Beselidhja e VjeterZakaria: Personifikim i shpatës: populli i ri
- 1 Në atë ditë do të jetë kroi rrjedhës për shtëpinë e Davidit e për banorët e Jerusalemit për larje të mëkateve e të papastërtive.
- 2 Atë ditë do të ndodhë;është fjala e Zotit të Ushtrive;do t`ua zhduk emrat idhujve mbi tokë, s`do të përmenden më. Do t`i zhduk profetët e rremë dhe shpirtin e papastër përmbi tokë.
- 3 E do të ndodhë: kur ndokush të guxojë të profetojë, do t`i thotë i ati dhe e ëma, ata që e lindën: Mos e paç jetën e gjatë, sepse fole rrena në emër të Zotit! I ati dhe e ëma, ata që e lindën, do ta shporojnë pse profetizon.
- 4 Atë ditë çdo profet do të turpërohet për vegimin e vet; nuk do të mbulohen më me thes dhie për të rrejtur,
- 5 por do të thotë secili:`Nuk jam profet! Jam njeri që punoj tokën, sepse toka është prona ime që prej rinisë sime.`
- 6 Atëherë do t`i thonë: Nga këto varrë në duar të tua? Do të përgjigjë: U plagosa në shtëpi të miqve!Personifikim i shpatës: populli i ri
- 7 Zgjohu, o shpatë, kundër bariut tim, kundër njeriut që e kam të afërm thotë Zoti i Ushtrive.Godite bariun që të shpëdahen delet, do ta çoj dorën kundër të vegjëlve.
- 8 Atëherë do të ndodhë mbi mbarë tokën thotë Zoti:dy të tretat e saja do të shpëdahen, do të mbarojnë; veç një e treta do t`i lihet.
- 9 Nëpër zjarr do ta kaloj këtë të tretë, do ta pastroj siç pastrohet argjendi, do ta sprovoj si sprovohet ari:ai do të ma thërras emrine unë do ta dëgjoj.Unë do të them: Ai është populli im!e ai do të thotë: Zoti është Hyji im!