Beselidhja e ReMateu: Shëmbëlltyra e mbjellësit
- 1 Atë ditë Jezusi doli prej shtëpisë dheu ul të rrijë buzë detit.
- 2 Një turmë e madhe populli ngarendi tek ai kështu që hipi në barkë e u ul ndenjur, kurse mbarë populli zuri vend në breg.
- 3 U foli për shumë gjëra në shëmbëlltyra.Kështu u tha:
- 4 Doli mbjellësi për të mbjellë. Ndërsa po mbillte, disa kokrra ranë pranë udhës, erdhën shpendët dhe i hëngrën.
- 5 Disa ranë në zallinë, ku kishte pak dhe. Mbinë shpejt, sepse nuk e kishin tokën e thellë.
- 6 Porse, kur doli dielli, u vyshkën prej vapës dhe u thanë, pse nuk kishin rrënjë.
- 7 Disa të tjera ranë në ferra. Ferrat u rritën e ua zunë frymën.
- 8 Kurse disa të tjera ranë në tokë të mirë e ato dhanë fryt: njëra njëqindfish, tjetra gjashtëdhjetëfish e tjetra tridhjetëfish.
- 9 Kush ka veshë, le të dëgjojë!Përse Jezusi flet në shëmbëlltyra(Mk 4, 10-12; Lk 8, 9-10)
- 10 Nxënësit iu afruan Jezusit dhe e pyetën:Pse po u flet me shëmbëlltyra?
- 11 Ai u përgjigj:Sepse ju e morët dhuratën t`i njihni fshehtësitë e Mbretërisë së qiellit, ndërsa ata nuk e morën.
- 12 Për të vërtetë, atij që ka do t`i jepet edhe më dhe do të ketë me shumicë, kurse atij që s`ka, do t`i merret edhe ajo pakicë që ka.
- 13 Për këtë arsye atyre u flas në shëmbëlltyra, sepse shikojnë e nuk shohin, dëgjojnë e nuk ndiejnë as nuk kuptojnë.
- 14 Mbi ta plotësohet profecia e Isaisë që thotë:Mirë do të dëgjoni;por s`do të kuptoni, mirë do të shikoni;por nuk do të shihni.
- 15 Vërtet zemra e këtij populli s`ka më ndjenja, u bë i rëndë ndër veshë, sytë i janë mbyllur, që të mos shohë me sy, të mos dëgjojë me veshë, që të mos kuptojë shpirti i tyree të mos kthehen.E unë i kisha shëruar!
- 16 Lum sytë tuaj që shohin e veshët tuaj që dëgjojnë!
- 17 Pëjëmend po ju them; shumë profetë e të drejtë dëshiruan të shohin çka ju po shihni, por nuk e panë, të dëgjojnë çka ju po dëgjoni e nuk e dëgjuan.Shtjellimi i shëmbëlltyrës mbi mbjellësin(Mk 4, 13-20; Lk 8, 11-15)
- 18 Tani dëgjoni ç`do të thotë shëmbëlltyra e mbjellësit:
- 19 Secilit që e dëgjon Fjalën e Mbretërisë e nuk e kupton, i vjen i Keqi dhe ia rrëmben atë që i qe mbjellë në zemër. Ky është ai që u mboll `pranë udhës`.
- 20 E i mbjelli `në zallinë`, është ai që e dëgjon Fjalën dhe me gëzim e pranon,
- 21 porse, për arsye se s`ka rrënjë në vetvete;pse është i paqëndrueshëm, posa të vijë ndonjë ngushticë ose salvim për shkak të Fjalës, pëjëherë e bjerr besimin.
- 22 E i mbjelli `në ferra`, është ai që e dëgjon Fjalën, por kujdesi i tepruar i kësaj bote dhe gënjimi i pasurisë, ia marrin frymën Fjalës e ajo mbetet pa fryt.
- 23 E i mbjelli në `tokë të mirë`, është ai që e dëgjon Fjalën, e kupton dhe bie fryt: njëri njëqindfish, tjetri gjashtëdhjetëfish e tjetri tridhjetëfish.Shëmbëlltyra e grurit dhe e egjrës
- 24 U tregoi edhe një shëmbëlltyrë tjetër:Mbretëria e qiellit është e ngjashme me njeriun që mbolli farë të mirë në arën e vet.
- 25 Ndërkohë që njerëzit po flinin, erdhi armiku i tij, mbolli egjër nëpër grurë e shkoi.
- 26 Kur u rritën të mbjellat dhe lidhën frytin, atëherë u duk edhe egjra.
- 27 Shërbëtorët iu afruan të zotit të shtëpisë dhe i thanë: `Zotëri, a nuk mbolle farë të mirë në arën tënde? Nga doli, pra, egjra?
- 28 Ai u përgjigj: `Armiku e bëri këtë!`Atëherë i thanë shërbëtorët: `A të shkojmë e ta mbledhim?`
- 29 Jo;u përgjigj ai;se duke e mbledhur egjrën druaj se, bashkë me të, nxiri edhe grurin!
