- 10 prandaj as syri im s`do të ketë dhimbje e nuk do të mëshiroj: do t`u kërkoj përgjegjësi për sjelljen e tyre.
- 11 Dhe ja, ai njeri i veshur me të lintja e që në brez kishte veglat e shkrimit, u përgjigj e tha: Kreva çka më ke urdhëruar.