Beselidhja e VjeterDanieli: Lutja e Danielit
- 1 Vitin e parë të Dariut, birit të Asuerit, prej farës së medëve, i cili sundoi mbi mbretërinë e kaldenjve,
- 2 vitin e parë të sundimit të tij, unë, Danieli, po i shqyrtoja Shkrimet mbi numrin e vjetëve;të cilët i ishin zbuluar prej Hyjit profetit Jeremi;që duhej të plotësoheshin për rrënimet e Jerusalemit: shtatëdhjetë vjet.
- 3 E solla fytyrën time drejt Zotit Hyjit tim, iu luta e iu përluta me agjërim, me grathore e në pluhur.
- 4 Unë iu luta Zotit Hyj, dëshmova e thashë:Po të lutem, o Zot, Hyj i madhërishëm e i tmerrshëm, ti që e mban Besëlidhjen dhe mëshirën ndaj atyre që të duan e i mbajnë urdhërimet e tua.
- 5 Ne mëkatuam, bëmë keq, vepruam paudhësisht, kundërshtuam, i lamë urdhërimet e rregulloret e tua.
- 6 Nuk i dëgjuam shërbëtorët e tu profetët, të cilët, në emër tënd, u folën mbretërve tanë, prijësve tanë, etërve tanë e mbarë popullit të vendit.
- 7 Ty, o Zot, të përket drejtësia, kurse neve turpi në fytyrë, siç u ndodhi edhe sot njerëzve të Judës, banorëve të Jerusalemit, e mbarë Izraelit, këtyre që janë afër e atyre që janë larg anembanë tokës, ku i trete për shkak të paudhësisë së tyre, me të cilën mëkatuam kundër teje.
- 8 O Zot, neve na takon turpi në fytyrë, mbretërve tanë, prijësve tanë e etërve tanë, sepse mëkatuam kundër teje;
- 9 kurse Zotit, Hyjit tonë, i takon mëshira e falja, sepse ne u larguam prej teje.
- 10 Nuk e dëgjuam zërin e Zotit, Hyjit tonë, për të ecur ligjit të tij që na e dha nëpërmjet shërbëtorëve të vet, profetëve.
- 11 Të gjithë izraelitët e shkelën Ligjin tënd dhe u larguan për të mos e dëgjuar zërin tënd. Kështu u resh mbi ne mallkimi e nëma që është e shkruar në Librin e Moisiut, shërbëtorit të Hyjit, sepse mëkatuam kundër tij.
- 12 Ai i vuri në veprim fjalët që i ka folur kundër nesh e kundër gjyqtarëve tanë, të cilët na gjykuan: zbrazi mbi ne një fatkeqësi të madhe, sa që një gjë e tillë kurrë nuk kishte ngjarë nën qiell, siç i erdhi Jerusalemit.
- 13 Pikërisht ashtu siç është e shkruar në Ligjin e Moisiut, krejt ajo fatkeqësi erdhi mbi ne e ne nuk e lutëm Zotin, Hyjin tonë, nuk u kthyem nga paudhësitë tona për ta pranuar të vërtetën tënde.
- 14 Zoti ndenji zgjuar mbi këtë fatkeqësi dhe e çoi mbi ne, sepse Zoti, Hyji ynë, është i drejtë në të gjitha veprat e veta që i bëri: në të vërtetë ne nuk e dëgjuam zërin e tij.
- 15 E tani, o Zot, Hyji ynë, ti, që me dorën tënde të fuqishme e nxore popullin tënd prej tokës së Egjiptit;e fitove zë të madh që qëndron deri në ditën e sotme;ne kemi mëkatuar, ne e bëmë të keqen,
- 16 o Zot, kundër çdo drejtësie sate, por po të lutem, largoje zemërimin tënd e furinë tënde prej qytetit tënd Jerusalemit e prej Malit tënd të Shenjtë: sepse për shkak të mëkateve tona e të paudhësive të etërve tanë Jerusalemi dhe populli yt janë bërë turpi i të gjithë atyre që na rrinë përreth.
- 17 E tani, o Hyji ynë, dëgjoje lutjen e shërbëtorit tënd dhe përlutjet e tij, dëftoje fytyrën tënde mbi Shenjtëroren tënde të mbetur shkretë, pashë dashurinë tënde!
- 18 Prire, o Hyji im, veshin tënd e dëgjo! Hapi sytë e tu e shihe mjerimin tonë e Qytetin që thirret me emrin tënd. Jo, nuk i paraqesim lutjet tona në fuqi të veprave tona të drejta, por në fuqi të mëshirave të tua të shumta.
- 19 Na dëgjo, o Zot! Na fal, o Zot, na vështro e vepro! Mos vono pashë jetën tënde, o Hyji im, sepse emrin tënd mban Qyteti yt e populli yt!Engjëlli shtjellon profecinë
- 20 Derisa ende po flisja, po lutesha e po rrëfeja mëkatet e mia e mëkatet e popullit tim, Izraelit, dhe po i shtrija përlutjet e mia para Hyjit tim për Malin e Shenjtë të Hyjit tim,
- 21 ndërkohë që ende po thoja lutjen, dhe ja, Gabrieli, që e kisha parë më parë në vegim, duke fluturuar me nxitim më preku në kohën e flisë mbrëmësore,
- 22 më mësoi, foli me mua e më tha: O Daniel, erdha për të të mësuar e për të të bërë të kuptosh.
- 23 Që në fillim të lutjes sate ka dalë fjala dhe unë qeshë dërguar ta mësoj, sepse ti je tejet i dashur. Tani rri gati fjalës e merre vesh vegimin:
- 24 Shtatëdhjetë të shtunat janë të caktuarambi popullin tënd e mbi Qytetin tënd të shenjtëpër t`i dhënë fund paudhësisë, për të marrë fund mëkati, për t`u zhdukur fajësia, për t`u sjellë drejtësia e përhershme, për të shkuar në vend vegimi e profeti, për t`u shuguruar Shenjti i shenjtërve.
- 25 Dije, pra, dhe merre mirë vesh:Që kur të dalë fjalaqë përsëri të ndërtohet Jerusalemie derisa të vijë i Shuguruari Prijës, janë shtatë javë.Gjatë shtatëdhjetë javëve pastajpërsëri do të rindërtohet sheshi dhe muret, por në kohë të vështira.
- 26 Pastaj pas shtatëdhjetë e dy javëvedo të vritet i Shuguruari, por jo për vete.Qytetin dhe Shenjtëroren do ta shkatërrojëpopulli i prijësit të ardhshëm.Mbarimi i tyre është në shkatërrime deri në mbarim do të ketë luftëe shkatërrime të caktuara.
- 27 Ai do të lidhë një Besëlidhje të fortë me shumë palëpër një javë të vetme;në gjysmën e javësdo të pushojë fli e kusht, përmbi krahun e Tempullitdo të jetë Ndyrësia e shkatërrimitderi në mbarim, deri në caktimin e mbarimitqë do të bjerë mbi shkatërruesin.