Beselidhja e VjeterSofonia: Ngjarje kozmike
- 1 Fjala e Zotit që i qe drejtuar Sofonisë, birit të Kusit, birit të Godolisë, birit të Amarisë, birit të Ezekisë, në ditët e Jozisë, birit të Amonit, mbretit të Judës.I. DITA E ZOTIT NË JUDENgjarje kozmike
- 2 Gjë pa shqimur nuk do të lëpërmbi faqen e dheut -thotë Zoti.
- 3 Do të shfarosë njeri e kafshë, do t`i zhduk shpendët e qiellit e peshqit e detit, do t`i shkallmoj të patenzonëtfarën njerëzve do t`ua tres mbi tokë, thotë Zoti.Kundër nderimit të hyjnive të huaja
- 4 Kundër Judës do ta ngre dorëne mbi të gjithë banorët e Jerusalemit, do t`i zhduk nga vendi tepricat e Baalit, emrin e rojtarëve e të priftërinjve të tij
- 5 edhe ata që mbi pullaze adhurojnëushtritë qiellore, ata që adhurojnë e në Zotin përbetohen, por që përbehen edhe në Melkolmin,
- 6 ata që s`e ndjekin Zotin, që me Zotin nuk këshillohene që atë nuk e kërkojnë.
- 7 Heshtni para Zotit Hyj, sepse është afër Dita e Zotit!Gati e bëri Zoti një theroree i shenjtëroi të grishurit e vet!Kundër të mëdhenjve të oborritmbretëror
- 8 Do të ndodhë Ditën e flijimit të Zotit:Do t`i ndëshkoj princat, bijtë e mbretërvee të gjithë ata që vishenme petka të huajsh,
- 9 do t`i ndëshkoj të gjithë ataqë me krenari e kapërcejnë pragun, që e mbushin shtëpinë e zotërisë së vetme fajësi e me dredhi.Kundër tregtarëve të Jerusalemit
- 10 Po atë ditë;është fjala e Zotit -do të shpërthejë klithma nga Dera e Peshkutedhe britma nga Qyteti i Rie nga Kodrat një poterë e madhe!
- 11 Ulëritni, banorët e Shterës, se sharroi mbarë populli i Kanaanit, mbaruan me argjend të ngarkuarit!Kundër atyre që nuk besojnë
- 12 Po atë ditëme kandil do ta kërkoj Jerusalemine do t`i ndëshkoj njerëzitqë shtrihen mbi draun e vete u thotë mendja:`Zotynë nuk është në gjendjetë bëjë mirë as të bëj keq!`
- 13 Pasuria do t`u rrëmbehet, shtëpitë e tyre do të rrënohen.Ata shtëpi do të ndërtojnë, porse në to nuk do të banojnë, ata vreshta do të mbëltojnë, porse verën s`do t`ua pinë!Dita e Zotit
- 14 U afrua Dita e madhe e Zotit, afër është, me hapa të shpejtë po vjen!I hidhur është zëri i Ditës së Zotit:në të i forti ngushtë do të jetë!
- 15 Ditë hidhërimi ajo ditë, ditë travaji e ngushtice!Ditë shkretimi e shkatërrimi, ditë errësire edhe terri!Ditë mjegulle e thellimi!
- 16 Ditë borie e kushtrimi, kundër qyteteve qyteza, kundër pirgjeve të larta në kënde!
- 17 Në ngushticë të madhe do t`i vërë njerëzit, do të ecin si të ishin të verbërkundër Zotit pse mëkatuan!Gjaku i tyre do të derdhet si pluhur, porsi plehu rropullitë e tyre!
- 18 Nuk do të mundet t`i shpëtojëari as argjendi i tyre.Ditën e zem`rimit të Zotitme zjarrin e zellit të tijdo të shkatërrohet toka mbarë.Me nxitim do t`i shfarosëtë gjithë ata që e banojnë tokën!