Beselidhja e VjeterLevitiku: Gërbula e njeriut
- 1 Zoti foli me Moisiun e me Aronin e tha:
- 2 Nëse ndokujt i del në mish ose në lëkurë ndonjë enjtje, rrebull ose njollë e bardhemtë që mund të dyshohet se mund të jetë gërbulë, i tilli le të çohet tek Aroni ose te cilido prift prej bijve të tij.
- 3 Prifti le ta shikojë pjesën e sëmurë të lëkurës. Nëse qimja në vendin e sëmurë është bërë e bardhë dhe duket se varra është më e thellë se lëkura në mish: është sëmundja e gërbulës. Pasi prifti ta ketë shikuar, le ta shpallë të papastër.
- 4 Por, në qoftë se njolla e bardhemtë në lëkurë nuk duket se ka depërtuar më thellë në mish dhe nëse qimja nuk ka ndryshuar e është zbardhuar, prifti le ta mbajë veçuar për shatë ditë.
- 5 Të shtatën ditë le ta shikojë përsëri, në qoftë se njolla nuk është rritur më tepër e nuk është përhapur edhe më tepër në lëkurë, le ta mbajë përsëri të veçuar edhe shtatë ditë të tjera.
- 6 Të shtatën ditë le ta shikojë përsëri: nëse vëren se njolla e ka humbur shndritësinë e mëparshme dhe nëse nuk është përhapur më tepër në lëkurë, le ta shpallë të pastër: sepse është vetëm kromë. Njeriu le t`i lajë petkat e veta e do të jetë i pastër.
- 7 Por, në qoftë se pasi prifti ta ketë parë dhe shpallur të pastër, kroma rritet përsëri, le të sillet te prifti
- 8 e prifti le ta shikojë prapë. Nëse kroma është përhapur vërtet më fort, prifti le ta shpallë të papastër: është gërbula.B. Gërbula e vjetruar
- 9 Nëse ndokujt i shfaqet sëmundja e gërbulës, i tilli le të sillet te prifti
- 10 e ky le ta shikojë. Nëse mëllëri në lëkurë është bërë i bardhë e qimet t`i jenë shndërruar në të bardhemtë e mishi i është enjtur në çiban të gjallë,
- 11 le të shpallet gërbulë e kahmotshme e zhvilluar në lëkurë. Prifti le ta shpallë të papastër e s`ka nevojë ta veçojë sepse është e qartë se është i papastër.
- 12 Porse, nëse gërbula e përhapur mbi lëkurë në mënyrë që e përfshin tërë lëkurën prej majës së kresë deri në fund të këmbëve, në të gjitha pjesët e trupit që prifti mund t`i shohë,
- 13 prifti le ta shikojë. Nëse gërbula ia ka përfshirë tërë trupin, le ta shpallë të pastër, pasi është gërbula e kthyer në ngjyrë plotësisht të bardhë, e prandaj edhe njeriu le të shpallet i pastër.
- 14 Por, kur të shfaqet në të mish i gjallë, le të shpallet i papastër.
- 15 Kur ta ketë shikuar prifti, le ta çmojë ndër të papastër: mishi i gjallë është i papastër: është gërbula.
- 16 Por, nëse shndërrohet prapë në të bardhë, le të vijë te prifti,
- 17 e ky, pasi ta ketë vërtetuar se është ashtu, le ta shpallë të pastër.C. Mëllëri
- 18 Kur ndokush ka pasur në lëkurë e mish ndonjë mëllë që është shëruar,
- 19 por aty ku ka qenë mëllëri del i thatë i bardhë ose njollë e kuqrremtë, i tilli le të shkojë ta vështrojë prifti.
- 20 Prifti pasi ta ketë vërtetuar se vendi i njollës është më thellë në mish se tjetërkund dhe se qimet i janë zbardhuar, le ta shpallë të papastër: është rasti i gërbulës që shpërthen në çiban.
- 21 Por, nëse prifti sheh se qimja nuk ka ndryshuar ngjyrën, vrraga është e murrme dhe nuk është më thellë se mishi rreth saj, le ta mbajë të veçuar për shtatë ditë.
- 22 E, në qoftë se rritet, le ta vlerësojë gërbulë;
- 23 por, nëse qëndron vetëm në vendin e vet e njolla nuk rritet, është vrraga e mëllërit, dhe prifti ta vlerësojë të pastër.Ç. Djegia
- 24 Nëse ndokush djeg lëkurën në zjarr, dhe vendi i djegur merr dukjen e dangës së murrme ose të bardhë,
- 25 le ta shikojë prifti, dhe nëse qimja i është shndërruar në të bardhë dhe vendi i saj është më thellë se lëkura rreth saj, le ta shpallë të papastër, sepse është gërbula që shpërthen nga djegia.
- 26 Por, në qoftë se ngjyra e qimeve nuk ka ndryshuar, dhe njolla nuk është më thellë se mishi në tjetër vend dhe vetë duka e gërbulës disi e errët, le ta mbajë të veçuar për shtatë ditë.
- 27 Të shtatën ditë le ta vërejë. Nëse në lëkurë rritet njolla, le ta shpallë të papastër: është gërbulë.
