Beselidhja e VjeterDanieli: Nabukodonozori tregon ëndrrën e vet
- 1 Unë Nabukodonozori jetoja në qetësi në shtëpinë time e lulëzoja në pallatin tim,
- 2 dhe ja, pashë një ëndërr që ma futi frikën deri në palcë. Mendimet që më vinin në shtrat e përsiatjet që më përbluante truri, më shqetësuan.
- 3 Urdhërova: le të më sillen të gjithë dijetarët e Babilonisë për të ma shtjelluar ëndrrën.
- 4 Atëherë erdhën dijetarë, magjistarë, kaldenj, shtjellues shenjash. Unë ua tregova ëndrrën, por ata s`ditën të ma japin shtjellimin.
- 5 Atëherë erdhi para meje Danieli, i cili quhet Baltazar me emër të hyjit tim. Ky ka në vetvete shpirtin e zotave të shenjtë. Unë ia tregova ëndrrën time:
- 6 Baltazar, prijësi i dijetarëve! Unë e di se në vetvete ke shpirtin e zotave të shenjtë dhe se asnjë fshehtësi s`është e vështirë për ty: ja vegimet që kam pasur në ëndërr: ma shtjello.
- 7 Vegimet që më kaluan nëpër tru, ndërsa isha në shtrat, janë këto:Shikoja, dhe ja, një pemë në mes të tokës, lartësia e saj shumë e madhe!
- 8 Pemë e madhe dhe e fortë, me majë e prekte qiellin!Mund të shihej nga skajet e tokës!
- 9 Gjethet e saj një bukuri, e mbushur me fruta garguri:ushqim në të kish` për gjithkënd!Kafshët e egra nën të banonin, në gema të saj shpendët e qiellit, çdo gjallesë prej saj ushqehej?
- 10 Ndërsa në shtrat nëpër kokën timepo valonin këto vegime, kur, ja, rojaprej qiellit zbriti e një shenjt,
- 11 klithi me të madhe:`Priteni pemën, shkurtoni gemat, hiqjani gjethet, tretjani frutat!të ikin kafshët prej poshtë saj, prej gemave shpendët t`i zhduken!
- 12 Në dhe lërjani me rrënjë trupin, në vargje të hekurt, të bronztë, në barin e tokës!Le ta lagë vesa e qiellit, pjesë të përbashkët me kafshët e egrale ta ketë barin e tokës!
- 13 T`i ndërrohet zemra e njeriut, t`i jepet zemër bagëtish!Le të kalojnë mbi të shtatë kohë!
- 14 Këtë vendim e morën Rojtarët, kërkesë kjo me urdhër të shenjtërveqë ta dijë gjithkush i gjallëse përmbi mbretërinë njerëzorembretëron i Tejetlarti:i jep mbretërinë atij që do, më të voglin në kokë ia vë!`
- 15 Kjo është ëndrra që e pa mbreti Nabukodonozor. Ti, pra, o Baltazar, ma shtjello, sepse asnjë prej të gjithë dijetarëve të mbretërisë sime nuk është në gjendje të ma japë shtjellimin. Ti mundesh, sepse në ty është shpirti i zotave të shenjtë.Danieli e shtjellon ëndrrën
- 16 Atëherë Danieli, i mbiquajtur Baltazar, mbeti për ca kohë i shtanguar dhe i trazuar nga mendimet e veta. Mbreti mori fjalën e tha: Baltazar, mos lejo të të marrë mendsh ëndrra dhe shtjellimi i saj! Baltazari u përgjigj: Imzot, ëndrra jote u rëntë armiqve të tu e shpjegimi i saj mbi kundërshtarët e tu!
- 17 Pema që e pe të lartë e të fortë, lartësia e së cilës prekte qiellin e që shihej në çdo skaj të tokës,
- 18 gemat e së cilës ishin shumë të bukur, frutat e së cilës me shumicë, që në të kishte ushqim për gjithkënd, nën të cilën banonin egërsirat e fushës, në gemat e së cilës banonin shpendët e qiellit,
- 19 je ti, o mbret, që u bëre i madhërueshëm e tejet i pushtetshëm, madhëria jote u rrit e arriti deri në qiell e pushteti yt deri në skajet e tokës.
