Beselidhja e VjeterLevitiku: Rregullore plotësuese rituale
- 1 Zoti foli me Moisiun e tha:
- 2 Urdhëroju bijve të Izraelit që të sjellin vaj ulliri të pastër e të ndritshëm për t`i mbajtur ndezur vazhdimisht dritëzat e shandanit.
- 3 Jashtë koltrinës së Dëshmisë, në Tendën e takimit, le ta bëjë gati Aroni vazhdimisht para Zotit prej mbrëmjes e deri në mëngjes. Është ligj i përhershëm brez pas brezi.
- 4 Përmbi shandan të pastër Aroni le t`i rregullojë në mënyrë që ato të ndriçojnë vazhdimisht para Zotit.B. Bukët mbi lterin e artë
- 5 Merr pastaj edhe prej më të mirit miell e piqi dymbëdhjetë bukë, kështu që secila të ketë dy të dhjetat e efit,
- 6 të cilat vëri nga gjashtë në dy radhë mbi tryezën e pastër në praninë e Zotit.
- 7 Dhe vër përmbi të dy turrat kem të pastër. Ky do të jetë në vend të bukës përkujtim;shujtë e djegur në nder të Zotit.
- 8 Çdo të shtunë le të ndërrohen para Zotit. Le t`i sjellin bijtë e Izraelit në emër të besëlidhjes së përhershme.
- 9 I takojnë Aronit dhe bijve të tij që t`i hanë në vendin e shuguruar. Janë pjesë e tij shumë e shenjtë prej flive të kushtuara në nder të Zotit. Është ligj i përhershëm.Blasfemuesi dhe ligji i hakmarrjes
- 10 Dhe, ja, i biri i një izraeliteje, i ati i të cilit ishte egjiptian, doli ndër izraelitë dhe zuri të grindet me një izraelit.
- 11 I biri i izraelites e shau Emrin dhe e nëmi. E çuan te Moisiu. Nëna e tij quhej Salomitë dhe ishte e bija e Dabriut, e fisit Dan.
- 12 E mbyllën në burg derisa t`i dëftohet vullneti i Zotit.
- 13 Zoti foli me Moisiun e tha:
- 14 Nxirre blasfemuesin jashtë zemërimiës dhe të gjithë ata që e dëgjuan le t`i vënë duart mbi kokën e tij dhe mbarë bashkësia le ta vrasë me gurë.
- 15 E bijve të Izraelit thuaju:Ai njeri që do ta shajë Hyjin e vet, le ta mbartë peshën e mëkatit të vet;
- 16 kush ta blasfemojë Emrin e Zotit, le të ndëshkohet me vdekje: le ta mbysë me gurë mbarë bashkësia, si në qoftë i huaj si në qoftë izraelit, le të mbytet me gurë ai që ta ketë sharë Emrin.
- 17 Kush t`i bjerë njeriut e ta vrasë, le të ndëshkohet me vdekje.
- 18 Kush vret kafshën, le ta zëvendësojë me një si ajo: jetë për jetë.
- 19 Kush t`i shkaktojë varrë ndokujt prej bashkatdhetarëve të vet, le t`i bëhet edhe atij siç bëri ai:
- 20 të thyerit për të thyera, syri për sy, dhëmbi për dhëmb;çfarë varre i shkaktoi tjetrit, varrë të njejtë le të durojë edhe ai vetë.
- 21 Kush vret bagëtinë, le ta paguajë; por ai që vret njeriun, le të vritet.
- 22 Do të kini të njëjtin ligj: si nëse gaboi vendasi si në gaboi ardhacaku. Sepse unë jam Zoti, Hyji juaj.
- 23 Pasi Moisiu u tha kështu bijve të Izraelit, ata e nxorën jashtë zemërimiës blasfemuesin dhe e mbytën me gurë. Izraelitët bënë ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.