Beselidhja e VjeterHabakuku: Ankimi i parë i profetit: cënimi i drejtësisë
- 1 Profecia që e pa profeti Habakuk.I. DIALOGU NDËRMJET PROFETIT E HYJITAnkimi i parë i profetit: cënimi i drejtësisë
- 2 Deri kur do të thërras në ndihmë, o Zot, e ti nuk do të dëgjosh?Dhunë!;do të klith kah ti, e ti nuk do të më shpëtosh?
- 3 Pse ma qet para ta shikoj prapësinëe ti vetëm e kundron mbrapshtinë?Para meje është shkretim e dhunë, bëhet rragatje e peshë çohet grindja!
- 4 Ja, pse s`ka fuqi më Ligjie gjyqi s`ia del qëllimit!Pse i pashpirti ngadhënjen mbi të drejtin, këndej gjyqi del i shtrembëruar!Profecia e parë. Kaldenjtë frushkulli i Hyjit
- 5 Shikoni në popuj e vrojtoni, çudituni e mrekullohuni, sepse po e bëj një punë në ditët tuajaqë, po të tregohej, kush s`do ta besonte.
- 6 Ja, në këmbë po bëj të çohen kaldenjtë, popull idhnak edhe i prapët, që e përshkon anë e kënd vendinpër të bërë të vetat banesat jo të tijat.
- 7 I përfrigueshëm është edhe i tmerrshëm, e drejta e nderi për të është forca!
- 8 Kuajt e tij më të shpejtë se leopardi, më të egjër se ujqërit e malit, ngarendin kalorësit e tij, balozat i vijnë prej së largu, fluturojnë porsi shqiponjaqë flakë lëshohet për të ngrënë prenë!
- 9 Të gjithë vijnë për të bërë dhunime, erë përcëlluese fytyra e tyre, porsi rërë grumbullojnë robër.
- 10 Ky popull i përqesh mbretërit, qeveritarët në gaz i vë, lojë për të është çdo fortesë, dhe afron dhe e pushton!
- 11 Kthen si era e pastaj vazhdon:për të Hyj është forca e tij!Ankimi i dytë: tagrambledhjet e shtypësit
- 12 Pse, a s`je, o Zot, që prejfillimitHyji im, Shenjti imqë nuk vdes kurrë?E caktove, o Zot, që të ushtrojë të drejtën, Shkëmbi im, e themelove për të ndëshkuar!
- 13 Ti, që sytë i ke aq të pastërsa që s`mund ta shikojnë të keqen, paudhësinë s`mund ta kundrosh, pse i shikon të mbrapshtët dhe heshtkur i keqi e përpin më të drejtin?
- 14 I bëre njerëzit si peshq deti, zvarranikë që zot nuk kanë mbi vete.
- 15 Të gjithë i gjuan kaldeu me grep.të gjithë i nxjerr jashta me rrjetë, i bashkon në kariq të vet:për këtë gjë gëzon e galdon!
- 16 Këndej edhe rrjetës i kushton fli, kariqit të vet kem i djeg, sepse i sjellin kafshatë të majme, ushqim të shijshëm!
- 17 A për këtë, thua, do të nxjerrë shpatënpër të prerë popuj pa pikë mëshire?!