- 20 Kurse ajo që pa mbreti se një rojtar e një shenjt zbriti prej qiellit e tha: `Prejeni pemën dhe copëtojeni, porse trungun e rrënjëve të saj lërëni në dhe e në pranga të hekurta e të bronzta, në barin e tokës e le të lahet nga vesa e qiellit e pjesën le ta ketë me kafshët e egra derisa të kenë kaluar mbi të shtatë kohë`,
- 21 ja ç`shtjellim ka, o mbret, vendimi i të Tejetlartit që do të zbatohet mbi zotërinë tim, mbretin:
- 22 do të të dëbojnë prej njerëzve, do të banosh me egërsirat e malit, do të hash bar porsi lopët dhe do të lagesh nga vesa e qiellit;shtatë kohë do të kalojnë mbi tyderisa ta kesh kuptuar se i Tejetlarti ka pushtetmbi mbretërinë e njerëzve, dhe se ia jep atij kujt Ai do.
- 23 Lidhur me sa urdhëroi të lihet trungu i rrënjëve të saj, d. m. th. të pemës, mbretëria jote për ty do të mbesë, pasi ta kesh pranuar pushtetin e Qiellit.
- 24 Prandaj, o mbret, le të të pëlqejë këshilla ime: shpërbleji mëkatet e tua me lëmoshë e paudhësitë e tua me mëshirë ndaj skamnorëve: kështu do të gëzosh mirëqenie të gjatë.Ëndrra sendërtohet
- 25 Të gjitha këto shkuan në vend mbi mbretin Nabukodonozor.
- 26 Pasi kaluan dymbëdhjetë muaj, ndërsa po shëtiste në pallatin e mbretërisë së Babilonisë,
- 27 mbreti tha: Vallë a s`është kjo Babilonia e madhe, që unë e ndërtova për kryeqytet të mbretërisë me fuqinë e forcës sime e me lavdinë e madhërisë sime?
- 28 Ndërsa ende fjala ishte në gojën e mbretit, jehoi një zë prej qiellit: Ty po të them, o mbreti Nabukodonozor, u hoq prej teje mbretërimi yt!
- 29 Do të të dëbojnë prej mesit të njerëzve e ti do të banosh me kafshë të egra: sanë do të hash porsi kau. Mbi ty do të shndërrohen shtatë kohë derisa ta dish se i Tejetlarti zotëron mbi mbretërinë e njerëzve dhe se ia jep atij kujt Ai do.
- 30 Po në atë moment u plotësua fjala mbi Nabukodonozorin: qe dëbuar nga mesi i njerëzve, hëngri bar posi lopët, trupi i tij u lag nga vesa e qiellit, flokët iu rritën e iu bënë porsi puplat e shqiponjës e thonjtë e tij si kthetrat e shpendëve.Nabukodonozori shërohet
- 31 Kështu, kur morën fund ditët e caktuara, unë, Nabukodonozori, i lartësova sytë e mi kah qielli, atëherë m`u kthyen mendtëatëherë e bekova të Tejetlartin, e lëvdova dhe e madhërova të Gjallin e përhershëm, sepse pushteti i Tij pushtet i amshueshëm, mbretëria e tij brezni më brezni!
- 32 Të gjithë banorët e tokëspara tij janë asgjë.Ai vepron sipas dëshirës së vetme ushtrinë qielloree me banuesit e tokës, pushtetit të tij kush s`mund t`i bëjë ballëas s`mund t`i thotë: `Ç`po bën?`
- 33 Po në atë moment m`u kthyen mendtë dhe, në nder të mbretërisë sime m`u kthyen madhëria dhe shkëlqimi; këshilltarët e oborrtarët e mi më kërkuan dhe qeshë vënë në mbretërinë time dhe madhëria ime u rrit edhe më tepër.
- 34 Tani pra, unë, Nabukodonozori e lavdëroj, e madhëroj dhe i jap lavdi Mbretit Qiellor:të gjitha veprat e tij janë e vërtetë, të gjitha udhët e tij janë drejtësi, Ai mund t`i përulëata që ecin me krenari!