Beselidhja e VjeterLevitiku: Zoti i tha Moisiut:
- 1 Zoti i tha Moisiut:
- 2 Kështu thuaju izraelitëve: Kur njeriu të mëkatojë prej padijes kundër cilitdo urdhër të Zotit dhe bën çka është e ndaluar të bëjë,
- 3 nëse ky është prifti i shuguruar me lyerje që mëkaton e kështu e sjell fajin mbi mbarë popullin, atëherë për mëkat që bën le t`ia kushtojë Zotit një mëzat të pa të metë si fli mëkatimi.
- 4 Le ta sjellë mëzatin te dera e Tendës së takimit, para Zotit, le ta vërë dorën e vet mbi kokë të tij dhe le ta therë para Zotit.
- 5 Atëherë prifti i shuguruar me lyerje le të marrë ca prej gjakut të mëzatit e ta çojë në Tendën e takimit;
- 6 le ta ngjyejë gishtin në gjak, le të stërpikë me të shtatë herë në praninë e Zotit, në drejtim të koltrinës së shenjtërores;
- 7 pastaj prifti le të vërë prej atij gjaku në brirë të lterit për kemim të erëndshëm në nder të Zotit që është në Tendën e takimit; kurse gjithë gjakun tjetër le ta derdhë në themelet e lterit të flive të shkrumbimit në hyrje të Banesës.
- 8 Le ta nxjerrë tërë dhjamin e mëzatit të kushtuar për mëkat, qoftë atë që mbështjell zorrët, qoftë edhe atë që është ndër zorrë,
- 9 dy veshkat me dhjamë që i vesh ai deri në të hollë, rizën e mëlçisë: le ta nxjerrë bashkë me veshkat,
- 10 po ashtu sikurse nxirret prej mëzatit të flijuar për flinë e pajtimit. Le t`i djegë prifti mbi lterin e flive të shkrumbimit.
- 11 Lëkurën e gjithë mishin me kokë e me këmbë e me rropulli e me ut,
- 12 krejt mëzatin le ta nxjerrë jashtë zemërimiës, në një vend të pastër, aty ku zakonisht hidhet hiri: le ta djegë me zjarr në turrë të druve: le të digjet në vendin ku derdhen hirat.b/ të bashkësisë së izraelitëve
- 13 Nëse mbarë bashkësia e izraelitëve gabon prej padijes e bën diçka që Zoti e ka ndaluar të bëhet e kështu ata bëhen fajtorë,
- 14 e pastaj e marrin vesh se kanë mëkatuar, mbarë bashkësia le ta kushtojë një mëzat për mëkat dhe le ta sjellë te dera e Tendës së takimit.
- 15 Pleqtë e bashkësisë së popullit le t`i vënë duart mbi kokë të tij para Zotit, e, pasi të jetë prerë mëzati para Zotit,
- 16 prifti, që është i shuguruar, le të shtjerë ca prej gjakut të tij në Tendën e takimit,
- 17 le ta ngjyejë gishtin në gjak e le të stërpikë me të shtatë herë në praninë e Zotit kundër koltrinës, le të vërë po prej këtij gjaku në brirët e lterit që është në praninë e Zotit në Tendën e takimit.
- 18 Pjesën tjetër të gjakut le ta derdhë në rrëzë të lterit të flive të shkrumbimit që është në hyrje të Tendës së takimit.
- 19 Le ta marrë gjithë dhjamin e tij e le ta djegë në zjarr.
- 20 Le të bëjë edhe me këtë viç siç bëri me viçin e flijuar për mëkat: po ashtu të bëjë edhe me këtë. E pasi prifti ta ketë kryer ritin e zgjidhjes përmbi bashkësinë, do të jenë të falur prej Zotit.
- 21 Mëzatin le ta qesë përjashta zemërimiës dhe le ta djegë porsi mëzatin e mëparshëm: kjo është fli e mëkatimit të bashkësisë.c/ të një kryetari
- 22 Nëse njëri ndër krerët mëkaton me padije e bën ndonjë gjë që Zoti, Hyji i tij, e ka ndaluar e kështu bëhet fajtor,
- 23 atëherë, kur ta kenë vënë në dijeni për gabimin e bërë, le ta bjerë si kusht të vetin një cjap të patëmetë
- 24 dhe le ta vërë dorën e vet mbi kokë të tij e le ta flijojë para Zotit në vend ku zakonisht theret flia e shkrumbimit: kjo është fli e mëkatimit.
- 25 Prifti le ta ngjyejë gishtin e vet në gjakun e flisë së mëkatimit, le ta vërë mbi brirët e lterit për fli shkrumbimi, kurse sa tepron le ta derdhë në fund të lterit.
- 26 Dhjamin le ta djegë mbi lter ashtu si digjet ndër fli pajtimi: kështu prifti le ta kryejë ritin e zgjidhjes përmbi kryetarin dhe do t`i falet faji.ç/ të njërit prej popullit
- 27 Nëse gabon prej padijes njeri prej popullit të thjeshtë dhe bën çka ka ndaluar Zoti e kështu mëkaton,
- 28 atëherë, kur ta kenë vënë në dijeni për gabimin e bërë, le ta sjellë si kusht për gabimin e vet një dhi të pa të metë.
- 29 Le ta vërë dorën mbi kokë të flisë për mëkat, dhe le ta presë në vendin e flive të shkrumbimit.
- 30 Prifti le të marrë ca prej gjakut në gishtin e vet dhe le të vërë në brirët e lterit të flive të shkrumbimit, kurse tepricën le ta derdhë në rrëzë të lterit.
- 31 Pasi ta ketë nxjerrë gjithë dhjamin, ashtu si nxirret nga flitë e pajtimit, atëherë prifti le ta djegë mbi lter si erë të këndshme në nder të Zotit. Prifti le ta kryejë mbi të ritin e zgjidhjes e Zoti do t`ia falë fajin.
- 32 Nëse bie prej deleve si dhuratë për mëkat, atëherë të sjellë një qengje të pa të metë.
- 33 Le ta vërë dorën mbi kokë të saj e le ta presë në atë vend ku është zakon të theret flia për flitë e shkrumbimit.
- 34 Prifti le të marrë me gishtin e vet ca prej gjakut e ta vërë mbi brirët e lterit të flive të shkrumbimit, e sa tepron le ta qesë në rrëzë të lterit.
- 35 Pasi ta ketë nxjerrë gjithë dhjamin, siç nxirret zakonisht dhjami i qengjit që flijohet për flitë e pajtimit, le ta djegë mbi flitë e shkrumbuara në nder të Zotit. Kështu prifti le ta kryejë mbi atë njeri ritin e zgjidhjes së mëkatit që ka bërë, e do t`i falet.