Beselidhja e VjeterDanieli: Vegimi i egërsirave
- 1 Në vitin e parë të Baltazarit, mbretit të Babilonisë, Danieli pa një ëndërr e disa vegime i silleshin nëpër mend në shtrojën e tij. Ai edhe e shkroi ëndrrën.Fillimi i fjalëve që tha:
- 2 Danieli tha: Shikoja në vegimin tim natën dhe, ja, katër erërat e qiellit e çonin peshë Detin e Madh;
- 3 katër egërsira të stërmëdha dolën nga deti: ishin të ndryshme nga njëra-tjetra.
- 4 E para ishte porsi luaneshë e kishte krahë shqiponje. Ndërsa unë po e shikoja, iu shkulën krahët, u ngrit nga toka e u ndreq në këmbë porsi njeriu dhe i qe dhënë zemra e njeriut.
- 5 Dhe ja, një tjetër egërsirë, e dyta, e ngjashme me ariun, pjesërisht e ndrequr. Në gojë i kishte tri brinjë: i mbante me dhëmbë. Kështu i qe thënë: Ngrihu e ha shumë mish!
- 6 Pastaj shikoja, dhe ja, një tjetër egërsirë, porsi leopardi. Mbi vete kishte katër krahë shpendi. Egërsira kishte edhe katër kokë dhe i qe dhënë pushteti.
- 7 Pas kësaj po shikoja në vegimin e natës dhe, ja, egërsira e katërt e tmerrshme, e çuditshme dhe tejet e fuqishme. Dhëmbët i kishte të hekurt, të mëdhenj: hante e copëtonte dhe tepricën e shkelte me këmbë. Ishte krejtësisht e ndryshme nga egërsirat e tjera që i kisha parë më parë, dhe kishte dhjetë brirë.
- 8 Unë po i vrojtoja këta brirë, dhe ja, mbiu një tjetër bri i vogël mes tyre dhe tre nga brirët e mëparshëm u shkulën para tij. Pashë se ai bri kishte sy si sy njeriu. Kishte edhe gojën me të cilën fliste fjalë të mëdha.Vegimi i të Tejetlashtit dhe i Birit të njeriut
- 9 Vrojtojadhe ja, u shtruan fronetdhe i Tejetlashti ndenj.Petku i tij i bardhë porsi bora, flokët e kokës së tij porsi leshi i pastër;froni i tij porsi flaka e zjarrit, rrotat e tij zjarr i ndezur flakë!
- 10 Lumë i zjarrtë rridhtee dilte përpara tij, mijëra mijërash i shërbenine miliarda miliardash qëndronin përpara tij:po bëhej gjyqi, u hapën librat!
- 11 Ende më jehonin në veshë fjalët e mëdha që fliste briri, dhe ja, egërsira qe prerë, e copëtuan trupin e saj dhe e hodhën për ta djegur në zjarr.
- 12 Egërsirave të tjera u qe marrë pushteti, por u qe lejuar ta zgjasin jetën edhe për një kohë të caktuar.
- 13 Unë po shikoja kështu në vegimin e natës:dhe ja, në retë e qiellit, po vinte dikush si Biri i njeriut!Arriti deri tek i Tejetlashti i motitdhe qe paraqitur para tij.
- 14 Ai i dha pushtetin, nderin e mbretërinë.Të gjithë popujt, fiset e gjuhëtu shtruan nën shërbimin e tij:pushteti i tij pushtet i amshuarqë kurrë s`do të merret, mbretëria e tijkurrë nuk do të prishet.Shtjellimi i vegimit
- 15 Tmerri ma mbuloi shpirtin. Mua Danielin më tmerruan këto gjëra. Vegimet që më vlonin në mend më morën mendsh.
- 16 Iu afrova njërit prej atyre që ishin aty e kërkova të ma thotë të vërtetën lidhur me të gjitha këto. Ai m`u përgjigj e ma dha shpjegimin e këtyre gjërave:
- 17 Këto katër egërsira të mëdha, janë katër mbretër që do të ngriten mbi tokë;
- 18 do ta marrin veç prej tyre mbretërinë dhe do ta mbajnë për shekuj të shekujve shenjtërit e Hyjit të Tejetlartë.
- 19 Pastaj kërkova të mësoj të vërtetën lidhur me egërsirën e katërt, që ishte shumë e ndryshme nga të gjitha këto të tjerat, tepër e tmerrshme, dhëmbët i kishte të hekurt e thonjtë të bronztë, hante, copëtonte e tepricat i shkelmonte,
- 20 nga dhjetë brirët që i kishte në kokë dhe për tjetrin që posa i lindi i ranë tre të tjerë, për atë bri që kishte sy e gojë, me të cilën fliste fjalë të mëdha dhe që ishte më e madhe se të tjerat.
- 21 Unë po e shikoja dhe, ja, ai bri bënte luftë kundër shenjtërve dhe i mundte,
- 22 derisa arriti i Tejetlashti i motit dhe u dha të drejtën Shenjtërve të të Tejetlartit. Erdhi koha dhe Shenjtërit e fituan mbretërinë.
- 23 Ai tha kështu:Egërsira e katërtdo të jetë e katërta mbretëri mbi tokëmë e madhe do të jetë se mbretëritë e tjera, do ta përpijë botën mbarë, do ta shkelmojë e do ta grimcojë.
- 24 Kurse dhjetë brirët:nga kjo mbretëridhjetë mbretëri do të bëhen, por pas tyre një tjetër do të ngrihet.Ky do të jetë më i fuqishëm se të parët, tre mbretër do t`i mposhtë,
- 25 blasfemi do të flasë kundër të Tejetlartit, do t`i ndrydhë Shenjtërit e të Tejetlartit, do të kujtojë se mund t`i ndërrojëkohët e Ligjin, e Shenjtërit do të bien në dorë të tijpër një kohë, disa kohë e gjysmë kohe.
- 26 Atëherë do të mbahet gjyqi, do t`i merret pushteti, do të shpartallohet e do të zhduket për jetë!
- 27 Mbretëri e pushtet e madhëria e mbretërivedo t`i jepen popullittë Shenjtërve të të Tejetlartit, mbretëria e të cilitështë mbretëri e amshueshmedhe të gjithë mbretërit atij do t`i shërbejnë, atë do të dëgjojnë. `
- 28 Këtu merr fund tregimi.Unë, Danieli, mbeta shumë i turbulluar në mendimet e mia, fytyra m`u zverdh, por këto gjëra i ruajta në zemrën time.