Beselidhja e VjeterMikea: Zoti gjykon popullin e vet
- 1 Dëgjoni se çfarë thotë Zoti:Në këmbë! Mbrohu në gjyq përpara Maleveedhe Kodrat le të ta dëgjojnë zërin!
- 2 Dëgjojeni, Male, gjykimin e Zotit, vini vesh, themelet e tokës, sepse Zoti me popull të vet po gjykohet, Izraelin Ai po e padit:
- 3 Çka të kam bërë, populli im?E me çka ty ta mërzita?M`u përgjigj!
- 4 Të nxora nga dheu i Egjiptit, të shpëtova prej shtëpisë së skllavërisë, para teje çova Moisiun, Aronin edhe Marinë!
- 5 Populli im, të të bjerë në mend, të lutem, ç`synoi Balaku, mbreti i Moabit?Ç`gjegje i dha Balaam Beori?Nga Setimi deri në Galgalëpër t`i njohur veprat e drejta të Zotit.
- 6 Çka kam të denjë t`i kushtoj Zotitkur bie në gjunj para të Tejetlartit Hyj?T`i kushtoj, vallë, fli shkrumbimiose viça që e mbushën vitin?
- 7 A thua Zotit do t`i pëlqejnë?mijëra deshëe përrenj vaji me miliarda?T`i kushtoj, thua, të parëlindurinsi shpërblim për fajin tim, frytin e kraharorit timpër mëkat që bëra?
- 8 T`është dëftuar ç`është e mirë, o njeri, e çka Zoti kërkon prej teje:s`kërkon tjetër pos të zbatosh drejtësinë, të duash mirësinë, të jetosh kujdesshëm me Hyjin tënd!Kundër mashtruesve në qytetZëri i Zotit përhapet qytetit është urti të druhet emri yt;:Dëgjoni, fis e kuvendi i qytetit!
- 10 A mund ta duroj batin e rremë, efin e zvogëluar, të mallkuarin?
- 11 Mund t`i shfajësoj peshoret e rreme, qeset e peshave mashtruese?
- 12 Plot paudhësi janë të pasurit e qytetit, sa herë flasin, banorët e tij rrejnërngjuhë gënjeshtare kanë në gojën e tyre.
- 13 Prandaj zura të të godas, të të shkretoj për mëkate të tua!
- 14 Do të hash, por nuk do të ngihesh, rngjendja jote e mjerë në ty do të mbesë.Do të ndash mbanash mënjanë, por s`do të shpëtosh gjë, po edhe nëse do të shpëtosh gjë, do t`ia fal shpatës.
- 15 Do të mbjellësh e s`do të korrësh, do të shtrydhësh ullinj e me vaj s`do të lyhesh, do të shtrydhësh rrush e verë s`do pish.Shembulli i Samarisë
- 16 I mban urdhërat e Omriut, të gjitha veprat e shtëpisë së Akabit, sillesh sipas parimeve të tyreqë unë të bëj në ty një emnesë, banorët e tu shenjë përqeshjeje:do ta mbartni poshtërimin e popujve.