Beselidhja e VjeterNahumi: Sulmi
- 1 Ja mbi malekëmbët e sihariqtarit, të atij që paqen kumton.Kremtoji, Judë, festat e tua, kushtoji kushtet e tua.sepse askurrë më s`do të vazhdojëtë përshkohet n`për ty Beliali! Mbaroi shqim!RRËNIMI I NINIVËSSulmi
- 2 Kundër teje po vjen shpartalluesi!Ruaj kalanë, vëzhgo udhën, shtrëngo ijët, mblidhi të gjitha fuqitë e tua!
- 3 Sepse Zoti po ia kthen nderin Jakobitsi madhërinë e Izraelit!Njëmend plaçkitësit e kishin plaçkitur, këputur ua kishin shermendet!
- 4 Mburojat e trimave të tij po skuqen, të ushtrisë petkat kuq prej gjakut, rrathët karrocave gacë u bëhenkur bien në luftë, turfulojnë kalorësit!
- 5 Furishëm karrocat udhës vrapojnë, njëra me tjetrën në sheshe ndeshen, pamja e tyre si rrufeja, si vetëtima këndej-andej vrapojnë!
- 6 Trimi trimit i bëzan të madhe, nget secili udhës së vet, vrapojnë në mure, shqyti mbrojtës tashmë u vu!
- 7 U hapën dyert e lumenjve, të dridhurat pallatin kapën!
- 8 U zbulua Bukuroshja, u mor, shërbëtorët e saj gjëmojnëporsi pëllumbeshate rrahin parzmat!
- 9 Niniva u bë liqen i trazuarprej të cilit tretin ujërat.Ndaluni! Zini vend! por askush prapa nuk kthehet.
- 10 Meri argjend! Rrëmbeni ar! Fund nuk ka kamja e saj, thesari me gjë të paçmueshme!
- 11 Shpëdarje, shkretim, shkatërrim;pëlcet zemra, gjunjtë lëshojnë, s`mbetet ijë për pa u dridhë, të gjithëve faqet u ndërrojnë ngjyrë!Dënimi i luanit të Asurit
- 12 Ku është strofulli i luanëve? Ku është shpella e zogjve të luanëve, ku luani i printe zogut të vete askush ta trembë s`guxonte?
- 13 Zinte luani sa për zogj i duhej, mbytte për luanesha të veta.Me pre i mbushi shpellat e veta, me rrëmbime strofujt e vet!
- 14 Ah, më prit! Ku je! thotë Zoti i Ushtrive -Do t`i djeg qerret, tym do t`i bëj, luanthët e tu do t`i hajë shpata!Do ta zhduk prej vendit prenë që bëre, do të shuajë zëri i kasnecëve të tu!Dënimi i Ninivës