Beselidhja e VjeterAmosi: Vajtim mbi Izraelin
- 1 Dëgjojeni këtë fjalëqë po e ngre kundër jush, një vajtim, shtëpi e Izraelit!
- 2 Ra e s`do të ngrihet mëvirgjëra e Izraelit!E përplasur është mbi truall të vete askush s`mundet ta ngritë!
- 3 Sepse kështu thotë Zoti Hyj:Në qytet nga dilnin një mijë, do të mbesin vetëm njëqind;e prej të cilit njëqind dilnin, vetëm dhjetë në të do të mbesinpër shtëpinë e Izraelit.S`ka shëlbim pa kthim
- 4 Kështu i thotë Zoti shtëpisë së Izraelit:Më kërkoni e do të jetoni,
- 5 mos e kërkoni Betelin, në Galgalë ruani se hyni, mos shkoni në Bersabu00e9, se Galgala do të shkojë në skllavërie Beteli do të bëhet prapësi!
- 6 Kërkoni Zotin e do të jetoni!Ndryshe do të hyjë si zjarribrenda shtëpisë së Jozefit, të përlajë gjithçka e të mos gjendetkush ta fikë në Betel!
- 7 Ata e shndërrojnë të drejtën në helme drejtësinë përtokë e flakin!Këngë lavdi
- 8 Ai që krijoi Shejzat e Orionin, Ai që terrin e kthen në agim, e ditën e errëson në natë, Ai që u urdhëron ujërave të detite i shpëdan mbi faqe të dheut:emrin Ai Zot e ka!
- 9 E shfrenon rroposjen mbi të fortin, sjell rrënimin mbi fortesë.Kërcënime
- 10 Urrejnë qortuesin në kuvend të gjyqit, e përbuzin atë që flet të vërtetën.
- 11 Pasi ju e shtypni të ligshtin, e ia meri një pjesë të grurit, shtëpitë, që guri të latuar ndërtuat, s`do t`i banoni, prej vreshtash të zgjedhura që mbëltuat, jo prej tyre verë s`do të pini!
- 12 I di fajet tuaja të shumta, mëkatet tuaja tejet të mëdha:shtypni të drejtin, meri dhuratai shtypni të varfërit në log të gjyqit.
- 13 Prandaj të urtit në këtë kohë i duhet të heshtë, sepse është kohë vërtet e keqe!Nxitje
- 14 Kërkoni të mirën e jo të keqenqë të jetoni, kështu që me ju të jetë, siç thoni, Zoti, Hyji i Ushtrive.
- 15 Urrejeni të keqen, duani të mirëne rikthejeni në gjykatore të drejtën, ndoshta Zoti, Hyji i Ushtrive, do të ketë dhimbje për tepricë të Jozefit.Ndëshkimi shpejt
- 16 E prandaj kështu thotë Zoti, Hyji i Ushtrive, Zotëruesi:Do të vajtohet në çdo shesh, në çdo rrugë do të thuhet: `Mjerë, mjerë!`;bujkun do ta ftojnë në vajtim, e të vajtojnë atë që dinë të vajtojnë.
- 17 Vaj do të bëhet në çdo vresht, përmes teje do të kaloj, thotë Zoti.Dita e Zotit
- 18 Vaj për ata që dësh`rojnë Dit`n e Zotit!Çfarë do të jetë për ju Dita e Zotit?Errësirë do të jetë e jo dritë!
- 19 Do të jetësi për atë që i ikën luanite has në arushë, hyn në shtëpi mbështetet me dorë mbi murdhe e ha gjarpri!
- 20 A s`do të jetë ndoshta errësirëe jo dritë Dita e Zotit?Terr i zi pa farë drite në të?Kundër hyjnderimit të jashtëm
- 21 I urrej, i përbuz festimet tuaja, nuk u kënaqem të kremteve tuaja!
- 22 Po dhe në më kushtofshi fli shkrumbimi, kushtimoret tuaja s`i pranoj, as që i shikonflitë e majme për pajtim.
- 23 Ma largoni zhurmën e këngëve tuaja, s`dua ta ndiej zërin e lyrave tuaja!
- 24 Më mirë të rrjedhë si uji e drejta, si lumi që s`shter drejtësia.
- 25 Fli e kushte më kushtuat në shkretëtirërngjatë dyzet vjetëve, shtëpia e Izraelit?
- 26 Ju mbartët Sakutin, mbretin tuaj, e Kaivanin, figurat tuaja yllin e zotave tuaj që i punuat vetë!
- 27 Përtej Damaskut do t`ju tres!, thotë Zoti Hyji i Ushtrive është emri i tij!