Beselidhja e VjeterAbdia: Dënimi kundër Edomit
- 2 Ja, të vogël po të bëj ndër popuj, rnje tepër i përbuzshëm!
- 3 T`i mori mendtë krenaria e zemrës sate, o banues, ndër plasa qetash, që banon në maja të lartëe të thotë mendja:Kush do të mund të më plandosë përtokë!
- 4 Të lartësoheshe edhe si shqiponja, të ta bëje çerdhen mu ndër yje, do të t`plandosja edhe prej andej, është fjala e Zotit!Asgjësimi i Edomit
- 5 Nëse do të hynin cubat në tyose ata që vjedhin natën si do të sharroje!A s`do të vidhnin sa u mjafton?Nëse vjelësit në ty do të hynin, a do të të linin gjë përveç ndonjë greci?
- 6 E po si e kërkuan Ezaun?Skutëliq s`lanë pa ia gjetur!
- 7 Të dëbuan deri në skaj, besëlidhësit e tu të rrejtën, të mbizotëruan miqtë e tu, ata që me ty bukë hanëdo ta vënë pritën!Jo, në të mençuri s`ka!
- 8 Pse a njëmend thua se atë ditë është fjala e Zotit -s`do t`i tresë të urtët e Edomit, urtinë prej malit të Ezaut?
- 9 Do të tmerrohen ushtarët e tu, Teman, do të shfaroset çdo njeriprej malit të Ezaut.Gabimi i Edomit
- 10 Për vrasjen e për dhunënkundër vëllait tënd Jakobit, do të t`mbulojë turpi, e fara do të shuhet përgjithmonë!
- 11 Ti qëndroje përballë atë ditë, kur të huajt rob ushtrinë ia merin, kur barbarët ia thyenin dyert, mbi Jerusalem kur hidhnin short, edhe ti ishe si një ndër ta.
- 12 Mos iu kënaq çmoskurrjes së vëllait tënd, mos iu gëzo ditës së vështirësisë së tij!Mos u kënaq mbi bijtë e Judësditën e rrënimit të tyre!Mos e hap vesh e më vesh gojënnë ditë të ngushticës!
- 13 Mos ia thyej popullit tim derënditën e rrënimit të tij, mos ia shiko me kënaqje të keqen, ditën e shkretimit të tij!Mos vër dorë mbi kamje të tij, ditën e emnesës së tij!
- 14 As ndër shtigje mos u vër pritëpër t`i vrarë ata që ikin!Mos tradhto ata që shp`tuanditën e ngushticës së tyre!
- 15 Sepse afër është dita e Zotit, kundër popujve të gjithë!Sikur bëre edhe ty do të të bëhet, hakmarrja jote mbi kokë do të të bjerë!Ditën e Zotit Izraeli do të hakmerret mbi Edomin
- 16 Sikur pitë mbi malin tim të shenjtë, të gjithë popujt vazhdimisht do të pijnë, do të pijnë e do të shpikin:do të jenë sikur të mos kishin qenë kurrë!
- 17 Shpëtimi do të jetë mbi mal të Sionit i shenjtë do të jetë -shtëpia e Jakobit do t`i pronësojëata që e pronësuan atë.
- 18 Zjarr do të jetë shtëpia e Jakobit, e Jozefit flakë do të jetë, kurse shtëpia e Esaut kashtë!Do ta djegin, shkrumb do ta bëjnë, kush s`do të mbesë prej shtëpisë së Ezaut, sepse Zoti kështu e ka thënë!Izraeli i ri
- 19 Do ta pushtojnë jugun, malin e Ezaut, e Sefelami filistenjtë;do të pronësojnë krahinën e Efraimitedhe krahinën e Samarisë, Beniamini do të pronësojë Galaadin.
- 20 Mërgimtarët e parë të bijve të Izraelit, do të pronësojnëdheun e kananenjve deri në Sareptë;mërgimtarët e Jerusalemitqë janë në Safarad, do të pronësojnë qytetet e jugut.
- 21 Ngadhnjimtarë do të ngjiten në malin Sionpër të sunduar malin e Ezaut, atëherë Zoti do të mbretërojë!