Beselidhja e VjeterLevitiku: Kushtimet e flitë
- 1 Zoti foli me Moisiun e tha:
- 2 Fol me Aronin, me bijtë e tij e me të gjithë bijtë e Izraelit dhe thuaju:Ja fjala që Zoti urdhëroi:
- 3 Secili njeri i shtëpisë së Izraelit nëse e pret kaun ose delen ose dhinë në zemërimië ose jashtë zemërimiës,
- 4 e nuk i bie në hyrje të Tendës së takimit që t`i kushtohet dhuratë Zotit në Banesën e Zotit, do të vlerësohet fajtor i gjakderdhjes: ka derdhur gjakun dhe le të zhduket prej gjirit të popullit të vet.
- 5 Prandaj, bijtë e Izraelit, në vend që t`i kushtojnë flitë e veta në fushë, le t`i sjellin te Zoti e le t`ia paraqesin priftit te hyrja në Tendën e takimit, e le t`i kushtojnë Zotit si fli pajtimi.
- 6 Prifti le ta derdhë gjakun mbi lterin e Zotit te hyrja në Tendën e takimit dhe le ta djegë dhjamin në erë të këndshme Zotit.
- 7 Kështu, pra, të mos u kushtojnë më assesi flitë e veta djajve, me të cilët bëjnë lavirësi, le të jetë ky ligj i pandryshueshëm për ta dhe për breznitë e tyre të ardhshme.
- 8 E atyre thuaju:Ai izraelit ose edhe ai i ardhur që banon ndër ju, i cili të kushtojë fli shkrumbimi ose çdo fli,
- 9 dhe nuk e sjell theroren te hyrja e Tendës së takimit me qëllim që t`i kushtohet Zotit: le të zhduket prej popullit të vet.
- 10 Po edhe cilido njeri i shtëpisë së Izraelit ose prej të ardhurve që banojnë ndër ta që do të guxojë të hajë gjakun, unë do të kthehem kundër njeriut të tillë e do ta humbas prej popullit të tij.
- 11 Sepse jeta e gjallesës është në gjak. Kjo është arsyeja që unë jua kam dhënë ta vëni mbi lter për të shpërblyer jetën tuaj; gjaku shpërblen, sepse është jetë.
- 12 Prandaj, edhe u kam thënë izraelitëve: askush prej jush as prej të huajve, që jetojnë ndër ju, të mos e hajë gjakun.
- 13 Në qoftë se një njeri, pjesëtar i bijve të Izraelit ose prej atyre të huajve që banojnë ndër ju, nëse zë në gjueti ndonjë kafshë të egër ose ndonjë shpend, që guxohet të merren për ushqim, le t`ia derdhë gjakun e tij e le ta mbulojë me dhe.
- 14 Sepse jeta e çdo gjallese, gjaku i saj është, prandaj edhe u thashë bijve të Izraelit: mos e hani gjakun e asnjë qenie të gjallë, sepse jeta e çdo gjallese është gjaku i saj. Kushdo që ta hajë, duhet të mbarojë.
- 15 Njeriu që do ta hajë mishin e bagëtisë së ngordhur natyrisht ose të copëtuar nga egërsira, qoftë ai vendas ose i ardhur ndër ju, le t`i lajë petkat e veta dhe vetë le të lahet me ujë le të jetë i papastër deri në mbrëmje. Atëherë do të bëhet i pastër.
- 16 Por, nëse nuk i lan petkat e veta e nuk lahet vetë me ujë, le ta mbartë peshën e paudhësisë së vet.