Beselidhja e VjeterJoeli: Liturgji vaji e lutjeje
- 1 Fjala e Zotit që i qe drejtuar Joelit, birit të Fatuelit.I. FRUSHKULLI I KARKALECAVE1. LITURGJI VAJI E LUTJEJEA. Vajtim mbi rrënimin e vendit
- 2 Dëgjojeni, këtë, o pleq, vërjani veshin e kuptoni, të gjithë ju, o banuesit e tokës!Një gjë e tillë a ndodhi në ditët tuajaose në ditët e etërve tuaj?
- 3 Tregojuni bijve tuaj, e bijtë tuaj bijve të vete bijtë e tyre breznisë së ardhshme!
- 4 Çka la vemja e hëngri karkaleci, karkaleci ç`la e hëngri krimbaleshi, krimbaleshi ç`la e hëngri bulkthi!
- 5 Zgjohuni, të dehur, e vajtoni, ulëritni të gjithë që pini verëpërmbi musht që prej gojës ju hoq!
- 6 Sepse u sul kundër vendit timnjë popull i madh që nuk mund të numërohet:dhëmbët e tij porsi të luanit, e dhëmballët si të luaneshës!
- 7 Vreshtin tim e ktheu në shkretëtirë, gemat fiqve ua cungoi, i zhveshi edhe i flaku, u zbardhuan gemat e tij!
- 8 Qaj si vasha e veshur në zipër të fejuarin e rinisë së vet!
- 9 U zhduk kushti edhe njomja nga Shtëpia e Tenzot;në zi u veshën priftërinjtë, shërbëtorët e Tenzot.
- 10 U përmbys anembanë fusha, vajton toka, sepse drithi është dëmtuar, mbaroi mushti, sharroi vaji!
- 11 Vajtoni, o bujq, dënesni, vreshtarë, përmbi grurë e përmbi elb, se mbaruan të korrat!
- 12 U tha hardhia, u vyshk fiku, shega, palma edhe molla, të gjitha pemët e fushës u thanë!U fik gëzimiprej bijve të njerëzve!B. Grishje për pendesë e për lutje
- 13 Vishuni me grathore e qani, o priftërinj, vajtoni, o shërbëtorë të lterit!Ejani, në grathore flini, shërbëtorët e Hyjit tim, se mbaroi në Shtëpi të Hyjit tuajflia e kushtit edhe e njomjes.
- 14 Shenjtërohuni me agjërim, shpalleni një mbledhje të shenjtë, bashkoni pleqtë, të gjithë banorët e venditnë Shtëpinë e Hyjit tuaj!Thuajini Zotit:
- 15 Eheu, ditë e zezë!U afroka Dita e Zotit:si shkatërrim po vjen prej të Gjithëpushtetshmit!
- 16 Ushqimet, vallë, s`u zhdukënpara syve tuaj, gëzimi e harejaprej Shtëpisë së Hyjit tuaj?
- 17 U kalb farapër nën buca, u rrëzuan drithnikët, u rrënuan grunarët, pse u zhduk drithi.
- 18 Pse gjëmojnë kafshët?Pse tërbuar janë loritë e gjedhit?Pse kullotë për to më s`ka!Mbaruan dhe grigjat e deleve!
- 19 Ndihmë, o Zot, te ti bërtas, sepse zjarri i përlaukullotat e shkretëtirës, flaka i dogjitë gjitha pemët e fushës!
- 20 Madje edhe të malit egërsiratrënkojnë drejt teje, sepse u shterën burimet, edhe zjarri i përpiukullotat e shkretëtirës.C. Dita e Zotit e shkatërrimi i tashëm