Beselidhja e VjeterNahumi: Hyrje
- 1 Profecia mbi Ninivën. Libri i vegimit të Nahumit Elcezeas.HYRJEPsalm. Zemërimi i Zotit
- 2 Hyj ziliqar e hakmarrës është Zoti!Hakmarrës është Zoti e plot zemërim!Hakmarrës është Zoti kundër armiqve të vet, dhe ruan zemërimin për kundërshtarët e vet.
- 3 Zoti është i durueshëm e i madhërueshëm në fuqi, s`ka fajtor që e lë të pandëshkuar!Udha e tij në shtrëngatë edhe në vorbull, retë janë pluhuri i këmbëve të tij!
- 4 Kërcënon detin e ai thahet, të gjithë lumenjtë i shndërron në shkretëtirë!U shkrumbuan Basani e Karmeli, u vyshk lulja e Libanit!
- 5 Para tij tunden malet, dridhen kodrat, trandet toka para tij, e gjithësia me banorë të vet!
- 6 Kush mund të qëndrojë para zemërimit të tij, t`i bëjë ballë flakës së zemërimit të tij?Inati i tij u derdh si zjarri, dhe qetat u shkrinë prej vapës së tij!
- 7 I mirë është Zoti, është strehim në ditë të vështirë, i njeh ata që në të kanë shpresën
- 8 edhe kur vërshon përmbytja.Do t`i shuajë kundërshtarët e vet, armiqtë e tij do t`i hajë terri!Qortime profetike Judës e Ninivës/Judës/
- 9 Çfarë mendoni kundër Zotit?Ai është ai që asgjëson çdo gjë!S`ka nevojë të ndrydhë dy herë!
- 10 Si ferrat e dendurandër vete të gërshetuara, si pijanecat e dehur, do të asgjësohen si kashta krejt e thatë!/Asurit/
- 11 Prej teje doliai që Zotit të keqen ia mendon, këshilltari që synon kryengritjen!/Judës: vegim/
- 12 Kështu thotë Zoti:Le të jenë të fortë, le të jenë, në dashtë, shumë, do të krasiten e do të zhduken!Ty të ndëshkova, porse nuk do të të ndëshkoj!
- 13 Copë do ta bëj shkopin që shpinës të binte, vargonjtë e tu grimë-grimë do t`i bëj!/Mbretit të Ninivës: vegim/
- 14 Për ty Zoti do ta japë këtë urdhër:Nuk do të lindë më djalë në vatër!Në tempull të hyjit tënd do të zhdukidhujt e gdhendur e të shkrirëe do ta vë varrin tëndsepse i pandershëm je!/Judës/