- 28 Ndryshe, nëse njolla s`është përhapur nga ai vend dhe nuk është mjaft e qartë, atëherë është enjtje nga djegia, e prandaj le ta shpallë të pastër, sepse është vrragë e djegies.D. Sëmundjet e pjesëve leshtore të trupit
- 29 Nëse ndonjë burri ose gruaje i shfaqet në kokë ose në mjekër ndonjë varrë, le ta shikojë prifti.
- 30 E në qoftë se vendi është më i thellë se mishi rreth saj e qimja si e zverdhuar dhe më e hollë se rëndom, le t`i shpallë të papastër: është qerosa, d. m. th. gërbula në kokë ose në mjekërr.
- 31 Ndryshe, nëse sheh se varra e qerosës nuk është më e thellë se mishi rreth saj dhe, ja, qimja në të nuk është e zezë, le t`i ndajë për shtatë ditë.
- 32 Të shtatën ditë le ta vërejë varrën, nëse qerosa nuk përhapet edhe më, dhe nëse qimja në të nuk është bërë e zezë, dhe duket se vendi i varrës është i njënjëshëm me pjesën tjetër,
- 33 i tilli le të rruhet përveç vendit të sëmurë, e prifti le ta mbajë të veçuar edhe për shtatë ditë të tjera.
- 34 Nëse varra duket se të shtatën ditë s`është përhapur nga ai vend, dhe se nuk është më thellë se mishi rreth saj, prifti le ta shpallë të pastër; pasi t`i ketë larë petkat, le të jetë i pastër.
- 35 Porse, në qoftë se pasi shpallet pastërtia, qerosa rritet përsëri në lëkurë,
- 36 prifti as të mos shikojë më a ka qime të verdhë, sepse është e qartë se është i papastër.
- 37 Por, nëse vëren se ka zënë vend qerosa dhe kanë dalë qime të zeza, le ta dijë se ai njeri është shëruar dhe le ta shpallë të pastër.DH. Kurteshi
- 38 Kur t`u dukën ndonjë burri ose gruaje në lëkurë të tyre njolla të bardha, le t`i shikojë prifti.
- 39 Nëse sheh se ato njolla janë në lëkurë të bardha disi në të mbyllët le ta dijë se në lëkurë u ka dalë kurteshi: është i pastër.E. Tullacia
- 40 Njeriut, të cilit flokët i bien prej kokës, është tullac, prandaj është i pastër;
- 41 nëse flokët i bien në pjesën e përparme është i shogët, por i pastër.
- 42 Por, nëse në tullacinë ose në shogën e tij duket varrë e bardhë ose e kuqrremtë në të bardhë, është gërbula e kresë.
- 43 Prifti le ta shikojë dhe, ja, nëse është çibani i kuqrremtë që i përngjan gërbulës së lëkurës së mishit,
- 44 njeriu është i gërbulur, dhe prifti le ta shpallë të papastër pa farë ngurrimi: gërbulën e ka në kokë.Gjendja e të gërbulurit
- 45 I gërbuluri që e ka kapur kjo sëmundje le t`i mbartë petkat e shqyera, flokët e shkapërderdhur, mjekrrën e mbuluar e të bërtasë: I ndyri! I ndyri!.
- 46 Gjatë gjithë kohës sa gërbulani është i papastër, le të jetë i papastër e le të jetojë vetëm jashtë zemërimiës.Gërbula e petkave
- 47 Kur gërbula të shfaqet në të veshme, qofshin ato të leshta ose të linjta,
- 48 qoftë në end e qoftë në ind të linjtë apo të leshtë, ose në lëkurë; ose edhe në çfarëdo petku lëkure,
- 49 nëse danga është e zbehtë ose e kuqe, le të mbahet për gërbulë e le t`i dëftohet priftit.
- 50 Prifti le ta shikojë petkun me njolla, ta lërë në vend të veçuar shtatë ditë.
- 51 Të shtatën ditë ta shikojë përsëri, nëse sheh se është rritur, është gërbulë që pushon; le ta çmojë petkun dhe gjithçka ku është gjetur aty të papastër,
- 52 e prandaj le të digjet në flakë.
- 53 Nëse sheh se nuk është përhapur,
- 54 atëherë le të urdhërojë ajo gjë, në të cilin është njolla, të lahet e le ta mbajë të ndryrë edhe shtatë ditë të tjera.
- 55 E kur të shohë se pasi të lahet nuk ka ndryshuar pamjen, edhe pse njolla nuk është përhapur, le të çmohet gjë e papastër, dhe të digjet në zjarr: është e kalbur si në të mbarën si në të mbrapshtën.
- 56 Po në qoftë se danga është më e mbyllët, pasi sendi të jetë larë, prifti ta shqyejë atë pjesë e ta ndajë nga pjesa e shëndoshë.
- 57 Po nëse danga edhe pas kësaj dëftohet në këto gjëra, ku më parë s`kishin danga, është gërbulë fluturuese e endacake, digji të gjitha.
- 58 Kurse atyre petkave që, pasi t`i ketë larë, humbi njolla, t`i lajë edhe një herë, e do të jenë të pastra.
- 59 Këto janë rregullore për sëmundjen e gërbulës së petkave të leshta e të linjta, në end e në ind dhe të çdo petku lëkure për t`u shpallur të pastra ose të papastra.