Beselidhja e VjeterNumrat: Regjistrimi i dytë
- 1 Pas kësaj shuplake, Zoti i tha Moisiut dhe Eleazarit prift, birit të Aronit:
- 2 Regjistrojeni mbarë bashkësinë e bijve të Izraelit njëzet vjeç e përpjetë sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre, të gjithë ata që mund të dalin në luftë.
- 3 Kështu, pra, Moisiu e Eleazari prift u treguan atyre në fushat e Moabit, në bregun e Jordanit, përballë Jerihonit. U thanë:
- 4 Le të bëhet regjistrimi i njerëzve njëzet vjeç e përpjetë siç i ka urdhëruar Zoti Moisiut.Ja, bijtë e Izraelit që kishin dalë nga Egjipti:
- 5 Rubeni, i parëlinduri i Izraelit. I biri i tij Henoku, prej të cilit rrjedh vëllazëria e Henokajve; Falui, prej të cilit rrjedh vëllazëria e Faluajve;
- 6 Hesroni, prej të cilit rrjedh vëllazëria e Hesronajve, dhe Karmiu, prej të cilit rrjedh vëllazëria e Karmijve.
- 7 Këto janë vëllazëritë prej fisit të Rubenit dhe numri i tyre doli 43. 730 vetë.
- 8 Biri i Faluit: Eliabi,
- 9 bijtë e tij: Namueli, Datani dhe Abirami. Datani dhe Abirami ishin ata dy udhëheqës të bashkësisë, që u ngritën kundër Moisiut e Aronit në kryengritjen e Koreut, kur u çuan kundër Zotit,
- 10 kur toka e hapi gojën e vet dhe i përpiu ata dhe Koreun dhe vdiq një shumicë e madhe, kur i përlau zjarri 250 burra: dhe u bënë një emnesë.
- 11 Koreu vdiq, por të bijtë nuk u borën.
- 12 Bijtë e Simonit sipas vëllazërive të tyre: Namueli, prej tij vëllazëria e Namuelajve; Jamini, prej tij vëllazëria e Jaminajve; Jakini, prej tij vëllazëria e Jakinajve;
- 13 Zarai, prej tij vëllazëria e Zarajve; Sauli, prej tij vëllazëria e Saulajve.
- 14 Këto janë vëllazëritë e fisit të Simonit, gjithsej numri i të cilëve ishte 22. 200 vetë.
- 15 Bijtë e Gadit, sipas vëllazërive të tyre: Sefoni, prej tij vëllazëria e Sefonajve; Agiu, prej tij vëllazëria e Agiajve; Suniu, prej tij vëllazëria e Suniajve;
- 16 Ozniu, prej tij vëllazëria e Ozniajve; Heriu, prej tij vëllazëria e Heriajve;
- 17 Arodi, prej tij vëllazëria e Arodajve; Arieli, prej tij vëllazëria e Arielajve.
- 18 Këto janë vëllazëritë e Gadit, gjithsej numri i të cilëve ishte 40. 500 vetë.
- 19 Bijtë e Judës: Heri e Onani. Të dy vdiqën në dheun e Kanaanit.
- 20 Bijtë e Judës, sipas vëllazërive të tyre, qenë: Selai, prej të cilit vëllazëria e Selajve; Faresi, prej të cilit vëllazëria e Faresajve; Zarai, prej të cilit vëllazëria e Zarajve.
- 21 Kurse bijtë e Faresit: Hesroni, prej të cilit vëllazëria e Hesronajve; Hamuli, prej të cilit vëllazëria e Hamulajve.
- 22 Këto janë vëllazëritë e Judës. Gjithsej numri i tyre ishte 76. 500 vetë.
- 23 Bijtë e Isaharit sipas vëllazërive të tyre: Tolai, prej të cilit vëllazëria e Tolajve; Fuai, prej të cilit vëllazëria e Fuajve;
- 24 Jasubi, prej të cilit vëllazëria e Jasubajve; Semroni, prej të cilit vëllazëria e Semronajve.
- 25 Këto janë vëllazëritë e Isaharit. Gjithsej numri i tyre ishte: 64. 300 vetë.
- 26 Bijtë e Zabulonit, sipas vëllazërive të tyre: Saredi, prej të cilit vëllazëria e Saredajve; Eloni, prej të cilit vëllazëria e Elonajve; Jaheleli, prej të cilit vëllazëria e Jahelelajve.
- 27 Këto janë vëllazëritë e Zabulonit. Gjithsej numri i tyre 60. 500 vetë.
- 28 Bijtë e Jozefit sipas vëllazërive të tyre: Manaseu dhe Efraimi.
- 29 Manaseut i lindi Mahiri, prej të cilit vëllazëria e Mahirajve. Mahirit i lindi Galaadi, prej të cilit vëllazëria e Galaadajve.
- 30 Galaadi pati këta djem: Jezerin, prej të cilit vëllazëria e Jezerajve; dhe Helekun, prej të cilit vëllazëria e Helekajve;
- 31 Asrielin, prej të cilit është vëllazëria e Asrielajve; Sekemi, prej të cilit është vëllazëria e Sekemajve;
- 32 Semidanë, prej të cilit është vëllazëria e Semidajve; Heferin, prej të cilit është vëllazëria e Heferajve.
- 33 Po edhe Heferi qe ati i Salfaadit, i cili nuk kishte djem, por vetëm vajza. Ato quheshin: Maala, Noa, Hegla, Melka e Tersa.
