Beselidhja e VjeterLevitiku: SHTOJCË: shpërblimi i personave e i gjërave
- 1 Zoti foli me Moisiun e tha:
- 2 Fol me bijtë e Izraelit e thuaju:Njeriu që bëri kusht dhe i kushtoi Zotit një njeri, për ta shpërblyer, le ta japë çmimin sipas vlerësimit:
- 3 për mashkull, njëzet deri në gjashtëdhjetë vjeç, le të japë pesëdhjetë sikla argjendi;sipas masës së shenjtërores;
- 4 për femër, tridhjetë;
- 5 për mashkull pesë deri në njëzet vjeç, le të japë njëzet sikla; për femër dhjetë;
- 6 për mashkull, një muajsh deri në pesë vjeç, le të jipen pesë sikla; për femër tre;
- 7 mashkulli gjashtëdhjetëvjeçar e përpjetë, le të japë pesëmbëdhjetë sikla, femra, dhjetë;
- 8 Në qoftë se është i varfër dhe nuk mund ta paguajë vlerën, le ta sjellë para priftit dhe sa të çmojë ai se është i zoti të japë, aq le të japë.B. Kafshët
- 9 Nëse ndokush kushton një kafshë të pastër që mund t`i flijohet Zotit, do të jetë gjë e shuguruar
- 10 dhe nuk mund të ndërrohet, d. m. th. as e keqja me të mirën, as e mira me të keqen. Po qe se ndokush e ndërron, atëherë edhe ajo që u ndërrua dhe ajo me të cilën ndërrohet, do të jenë të dyja të shuguruara Zotit.
- 11 Nëse ndokush e bën kusht një kafshë të papastër që nuk mund t`i flijohet Zotit, le të sillet para priftit,
- 12 i cili le ta vlerësojë qoftë lirë qoftë shtrenjtë, le t`i rrijë çmimit që ai të caktojë.
- 13 E nëse, ai që e kushtoi, dëshiron ta shpërblejë, le t`i shtojë çmimit të pestën pjesë.C. Shtëpitë
- 14 Nëse ndokush e bën kusht shtëpinë e vet si gjë të kushtuar Zotit, prifti le ta vlerësojë a është e mirë ose e keqe e le t`i rrihet vlerësimit që prifti t`i bëjë.
- 15 Por, nëse ai që e bëri kusht dëshiron ta shpërblejë, le të shtojë përmbi çmim të pestën pjesë e le t`i mbesë shtëpia.Ç. Arat
- 16 Po qe se e bëri kusht arën e pronës së vet dhe ia ka shenjtëruar Zotit, çmimi le t`i vlerësohet sipas masës së mbjelljes: nëse toka mbillet me tridhjetë homer elb, le të çmohet pesëdhjetë sikla argjendi.
- 17 Nëse e kushtoi tokën menjëherë pas vitit jubilar, le të çmohet aq sa të vlejë sipas këtij vlerësimi.
- 18 Por, nëse kushtohet pas një kohe të caktuar, prifti le t`ia caktojë shumën e parasë sipas numrit të viteve që mbesin deri në jubile, duke zbritur numurin e viteve të mëparshme.
- 19 Po qe se ai që e kushtoi tokën do ta shpërblejë, le ta shtojë të pestën e vlerës përmbi çmim, e le ta ketë.
- 20 Po nëse nuk do ta shpërblejë, por ia shet një tjetri, kushdo ai qoftë, nuk do të mund të shpërblehet më;
- 21 por, kur të vijë dita e jubileut, do të jetë gjë e shuguruar Zotit si arë e kushtuar `për sosje`: do të bëhet pronë e priftit.
- 22 Po nëse i bëhet kusht Zotit një arë e blerë, që nuk është nga prona e të parëve,
- 23 prifti le t`i caktojë çmimin sipas numrit të vjetëve deri në jubile dhe po atë ditë le ta paguajë çmimin si gjë të shuguruar Zotit.
- 24 Në vitin e jubileut toka le t`i kthehet pronarit të mëparshëm që e pati shitur, atij prona e të cilit ishte trashëgim.
- 25 Të gjitha vlerësimet le të bëhen në sikla të Shenjtërores.;Sikli vlen njëzet gera.regulla të veçanta për shpërblima/ Të parëlindurit
- 26 Askush s`mund t`ia shugurojë Zotit me kusht të parëlindurin e kafshëve, që edhe ashtu i përket Zotit: qoftë bagëti e trashë qoftë e imët, i përket Zotit.
- 27 Nëse është prej kafshëve të papastra, le ta shpërblejë ai që e kushtoi sipas çmimit dhe le ta shtojë të pestën e çmimit; nëse nuk do ta shpërblejë, le të shitet sa është vlerësuar.b/ Gjëja e kushtuar `për sosje`
- 28 Porse asnjë gjë qi i është kushtuar Zotit për sosje prej pronës së ndokujt dhe i është shuguruar atij: qoftë ai njeri, kafshë ose arë, as s`mund të blehet as s`mund të shpërblehet; çdo gjë që t`i jetë shuguruar njëherë Zotit, do të jetë gjëja më e shenjtë në nder të Zotit.
- 29 Dhe çdo njeri që të jetë bërë kusht për sosje, të mos shpërblehet, por të vritet.c/ Të dhjetat
- 30 Për bagëti merrej e dhjeta vetëm e kafshëve të pastra. Të gjitha të dhjetat e tokës qofshin drithëra ose fruta të pemëve, i përkasin Zotit, gjë e shenjtë në nder të Zotit.
- 31 Nëse ndokush dëshiron të shpërblejë ndonjë pjesë të dhjetave të veta, le të shtojë përmbi të të pestën pjesë.
- 32 Të gjitha të dhjetat: lopë, dele, dhi, që kalojnë nën shkopin e bariut, d. m. th. çdo e dhjeta, le të jetë e shuguruar Zotit.
- 33 Mos të shikohet a është e mirë apo e keqe, dhe të mos ndërrohet me tjetër; po qe se ndokush e ndërron, atëherë ajo që u ndërrua dhe ajo me të cilën ndërrohet, le jetë e shuguruar Zotit dhe të mos shpërblehet.
- 34 Këto janë urdhërimet që Zoti ia dha Moisiut në malin Sinai për bijtë e Izraelit.