Beselidhja e VjeterNahumi: qytet gjakësor
- 1 Vaj për ty, qytet gjakësor, plot me rrena, plot rrëmbime!Prej teje s`do të zhduket preja!
- 2 Fërshëllejnë frushkujt, rropatin rrotat, tërfullejnë kalorësit,
- 3 shkëlqejnë shpatat, ndriçojnë heshtat, shumicë të vrarësh, grumbuj të vdekurish:të panumërta janë kufomat, nëpër to haset në thua!
- 4 Shkaku i këtyre?Fëlligështia e lavires, e bukuroshes, joshëses, zanueses, që i ngashnjeu me lavirësi të vet popujt, me shitime të veta kombet!
- 5 A më prit! Ku je? thotë Zoti i Ushtrive -Do t`i çoj petkat deri në faqe, para popujve para mbretërive, trupin tënd do të ta qes lakuriq!
- 6 Do të të mbulojë turp e turp, do të të çnderoj, për poshtërsi do të bëhesh shembull.
- 7 E do të ndodhë: Kushdo të të shikojëdo të mbesë shtang edhe do të thotë:U rrënua Niniva!A do të ketë kush dhimbje për ty?Ku ta kërkoj ngushëlluesin tënd?Shembulli i Tebes
- 8 Pse a më e mirë je se Noamoniqë shtrihej përmbi lumenj?I rrethuar gjithkah me ujë:ledh mburojës përpara detie për mure mbrojtëse ujërat!
- 9 Ku00fasi ishte forca e tije Egjipti që s`ka kufi, ndihmë i ishin futë edhe libianë!
- 10 Por edhe ai qe tretur në mërgim, shkoi në skllavëri.Fëmijët e tij qene shkapaturnë udhëkryqe të të gjitha shesheve.Mbi fisnikët e tij short hodhën, iu mbërthye në pranga gjithë paria.
- 11 Edhe ti, pra, do të trullosesh, do të përbuzeshe prej armiqvestrehim do të kërkosh.Niniva kot përgatitet për mbrojtje
- 12 Fortesat e tua janë si fikui ngarkuar me fiq të lashtë:posa të shkundetnë gojë i bien atij që i ha!
- 13 Shiko popullin që të ka mbetur:s`të mbeti tjetër përveç gra!Dyert e vendit tënd po hapendy kapakësh për armiqtë e tu, zjarri i përlau shulat e dyerve!
- 14 Nxirr ujë për rrethim, forcoji mirë pirgjet e tua;hyr në baltë, shqelmo argjilën, merre kallëpin e tullave!
- 15 Aty zjarri do të të përpijë, shpata farën do të ta tresë.Dërgimi i karkalecaveShtohu, ani, porsi vemja, shumohu si karkaleci.
- 16 Më shumë bëre për vete tregtarëse sa yjet e përhapur në qiell,
- 18 O ti, mbreti i Asirisë, i zuri gjumi barinjtë e tu, po koten princat e tu, populli yt u shpëda në male, burrë nuk ka që t`i bashkojë!
- 19 Thyerja jote s`ka shërim, e pashërueshme është plaga jote!Kush dëgjon ç`thuhet për ty, përmbi ty i rreh shuplakat.E njëmend, kush s`e sprovoivazhdimisht egërsinë tënde?!