Beselidhja e VjeterZakaria: Vegimi i tetë: karrocat
- 1 Përsëri i çova sytë dhe pashë: Ja, katër karroca po dilnin ndërmjet dy maleve. Malet, malet ishin tuçi.
- 2 Në karrocën e parë kuajt ishin të kuq, në karrocën e dytë kuajt ishin të zez,
- 3 në karrocën e tretë kuajt ishin të bardhë, kurse në karrocën e katërt kuajt ishin të larmë.
- 4 Unë mora fjalën e i thashë engjëllit që fliste me mua: Po çka janë këto, Imzot?
- 5 Engjëlli m`u përgjigj e më tha: Këto janë katër erërat e qiellit, që po dalin pasi qenë para Zotëruesit të mbarë tokës.
- 6 Karroca që i kishte kuajt e zez po shkonte në tokën e veriut. Pas tyre dolën të bardhët e të larmit dolën në drejtim të tokës së mesditës.
- 7 Hidheshin me zemërim për ta qarkulluar tokën. Ai u tha: Shkoni, përshkojeni tokën! Ata dolën dhe e përshkuan tokën.
- 8 Ai më thirri e më tha: Ja, ata që u nisën në tokën e veriut, ata do ta qetësojnë shpirtin tim në tokën e veriut.Keza kushtimore
- 9 Fjala e Zotit më qe drejtuar kështu:
- 10 Merri dhuratat e atyre që janë të mërguar, prej Holdait, Tobisë e Jedajës që erdhën nga Babiloni e shko, po atë ditë, e hyr te Jozia, biri i Sofonisë.
- 11 Merre argjendin e arin, punoje një kurorë e vërja në kokë Jezusit, birit të Jozedekut, kryepriftit
- 12 e thuaj: Kështu thotë Zoti i Ushtrive: Qe njeriu i cili quhet Pinjoll: aty ku është ai, diçka do të mbijë! Ai do ta ndërtojë Tempullin e Zotit.
- 13 Ky do ta rindërtojë Shenjtëroren e Zotit. Ai do ta mbartë lavdinë e do të rrijë si zotërues përmbi fronin e vet. Një prift do t`i rrijë në të djathtën. Një përkim i plotë do të mbretërojë ndërmjet këtyre të dyve.
- 14 Keza le të rrijë në Shenjtëroren e Zotit si shenjë përkujtuese në nder të Helemit, Tobisë, Idajës e të Henit, birit të Sofonisë.
- 15 Edhe ata që janë larg do të vijnë e do ta ndërtojnë Tempullin e Zotit. Kështu do ta dini se Zoti i Ushtrive më ka dërguar te ju.Do të ndodhë kështu nëse do ta dëgjoni zërin e Zotit, Hyjit tuaj. `