Beselidhja e VjeterDanieli: Smira e satrapëve
- 1 Dariu medas e mori mbretërinë në moshën gjashtëdhjetedyvjeçe.DANIELI NË SHPELLËN E LUANËVESmira e satrapëve
- 2 I pëlqeu Dariut të caktojë njëqind e njëzet satrapë mbi mbretërinë e vet për të gjitha krahinat e mbretërisë së vet.
- 3 Mbi ta caktoi tre prijës. Ndër ta njëri ishte Danieli. Këtyre satrapët duhet t`u jepnin llogari që të mos ia mërzitnin mbretit.
- 4 Por Danieli i tejkalonte të gjithë prijësit e satrapët në gjithçka, sepse kishte shpirtin e Hyjit të jashtëzakonshëm, kështu që mbreti mendonte ta caktonte mbi mbarë mbretërinë.
- 5 Atëherë prijësit dhe satrapët kërkonin të gjenin ndonjë rast kundër Danielit në lidhje me mbarështimin e zyrës shtetërore, por nuk mundën të gjejnë asnjë shkak as dyshim, sepse ishte besnik e në të s`gjendej as faj as pakujdesi .
- 6 Prandaj, këta njerëz thanë: Këtij Danieli s`mund t`i gjejmë faj, veç nëse i gjejmë ndonjë gjë kundër tij në lidhje me besimin e Hyjit të tij.
- 7 Atëherë prijësit e satrapët u bashkuan te mbreti e i thanë kështu: Rrofsh sa malet, o mbreti Dari!
- 8 Të gjithë prijësit e mbretërisë, paria, satrapët, bujarët e gjyqëtarët janë të mendimit që të shpallet një urdhëresë e fortë e mbretit, kështu që kushdo të bëjë ndonjë lutje brenda tridhjetë ditëve ndonjë zoti ose njeriu, përjashta teje, o mbret, të flaket në shpellën e luanëve.
- 9 Prandaj, o mbret, forcoje vendimin e nënshkruaje urdhëresën që të mos mund të shndërrohet sipas ligjeve të medëve e të persianëve që nuk mund të ndryshohen.
- 10 Kështu mbreti Dari e nënshkroi urdhëresën e ndalimit.Lutja e Danielit
- 11 Si e mori vesh Danieli se urdhëresa ishte nënshkruar, hyri në shtëpinë e vet e, me dritare të hapura në dhomën e vet që shikonin drejt Jerusalemit, në tri kohët e ditës binte në gjunjë, e adhuronte falënderonte Hyjin e vet, ashtu siç e kishte pasur zakon të vepronte edhe më parë.
- 12 Atëherë këta njerëz shkuan dhe e gjetën Danielin duke iu lutur e duke iu përlutur Hyjit të vet.
- 13 U çuan e shkuan dhe i thanë mbretit lidhur me urdhëresën: O mbret, a nuk e nënshkrove ti urdhëresën se çdo njeri që t`i lutet brenda tridhjetë ditëve ndonjë hyji ose njeriu përjashta teje, o mbret, do të hidhet në shpellën e luanëve? Mbreti u përgjigj: Po, është e vërtetë! E urdhëresa sipas ligjit të medëve e të persianëve, është e pashndërrueshme!
- 14 Atëherë ata thanë para mbretit: Danieli, ai i shpëguluri nga Juda, nuk shqetësohet për ty, o mbret, as për urdhëresën që ti e dhe, por çdo ditë në tri kohët e ditës, i bën lutjet e veta.
- 15 Kur mbreti e dëgjoi këtë fjalë, u prish fort, në zemrën e vet mendoi ta shpëtojë. Deri në perëndimin e diellit u mundua ta shpëtojë.
- 16 Por ata njerëz u bashkuan përsëri te mbreti e i thanë: Mos harro, o mbret, se sipas ligjit të medëve e të persianëve, asnjë ndalesë ose urdhëresë e mbretit që ai e vendosi, s`ka leje të mos zbatohet!Danieli i hedhur luanëve
- 17 Atëherë mbreti dha urdhër të merret Danieli e të hidhet në shpellën e luanëve. Mbreti i tha Danielit: Hyji yt, që ti e nderon gjithmonë, ai të shpëtoftë!
- 18 Sollën një gur dhe e vunë në grykën e shpellës. Mbreti e vulosi me unazën e vet dhe me vulën e bujarëve të vet, që asgjë të mos mund të ndryshohej lidhur me Danielin.
- 19 Mbreti u kthye në pallatin e vet. Natën e kaloi pa ngrënë dhe as nuk i sollën ushqime. Për më tepër edhe gjumi i treti.
- 20 Të nesërmen në mëngjes, mbreti mëkoi herët fort dhe me nxitim shkoi te shpella e luanëve.
- 21 Si iu afrua shpellës, me një zë të përvajshëm e thirri Danielin e i tha: O Daniel, shërbëtori i Hyjit të gjallë, Hyji yt, të cilit ti i shërben gjithmonë, vallë a do të ketë mundur të të shpëtojë prej luanëve?
- 22 Danieli iu përgjigj mbretit e i tha: Rrofsh sa malet, o mbret!
- 23 Hyji im dërgoi engjëllin e vet e ua mbylli gojët luanëve. Nuk ma bënë asnjë të keqe, sepse u gjend para Tij se jam i drejtë. Por as para teje, o mbret, nuk bëra asnjë faj.
- 24 Mbreti mbeti tejet i kënaqur për këtë gjë dhe urdhëroi të nxirret Danieli nga shpella. Danieli qe nxjerrë nga shpella e në të nuk u gjet asnjë lëndim, sepse i besoi Hyjit të vet.
- 25 Mbreti atëherë urdhëroi dhe u sollën ata njerëz që e kishin paditur Danielin, dhe qenë hedhur në shpellën e luanëve ata, bijtë e tyre e gratë e tyre e as nuk arritën deri në truallin e shpellës pa i pasë pushtuar luanët dhe ua coptuan të gjithë eshtrat e tyre.Dëshmimi i besimit dhënë prej mbretit
- 26 Atëherë mbreti Dari u shkroi të gjithë popujve, fiseve e gjuhëve që banojnë mbi mbarë tokën: Paçi paqe me mbushullim!
- 27 Kam dhënë urdhër që në mbarë mbretërinë time, ku unë sundoj, le të dridhen e le ta druajnë Hyjin e Danielit:sepse Ai është Hyji i gjallë, ai është i amshueshëm!Mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim, sundimi i tij deri në amshim!
- 28 Ai është çlirues e shëlbues, që bën shenja e mrekullinë qiell e mbi tokë!Ai e shpëtoi Danielinprej çaponjve të luanëve.
- 29 Danieli përparoi në gjithçka gjatë sundimit të Dariut e të sundimit të Cirit persian.