Beselidhja e VjeterOsea: Kushtrimi
- 1 Mos e hiq borinë nga goja!Si shqiponja mbi shtëpi të Zotit, sepse e thyen besëlidhjen time, e shqelmuan Ligjin tim!
- 2 Ata më thërrasin: `Hyji im!`Të njohim, o Izrael!
- 3 Tej e flaku Izraeli të mirën, armiku do ta pëdjekë.Anarki politike e idhujtari
- 4 Vunë mbretër pa dijen time, princa vunë e mua s`më pyetën.Me argjend e me ar të vet punuan idhuj për veteqë të sharronin.
- 5 I urryeshëm është viçi yt, o Samari!Kundër tyre flakë u ndez furia ime!Deri kur s`do të mund të pastrohen?
- 6 Po, ai vjen prej Izraelit, një mjeshtër atë e punoie Zot s`është!Shkëndijë do të bëhet viçi i Samarisë!
- 7 Pasi mbjellin erë, stuhi do të korrin!Gruri i tyre kallinj s`do të lidhë, nëse rritet, miell s`do të japë, po edhe në dhëntë, të huajt do ta hanë!Izraeli sharron pse i thërret të huajt në ndihmë
- 8 Izraeli u përpie tani është bërë ndër kombe enë e ndytë!
- 9 U ngjitën deri në Asyri gomar i egër që endet në vetmi -e Efraimi dhurata u jep dashunorëve.
- 10 Ani në dashtë, le të dhurojë kombet, s`do të vonoj, do t`u jap rrugët, le të dridhen sado paknën peshën e mbretit të princave.Kundër kultit thjesht të jashtëm
- 11 Kur Efraimi i shumoi lterët për mëkat, i shërbyen veç për të mëkatuar.
- 12 Për të i shkruaja ligjet e mia të shumta, porse çmohen porsi gjë e huaj.
- 13 Ata i duan flitë, kushtojnë mishrat dhe i hanë, por ato Zotit s`i pëlqejnë.Tani do ta kujtojë fajësinë e tyre, do t`i ndëshkojë për mëkatet e tyre:në Egjipt do të kthehen.
- 14 Izraeli e harroi Basin e vete ndërtoi pallate të mëdha, Juda i shumoi fortesat e veta.Zjarrin do të hedh mbi qytetet e tyre, do t`i përpijë fortesat e tyre.