Beselidhja e VjeterZakaria: Dy barinjtë
- 1 Hapi, Liban, dyert e tua, t`i hajë zjarri cedrat e tu!
- 2 Gjëmo, bredh, se cedri ra, sepse u shkretuan të madhërueshmit!Gjëmoni, qarra të Basanit, se ra pylli i papërshkueshëm!
- 3 Dëgjohet vajtim barinjsh, se u rrafshua madhëria e tyre!E luanëve ushton ulërimase u rrënua krenaria e Jordanit!Dy barinjtë
- 4 Kështu thotë Zoti, Hyji im: Kulloti delet që janë për therore,
- 5 të cilat ata që i blejnë, i presin e nuk u dhimbsen, kurse ata që i shesin thonë: `Qoftë bekuar Zoti, u bëra i pasur!`, dhe barinjtë e tyre nuk i kursejnë.
- 6 Po as unë nuk do t`i kursej më banorët e vendit;thotë Zoti -por, ja, unë do ta lëshoj secilin njeri në dorë të të afërmit të vet dhe në dorë të mbretit të vet; do ta shkatërrojnë vendin e unë nuk do të shpëtoj gjë prej duarve të tyre.
- 7 Unë atëherë zura t`i kullos delet për therore për tregtarë delesh. Mora dy kërraba: njërën e quajta Dashamirësi e tjetrën Tërkuzë dhe kullota grigjën.
- 8 Brenda një muaji i zhduka tre barinj. Unë zura t`i kem në iri, por edhe ato zunë të më kenë në iri.
- 9 Atëherë thashë: Më nuk do t`ju kullos! Ajo që do të cofë, le të cofë! Ajo që duhet të zhduket, le të zhduket e ato që do të mbesin, le t`ia hanë njëra-tjetrës mishin!
- 10 Atëherë e mora kërrabën time, atë që quhet Dashamirësi, dhe e theva për ta zhbërë besëlidhjen që kam lidhur me të gjithë popujt.
- 11 Dhe ajo u zhbë po atë ditë. Tregtarët me dele, që më vërenin, e morën vesh se ky ishte një urdhër i Zotit.
- 12 Unë u thashë: Nëse ju duket punë e drejtë, ma jepni pagën time, ndryshe mos i bini prapa! Ma peshuan pagën time: tridhjetë sikla të argjendtë.
- 13 Atëherë Zoti më tha: Hidhe në thesar atë çmim të bukur, me të cilin qeshë çmuar prej tyre. I mora tridhjetë siklat e argjendtë dhe i hodha në Shtëpinë e Zotit, në thesar.
- 14 Atëherë e copëtova kërrabën e dytë timen, që quhej Tërkuzë, për ta zhbërë vëllazërinë ndërmjet Judës e Izraelit.
- 15 Atëherë Zoti më tha: Merri edhe një herë almiset e bariut të marrë,
- 16 sepse, ja, unë dua ta ngrit në këtë vend një bari:i cili s`do të kujdeset për atë që endet, të humburën nuk do ta kërkojë, të lënduarën nuk do ta shërojë, të mekurës s`do t`i ndihmojë:të majmet do t`i hajëe thundrat do t`ua copëtojë.
- 17 Mjerë bariu i marrë që e lë grigjën!I rëntë shpata përmbi krahe përmbi syrin e tij të djathtë:e djathta krejtësisht iu thaftësyri i djathtë i verboftë!