Beselidhja e VjeterJona: Jona i shpëtuar
- 1 Zoti kishte bërë gati një peshk të madh për ta përpirë Jonën. Jona qëndroi në barkun e peshkut tri ditë e tri net.
- 2 Nga barku i peshkut Jona iu lut Zotit, Hyjit të vet,
- 3 e tha:Në ngushticën time e thirra në ndihmë Zotine ai më vështroi;thirra në ndihmë nga gjiri i Nëntokëse ma dëgjove britmën time.
- 4 Më flake në humnerë, në zemrën e detit, e më rrethuan rrjedhat, të gjitha rrymat e valët e tuakaluan përmbi mua.
- 5 Mendja më thoshte: `Jam i flakurlarg syve të tu.E, pra, prapë do ta kundrojTempullin tënd të shenjtë.
- 6 Më rrethuan ujërat deri në grykë, më mbështolli humnera, zunkthi u lidh rreth kresë sime!
- 7 Mbërrita deri në rrënjët e maleve, shulat e tokës u mbyllën pas meje për amshim, por ti e nxore prej gropës jetën time, o Zot, Hyji im!
- 8 Po atëherë kur në mua shpirti im ungushtua, mendja vetiu më shkoi te Zoti, lutja ime mbërriti te ti, në Tempullin tënd të shenjtë.
- 9 Ata që adhurojnë idhuj të kotë, vetvetes ia humbin hirin.
- 10 E unë me këngë lavdiTy do të t`kushtoj fli, në vend do ta çoj kushtin që kam bërë.Shëlbimi vjen prej Zotit.
- 11 Zoti e urdhëron peshkun, .