- 34 Këto janë vëllazëritë e Manaseut. Numri i tyre 52. 700 vetë.
- 35 Kurse bijtë e Efraimit, sipas vëllazërive të tyre, ishin këta: Sutalai, prej të cilit është vëllazëria e Sutalajve; Bekeri, prej të cilit është vëllazëria e Bekerajve; Teheni, prej të cilit është vëllazëria e Tehenajve:
- 36 Biri i Sutalait qe Herani, prej të cilit është vëllazëria e Heranajve.
- 37 Këto janë vëllazëritë e bijve të Efraimit. Numri i tyre qe 32. 500 vetë. Këta janë bijtë e Jozefit sipas vëllazërive të tyre.
- 38 Bijtë e Beniaminit sipas vëllazërive të tyre: Baleu, prej të cilit është vëllazëria e Balejve; Asbeli, prej të cilit është vëllazëria e Asbelajve; Ahirami, prej të cilit është vëllazëria e Ahiramajve;
- 39 Sufami, prej të cilit është vëllazëria e Sufamajve; Hufami, prej të cilit është vëllazëria e Hufamajve;
- 40 Bijtë e Baleut: Aredi e Naamani. Prej Aredit, vëllazëria e Aredajve, prej Naamanit, vëllazëria e Naamanajve.
- 41 Këta janë bijtë e Beniaminit, sipas vëllazërive të tyre. Numri i tyre ishte 45. 600 vetë.
- 42 Të bijtë e Danit sipas vëllazërive të tyre: Suhami, prej të cilit vëllazëria e Suhamajve; këto janë vëllazëritë e Danit sipas vëllazërive të tyre:
- 43 të gjithë ishin Suhamaj. Numri i tyre ishte 64. 400 vetë.
- 44 Bijtë e Aserit, sipas vëllazërive të tyre; Jemna, prej të cilit vëllazëria e Jemnajve; Isui, prej të cilit vëllazëria e Isuajve; Beriai, prej të cilit vëllazëria e Beriajve.
- 45 Bijtë e Beriait: Heberi, prej të cilit është vëllazëria e Heberajve e Melkieli prej të cilit vjen vëllazëria e Melkielajve.
- 46 Emri i bijës së Aserit ishte Sarë,
- 47 Këto janë vëllazëritë e bijve të Aserit. Numri i tyre 53. 400.
- 48 Bijtë e Neftaliut sipas vëllazërive të tyre: Jasieli, prej të cilit vëllazëria e Jasielajve; Guniu, prej të cilit vëllazëria e Gunajve;
- 49 Jeseri, prej të cilit vjen vëllazëria e Jeserajve; Selemi, prej të cilit janë Selemajt.
- 50 Këto janë vëllazëritë e bijve të Neftaliut sipas vëllazërive të tyre. Numri i tyre ishte 45. 400 vetë.
- 51 Gjithsej numri i bijve të Izraelit që u regjistruan: 601. 730 vetë.
- 52 Zoti foli me Moisiun e tha:
- 53 Këtyre le t`u ndahet toka për pronë sipas numrit të anëtarëve.
- 54 Atyre që kanë anëtarë më shumë, jepu më shumë, e atyre që kanë më pak, jepu më pak: secilit le t`i jepet prona e tij sipas regjistrimit;
- 55 porse vetëm kështu: toka le të ndahet me short. Le ta marrin trashëgimin sipas anëtarëve të secilit fis.
- 56 Shorti le ta caktojë pjesën e secilit ndërmjet të gjitha fiseve si për fise të mëdha ashtu për fise të vogla.Regjistrimi i levitëve
- 57 Ky është numri i bijve të Levit të regjistruar sipas vëllazërive të tyre: Gersoni, prej të cilit rrjedh vëllazëria e Gersonajve; Kaati, prej të cilit rrjedh vëllazëria e Kaatajve; Merariu, prej të cilit rrjedh vëllazëria e Merariajve.
- 58 Këto janë vëllazëritë e Levit: vëllazëria e Lobniajve, vëllazëria e Hebro najve, vëllazëria e Moholiajve, vëllazëria e Musiajve, vëllazëria e Koreajve. Kurse Kaatit i lindi Amrami.
- 59 Ky pati grua Jokabedën, bijën e Levit, që i pati lindur në Egjipt. Kjo i lindi Amramit, burrit të vet, fëmijët: Aronin, Moisiun dhe Marinë, motrën e tyre.
- 60 Prej Aronit lindën Nadabi, Abihui, Eleazari e Itamari.
- 61 Prej tyre vdiqën Nadabi dhe Abihui kur kushtuan para Zotit zjarrin e pashuguruar.
- 62 Të gjithë të regjistruarit ishin 23. 000 meshkuj prej një muaji e përpjetë. Këta nuk qenë regjistruar bashkë me të tjerët bijtë e Izraelit as nuk u qe ndarë pronë ndër bijtë e Izraelit.
- 63 Ky është numri i bijve të Izraelit që qenë regjistruar prej Moisiut e prej Eleazarit prift në rrafshet e Moabit, në brigjet e Jordanit, përballë Jerihonit.
- 64 Ndër ta s`ishte asnjë prej atyre që i patën regjistruar Moisiu e Aroni në shkretëtirën e Sinait:
- 65 sepse Zoti pati parakallëzuar se të gjithë, përveç Kalebit, birit të Jefoneut, dhe të Jozuehit, birit të Nunit, do të vdisnin në shkretëtirë: dhe njëmend askush prej tyre nuk mbeti gjallë.