Beselidhja e VjeterJoeli: Kushtrim për Ditën e Zotit
- 1 Bini borisë në Sion, lëshoni kushtrim në malin tim të shenjtë!Le të dridhen të gjithë banorët e vendit, se erdhi Dita e Zotit, sepse është afër!
- 2 Ditë errësire e ditë terri, ditë reje e thellimi!Si agimi shtrihet përmbi malenjë popull i madh dhe i fortë:një i tillë s`ka qenë më parë, një i tillë nuk do të jetë pasnë vjetët e ardhshme brez pas brezi!Njësitë pushtuese
- 3 Para tij zjarri përpine pas tij flaka përlan!Para tij vendi ështësi kopsht parajse, e pas tij shkatërrim shkretëtire!Asnjë gjë nuk i shpëton!
- 4 Për nga dukja i ngjan kalite vrapojnë porsi kalorësit.
- 5 Ushtimë katërrotash të duket, kërcejnë përmbi maja malesh, si pëlcitje flake zjarrikur hamallët digjen shkrumb, porsi ushtria e shumtë, për luftë e gatshme!
- 6 Para tyre dridhen popujt, zhukë fytyra u bëhet.
- 7 Vrapojnë porsi trima, porsi luftëtarët mureve u kapen, secili ecën udhës së vete s`u shmangen shtigjeve të veta.
- 8 Asnjëri s`e ngushton vëllain e vet, secili ecën drejtimit të vet, përshkohen përmes shigjetashe nuk ndalen!
- 9 Hyjnë në qytet, në mure ngjiten, në shtëpi zbresin, nëpër dritare porsi cubat hyjnë.Vegimi i Ditës së Zotit
- 10 Para tij u trand toka, u tund qielli, u errësuan dielli e hëna, edhe yjet zunë të mos ndritin!
- 11 Edhe Zoti bëri të dëgjohetzëri i tij në krye të ushtrisë së vet.Vërtet është e madhe ushtria e tij, e fortë edhe zbatuese e urdhrit të tij!Vërtet është e madhe Dita e Zotit, shumë e tmerrshme, kush mund t`i bëjë ballë?D. Grishje për pendesë
- 12 Që tani;është fjala e Zotit -kthehuni me gjithë zemër kah unë, me agjërim, me vaj e dënesje!
- 13 Shqyeni zemrat e jo petkat, kthehuni kah Zoti Hyji i juaj, sepse është i butë e edhe i mëshirshëm, i durueshëm e shumë i dhimbshëm, ndien keqardhje për fatkeqësi.
- 14 Kush e di? Ndoshta kthehet edhe fale lë pas vetes, ndoshta, bekimin!Kushte, njomje Zotit Hyjit tuaj!
- 15 Bini borisë në Sion!Shenjtërohuni me agjërim, shpalleni një mbledhje të shenjtë!
- 16 Bashkojeni popullin, shenjtërojeni mbledhjen, mblidhni pleqtë, mblidhni të vegjlit e foshnjat e gjirit, le të dalë dhëndri nga dhoma e vet, le të dalë nusja nga oda e vet!
- 17 Ndërmjet tremes dhe lteritle të qajnë priftërinjtëshërbëtorët e Zotite le të thonë:Fale, o Zot, popullin tënd, mos lejo të turpërohet prona jotee të sundojnë mbi të paganët!Përse të thuhet ndër paganë:Ku është tani Hyji i tyre?II. PËRGJIGJJA E ZOTIT
- 18 Iu dhembs Zotit toka e vet, e fali popullin e vet.Mbarimi i frushkullit dhe çlirimi
- 19 Iu përgjigj pop`llit të vet Zoti:Ja se unë po ju dërgojdrithra, verë edhe vaj, do të keni gjithsa t`ju duhet!E askurrë më s`do të lejojtë bëheni turp për paganë.
- 20 Atë që vjen prej Veriut, larg do ta tres prej jush, do ta hedh në vend të thatë e të shkretë:pararojën në det të lindjes, praparojën në det të perëndimit:do t`i ngjitet lart qelbësira, do t`i ngjitet lart kalbësira.Sepse bëri punë të mëdha.Vegimi i begatisë
- 21 Mos ki frikë, o Tokë, gëzo e galdo, sepse Zoti bëri punë të madhe!
- 22 Mos u trembni, kafshët e vendit, kullotat e shkretëtirës lulëzuan, i dhanë pemët frutat e veta, pasurinë e vet e dhafiku edhe hardhia.
- 23 Bij të Sionit, shpërtheni në hare, gëzohuni në Zotin Hyjin tuaj, sepse jua dhuroi shiun e drejtësisëe bëri të zbresë mbi jushiu i hershëm edhe i vonisi më parë!
- 24 Lëmenjtë do të mbushen me grurë, tinarët do të mbushen plot e përplotme verë të re e me vaj të freskët.
- 25 Unë do t`jua plotësoj gjëratqë jua përlaukarkaleci e krimbaleshi, bujkthi e vemja ushtria ime e madheqë e çova kundër jush.
- 26 Do të hani e do të ngiheni, do të lëvdoni emrin e Zotit Hyjit tuaj, sepse bëri mrekulli me ju:kurrë më populli im nuk do të turpërohet!
- 27 Do ta dini se jam vetë mes Izraelit, unë Zoti, Hyji juaj, e tjetër s`ka:kurrë më turp për popullin tim!