Beselidhja e VjeterMikea: Kundër krerëve që shtypin vegjëlinë
- 1 Pastaj thashë: Dëgjoni, princa të Jakobit, ju, o krerë, të shtëpisë së Izraelit:Po a s`është detyrë juaja ta njihnidrejtësinë?
- 2 Por ju e urreni të mirën dhe e doni të keqen!Ju njerëzve ua rrjepni me dhunë lëkurëne prej eshtrave ua shpulponi mishin!
- 3 Ia hanë mishin popullit tim, lëkurën ia rrjepin, eshtrat ia copëtojnë, siç pritet mishi që piqet në tavë, porsi mishi që zihet në vegsh!
- 4 Një ditë do ta thërrasin në ndihmë Zotin, por Ai s`do t`i dëgjojë, fytyrën e vet atë ditëprej tyre do ta fshehë, për veprat e këqija që bënë!Kundër profetëve mëditës
- 5 Kështu thotë Zoti kundër profetëveqë e ngashnjejnë popullin tim, që parakallëzojnë paqennëse kanë çka të bluajnë me dhëmbë, e, nëse ndokush nuk ua mbush gojën, ata kundër tyre shpallin luftë!
- 6 Këndej, në vend të vegimitnatë do të keni, terr do të keninë vend të zbulimit;mbi profetë do të perëndojë dielli, dita errësirë do t`u bëhet.
- 7 Veguesit do t`i mb`lojë marrjae dijetarët të turpëruar do të mbesin, të gjithë buzët do t`i mbulojnë, sepse s`kanë prej Hyjit përgjigje.
- 8 Kurse unë jam plot fuqime forcën e Shpirtit të Zotit, me drejtësi e me guximpër t`ia kumtuar Jakobit fajine Izraelit, mëkatin e tij!Përgjegjësve: lajmërim mbi mjerimin e SionitDëgjoni këtu, princa të shtëpisë së Jakobit, edhe ju, gjykatës të shtëpisë së Izraelit, që në inat e keni drejtësinë, që shtrembëroni çdo të drejtë,
- 10 që e ndërtoni me gjak Sionin, me padrejtësi Jerusalemin!
- 11 Për dhurata krerët e tij gjykojnë, për shpërblim mësojnë priftërinjtë e tij, profetët e tij profetizojnë për para.E guxojnë në Zotin të mbështetenkur thonë: `Pse a s`është Zoti mes nesh?E këqja mbi ne s`do të bjerë!`
- 12 Ja, prandaj, për fajin tuaj, arë për lavër do të bëhet Sioni, grumbull gurësh do të bëhet Ruzalemi, Mali i Tempullit pyll i dendur!