- 30 Lërini të rriten bashkë deri në të korra. Në kohë të korrjes do t`u them korrësve: mblidhni më parë egjrën dhe lidheni në duaj për ta djegur e grurin mblidheni në drithnikun tim!`Shëmbëlltyra e sinapit dhe e tharmit(Mk 4, 30-32; Lk 13, 18-21)
- 31 Pastaj u tregoi një shëmbëlltyrë tjetër;Mbretëria e qiellit është e ngjashme me kokrrën e sinapit, të cilën njeriu e mori dhe e mbolli në arën e vet.
- 32 Ajo është, pa dyshim, më e vogla ndër të gjitha farërat, por, kur rritet, bëhet më e madhe se të gjitha barishtet, zhvillohet në pemë, sa që shpendët e qiellit vijnë e bëjnë çerdhe në degë të tij.
- 33 U tregoi edhe një shëmbëlltyrë tjetër:Mbretëria e qiellit i përngjan tharmit që e merr gruaja dhe e përzien me tri masë miell derisa të mbruhet e gjitha.Përse Jezusi flet në shëmbëlltyra(Mk 4, 33;34)
- 34 Të gjitha këto Jezusi ia tha popullit në shëmbëlltyra dhe asgjë nuk i thoshte pa shëmbëlltyra
- 35 që të plotësohej fjala e profetit:`Do të flas në shëmbëlltyra, do të zbuloj gjëra të fshehura që nga krijimi (i botës)`.Shtjellimi i shëmbëlltyrës së egjrës
- 36 Atëherë e shpëdau turmën dhe hyri në shtëpi. Nxënësit iu afruan dhe e pyetën:Na e shtjello shëmbëlltyrën e egjrës së arës.
- 37 Ai u përgjigj:Ai që e mbjell farën e mirë, është Biri i njeriut.
- 38 Ara është bota. Fara e mirë janë ata që i përkasin Mbretërisë. Egjra paraqet ata që i përkasin Qoftëlargut.
- 39 Armiku që mbolli egjrën është djalli. Korrja është mbarimi i botës. Korrtarët janë engjëjt.
- 40 Siç mblidhet egjra e digjet në zjarr, kështu do të ndodhë në mbarimin e botës.
- 41 Biri i njeriut do t`i dërgojë engjëjt e vet për t`i mbledhur në Mbretërinë e tij të gjithë ngashnjyesit dhe ata që bëjnë keq,
- 42 e do t`i hedhin në furrë të ndezur, ku do të jetë vaj e kërcëllim dhëmbësh.
- 43 Kurse të drejtët, atëherë, do të shndrisin porsi dielli në Mbretërinë e Atit të tyre.Kush ka veshë, le të dëgjojë!Tri shëmbëlltyra
- 44 Mbretëria e qiellit është e ngjashme me thesarin e fshehur në arë: njeriu që e gjen, e fsheh prapë, dhe, plot gëzim, shkon, shet gjithçka ka dhe e blen atë arë.
- 45 Pastaj Mbretëria e qiellit i përngjan tregtarit që kërkon perla të çmueshme.
- 46 Kur gjen një perlë me vlerë të madhe, shkon, shet gjithçka ka dhe e blen atë perlë.
- 47 Përsëri Mbretëria e qiellit i ngjan rrjetës që hidhet në det dhe mbledh çdo lloj peshku.
- 48 Kur mbushet, peshkatarët e qesin në breg, ulen dhe i mbledhin peshqit e mirë në enë e të këqijtë i tresin.
- 49 Kështu do të ndodhë edhe në mbarimin e botës: do të dalin engjëjt e do t`i ndajnë të këqijtë prej të drejtëve
- 50 dhe do t`i hedhin në furrë të ndezur, ku do të jetë vaj dhe kërcëllim dhëmbësh.Thesari i ri dhe i vjetër
- 51 A i kuptuat të gjitha këto?Po!;iu përgjigjën ata.
- 52 E ai u tha:Kështu pra, çdo skrib, që e përvetësoi mësimin e Mbretërisë së qiellit i përngjan të zotit të shtëpisë, që nxjerr nga thesari i vet gjëra të reja e të vjetra.Jezusin e përbuzin në Nazaret(Mk 6, 1-6; Lk 4, 16-30)
- 53 Kur Jezusi i kreu së treguari këto shëmbëlltyra, shkoi prej andej.
- 54 Si erdhi në qytetin ku ishte rritur, i mësonte qytetarët në sinagogën e tyre ashtu që, të mahnitur, thoshin: Nga i erdhi këtij kjo dije dhe kjo fuqi mrekullish? Po a nuk është biri i zdrukthëtarit?
- 55 Po a nuk i quhet e ëma Mari e vëllezërit Jakob, Jozef, Simon e Judë?
- 56 Po a nuk janë ndër ne të gjitha motrat e tij? Nga, atëherë, i erdhën këtij të gjitha këto?
- 57 E kjo u shkaktonte mosbesim në të. Prandaj Jezusi u tha: Profetit nuk i jepet nderim vetëm në vendlindjen e vet e në shtëpinë e vet!
- 58 Për shkak të mosbesimit të tyre nuk bëri aty shumë mrekulli.