Beselidhja e VjeterZakaria: Vegimi i dytë: brirët dhe farkëtarët
- 1 Atëherë i lartësova sytë e, ja, pashë katër brirë.
- 2 E pyeta engjëllin që fliste me mua: `Çka janë këta?` Ai m`u përgjigj: Këta janë brirët që e shpëdanë Judën, Izraelin e Jerusalemin.
- 3 Atëherë Zoti më dëftoi edhe katër farkëtarë.
- 4 Unë pyeta: `Po këta çfarë erdhën të bëjnë?` Ai u përgjigj: Ata janë brirët që e kanë shpëdarë Judën sa që asnjë të mos guxojë të çojë më kokë. Këta erdhën t`i trembin e t`ua thyejnë brirët paganëve që e përdorën fuqinë e vet kundër Judës për ta shpëdarë.Vegimi i tretë: matësi
- 5 I çova sytë dhe pashë: ja, një njeri që mbante në dorë konopin e matjes.
- 6 Pyeta: Kah po ja mban? Ai m`u përgjigj: `Për ta matur Jerusalemin e për të parë sa është gjerësia e tij e sa gjatësia.`
- 7 Dhe, ja, engjëlli që fliste me mua, doli dhe një engjëll tjetër iu afronte në takim:
- 8 i tha atij: Vrapo e thuaj këtij djaloshi: Jerusalemi duhet të jetë pa mure për shkak të një shumice të madhe njerëzish e bagëtish që do të jenë në të.
- 9 Unë do të jem;thotë Zoti;mur i zjarrtë përreth tij dhe Lavdia e tij në mesin e tij.Dy grishje të shpëgulurve
- 10 Hej, hej! Ikni nga toka e Veriut;thotë Zoti;sepse unë ju pata tretur në katër erërat e qiellit;thotë Zoti;.
- 11 O Sion, ku e lë, ik ti që banon te bija e Babilonit!
- 12 Sepse kështu thotë Zoti i Ushtrive, Lavdia e të cilit më dërgoi ndër popuj, të cilët ju patën rrëmbyer: Kush t`ju prekë ju, prek beben e syrit tim!
- 13 Ja, unë po e lartësoj dorën time kundër tyre dhe ata do të bëhen preja e skllevërve të vet! Kështu do ta kuptoni se më ka dërguar Zoti i Ushtrive.
- 14 Gëzo e galdo, bija e Sionit, sepse, ja, unë po vije do të banoj në ty, thotë Zoti.
- 15 Atë ditë popuj të shumtëdo t`i mbështeten Zotite do të jenë populli i tij.Do të banoj në mesin tënde do ta kuptosh se Zoti i Ushtrivemë dërgoi te ti.
- 16 Juda prapë do të bëhet prona e Zotit pjesa e tij mbi Tokën e shenjtë, do ta zgjedhë rishtas Jerusalemin.
- 17 Çdo i vdekshëm të heshtë para Zotit, sepse u zgjua nga banesa e tij e shenjtë!