Beselidhja e VjeterOsea: Ardhmëria e Izraelit
- 1 Bijtë e Izraelit për nga numri do të jenë porsi rëra e detitqë s`mund të matet as s`mund të numërohet.Do të ndodhë: në vendin ku u thuhej:`Ju nuk jeni populli im`, do t`u thuhet: `Bijtë e Hyjit të gjallë!`
- 2 Do të bashkohen bijtë e Judëssë bashku me bijtë e Izraelit, do të caktojnë për vete një krye të vetëme do të dalin nga vendi, sepse do të jetë e madhe dita e Jezrahelit.
- 3 Thuajuni vëllezërve tuaj: `Populli Im`, motrave tuaja: `Mëshirëmadhja!`Zoti dhe bashkëshortja e pabesë
- 4 Paditeni nënën tuaj, paditeni, sepse ajo s`është më gruaja ime, unë nuk jam më burri i saj!Le t`i heqë prej fytyrës së vetshenjat e lavirësisëdhe shenjat e pabesnikërisënga mesi i kraharorëve të saj;
- 5 ndryshe do ta zhvesh cullak, lakuriq si kur u linde do ta kthej në shkretëtirë, në tokë të etur shkrumb për ujë:do të bëj shpirti t`i dalë nga etja!
- 6 S`do të kem mëshirë për bijtë e sajpse janë pjellë e lavirësisë.
- 7 Nëna e tyre u lavirësua, ngjizësja e tyre turpërisht veproi sepse tha:`Do të shkoj pas dashnorëve të mi, ata më japin bukë e ujë, lesh e li e vaj e pije.`
- 8 Prandaj, ja, unë rrugën tëndeme ferrëkuqe do ta zë, me ledhe do ta rrethoj, s`do t`i gjejë shtigjet e veta!
- 9 Do të vrapojë përpas dashnorëve, s`do t`i zërë;do t`i kërkojë, por s`do t`i gjejë, e do të thotë:`Po kthehem te burri im i parë, sepse isha më e lume se tani!`
- 10 Nuk e dinte se unë i jepjagrurë e verë edhe vaj të mirë;i dhuroja argjend e ar, që e përdorën për të punuar baalët.
- 11 Prandaj do të shkoj e do të marr prapagrurin tim në kohën e tij, edhe verën në kohën e saj, do të marr prapa lesh e lime të cilët duhej të mbulonte veten.
- 12 Turpësinë tani do t`ia zbulojpo ndër sy të dashnorëve të saj, s`gjendet ai që prej dorës të ma nxjerrë!
- 13 Do t`i jap fund çdo gëzimi të saj, festimit të saj, hënës së re të saj, të shtunave e të kremteve të saj.
- 14 Do t`ia prish vresht e fiq, për të cilët tha:`Ja këto janë shpërblimi imqë m`i dhanë dashnorët e mi!`E në shkurre do t`i kthejdo t`i hanë kafshët e fushës.
- 15 Do t`i paguajë ditët e baalëve, kur u digjte kem të erëndshëm, stolisej me vathë e argjendee i ndiqte dashnorët e vete mua më harronte është fjala e Zotit.Zoti e ripërtërit bashkimin
- 16 Prandaj vetë do ta josh atë, do ta shpie në shkretëtirëe do t`i flas zemrës së saj.
- 17 Do t`i kthej vreshtat e saj, do ta shndërroj luginën Akor në derë shprese.Atje ajo do të përgjigjetporsi në ditët e rinisë së vet, porsi në ditët kur pati dalëprej tokës së Egjiptit!
- 18 E do të ndodhë pikërisht atë ditë është fjala e Zotit, ti do të më thërrasësh: `Fati im`, e s`do të më quash më: `Baali im`.
- 19 Prej gojës së saj do t`i heq baalët, emrin s`do t`ua kujtojë më.
- 20 Atë ditë për ta do të lidh besëme egërsirat e malit, me fluturakët e qiellite me zvarranikët e tokës.Prej vendit do të shfaroshark e shpatë e luftë:do t`i bëj të pushojnë të qetë.
- 21 Do të të bëj fatin tim të përhershëm, do të të fejoj në drejtësi e në të drejtë, me dhembshuri e dashuri.
- 22 Do të të fejoj në besnikërie ti Zotin do ta njohësh!
- 23 Ja ç`do të ndodhë:atë ditë do të vështroj lutjen është fjala e Zotit, unë do ta vështroj qiellinedhe ai do të vështrojë tokën;
- 24 Edhe toka do të përgjigjetme grurë, verë e vaj të mirëe këto do t`u përgjegjenpritjeve të Jezrahelit.
- 25 Do ta mbjell për mua në vend, do ta dua `Të-Pa-Mëshirën`;
- 26 do t`i them: `Jo-Popullit-Tim`, `Ti Je-Populli-Im`e ai do të më thotë:`Ti Je-Hyji-Im.