Beselidhja e VjeterLevitiku: Të drejtat e priftërisë
- 1 Ky është riti për flinë e shpërblimit. Është tejet e shenjtë!
- 2 Prandaj, aty ku theret flia e shkrumbimit, aty le të theret edhe flia e shpërblimit. Gjaku i saj le të derdhet rreth e rreth lterit.
- 3 Atëherë le ta kushtojë krejt dhjamin e saj, d. m. th. bishtin me dhjamë, dhjamin e zorrëve,
- 4 dy veshkat dhe dhjamin që i mbështjell ato deri në të hollë, dhe rizën e mëlçisë: le ta nxjerrë bashkë me veshkat.
- 5 Prifti le ta djegë mbi lter si fli të djegur në nder të Zotit. Kjo është flia e shpërblimit.
- 6 Çdo mashkull i gjakut të priftërinjve mund ta hajë në vendin e shuguruar. Është gjë tejet e shenjtë.Të drejtat e priftërisë
- 7 Siç është flia për mëkat ashtu është edhe flia e shpërblimit: të dyja kanë po të njëjtin rit. Flia i përket priftit që kryen ritin e zgjidhjes.
- 8 Prifti që e flijon flinë e shkrumbimit të ndokujt, e merr për vete lëkurën e flisë që flijon.
- 9 Pastaj çdo fli kushtimore bimore që piqet në furrë si dhe çdo tjetër që përgatitet në kusi ose në tepsi, do t`i përkasë atij prifti që ta ketë flijuar.
- 10 Çdo fli kushtimore bimore, qoftë e njomur me vaj apo e thatë, u takon së bashku të gjithë bijve të Aronit në masë të barabartë për secilin.D. Flia e pajtimit:a/ Flia e lavdit
- 11 Ky është riti i flisë së pajtimit që i kushtohet Zotit.
- 12 Nëse flia është për të përcjellë lavdin, për flinë e lavdit kushtohen kuleç të pabrumë të përgatitur me vaj, petë të lyera me vaj, por pa brumë dhe kuleç të përgatitur me më të mirin miell të ngjeshur me vaj.
- 13 Le të kushtohen edhe, si fli, përveç këtyre kuleçve, edhe kuleç të mbaruar për të shoqëruar flinë,
- 14 prej të cilëve njëri le t`i kushtohet Zotit në emër të ndihmesës, dhe le t`i takojë priftit që do ta derdhë gjakun e flisë së pajtimit.
- 15 Mishi i kësaj flie le të hahet po atë ditë dhe s`do të lihet asgjë për të nesërmen.b/ Flitë kushtimore ose vullnetare
- 16 E nëse flia që paraqitet është fli kushtimore ose vullnetare, le të hahet po atë ditë që kushtohet; nëse tepron gjë për të nesërmen, është e lejuar të hahet;
- 17 porse, çkado që të teprojë për të tretën ditë, të digjet në zjarr.Rregulla të përgjithshme
- 18 Nëse ndokush ha prej mishit të flisë së pajtimit të tretën ditë, flia do të shkojë hupës dhe nuk do t`i numërohet atij që e kushton. Ky mish është i prishur dhe ai që ha prej këtij mishi le ta marrë mbi vete përgjegjësinë e fajit.
- 19 Mishi që preket në ndonjë gjë të ndyrë, të mos hahet, por të digjet në zjarr; ndryshe, kushdo që është i pastër, mund ta hajë mishin.
- 20 Ai që i papastër do të guxonte të hajë mishin e flisë së pajtimit që i është kushtuar Zotit, le të zhduket prej popullit të vet.
- 21 Po edhe ai që prek çkado të papastër;qoftë fëlliqësi të njeriut ose të bagëtisë, ose çfarëdokrijese të ndytë;e guxon të hajë mish të këtyre flive, le të zhduket prej popullit të vet.
- 22 Zoti foli me Moisiun e i tha:
- 23 Thuaju bijve të Izraelit: mos e hani dhjamin e gjedhit, të deles e të dhisë.
- 24 Dhjamin e bagëtisë së ngordhur të kafshës që e shqyen bisha, mund ta përdoi për shërbime të ndryshme, por mos e hani.
- 25 Ai që ha dhjamin e bagëtisë që mund t`i kushtohet fli shkrumbimi Zotit, le të ndahet prej popullit të vet.
- 26 Po as gjakun e asnjë kafshe mos e përdoi për ushqim: as të shpendit as të bagëtisë.
- 27 Kushdo të hajë gjak, le të zhduket prej popullit të vet.Pjesët që u përkasin priftërinjve
- 28 Zoti foli me Moisiun e i tha:
- 29 Thuaju bijve të Izraelit: Ai që ia kushton Zotit flinë e pajtimit, le t`i sjellë si dhuratë Zotit pjesët prej flisë së pajtimit.
- 30 Le t`ia paraqesë vetë Zotit me duart e veta flinë e shkrumbimit: le të sjellë, pra, dhjamin e të sjellë edhe gjoksin: gjoksi që të kushtohet si fli lartësimi para Zotit.
- 31 Prifti le ta djegë dhjamin përmbi lter; kurse gjoksi le t`i takojë Aronit e bijve të tij.
- 32 Po edhe shpatulla e djathtë e flive të pajtimit le t`i jepet si dhuratë priftit.
- 33 Ai që do ta kushtojë prej bijve të Aronit gjakun dhe dhjamin e flisë së pajtimit, ai le ta marrë si pjesë të veten shpatullën e djathtë;
- 34 sepse, unë prej flive të pajtimit që i kushtojnë bijtë e Izraelit e ndava gjoksin e ritit të lartësimit dhe shpatullën e ritit të ndihmesës e ia dhurova Aronit prift dhe bijve të tij. Është ligj i përhershëm që i detyrohet të gjithë bijve të Izraelit.Përfundimi
- 35 Kjo është pjesa e Aronit dhe e bijve të tij prej flive të djegura në nder të Zotit që atë ditë kur i paraqiti për të ushtruar priftërinë.
- 36 Këto urdhëroi Zoti t`u jepen prej bijve të Izraelit atë ditë që i shuguroi. Urdhër i përhershëm ndër breznitë e tyre.
- 37 Ky është riti i flisë së shkrumbimit, i flisë kushtimore bimore, i flisë për mëkat e për shpërblim, për shugurim të flisë së pajtimit,
- 38 që Zoti i urdhëroi Moisiut në malin Sinai, kur Zoti u urdhëroi bijve të Izraelit t`i kushtojnë Zotit fli në shkretëtirën e Sinait.